Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Derbi i kryeqytetit: Tirana-Partizani, çfarë pritet të ndodhë sot dhe rrugët që do të bllokohen
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Derbi i kryeqytetit: Tirana-Partizani, çfarë pritet të ndodhë sot dhe rrugët që do të bllokohen
AktualitetSport

Derbi i kryeqytetit: Tirana-Partizani, çfarë pritet të ndodhë sot dhe rrugët që do të bllokohen

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Sot, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”, do të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit.

Aktualisht, Tirana është në vendin e parë të tabelës me 59 pikë, ndërsa Partizani në vendin e dytë me 57 pikë. Një luftë e hapur deri në përfundim të sezonit, ku përveç sfidës së sotme, kanë mbetur edhe tre javë për të mësuar deri në fund se cili do të jetë triumfatori.

“Beteja” do të nisë disa orë përpara sfidës, me tifozeritë e secilës skuadër të cilët do të marshojnë në rrugët e kryeqytetit në drejtim të stadiumit kombëtar. Fanatics dhe Guerrilsat kanë treguar gjithmonë se në këtë përballje, ata janë të magjishëm me performancat e tyre brenda fushës. Koreografitë e tyre janë mbresëlënëse dhe fantastike. Një atmosferë që krijohet nga të dyja polet dhe që krijon një adrenalinë për të gjithë të tjerët, sidomos për lojtarët.

- Publicitet -

Tirana dhe Partizani janë pothuajse të dyja në të njëjtën formë, me bardheblutë të cilët kanë regjistruar katër fitore dhe një humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa të kuqtë kanë regjistruar 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje. Bardheblutë e drejtuar nga Orges Shehi duan të mbajnë vendin e parë në klasifikim dhe të ëndërrojnë për titullin e dytë kampion radhazi, ndërsa për Partizanin e drejtuar nga Giovanni Collella, fitorja është obligim për të marrë vendin e parë e më pas për të luftuar deri në fund të kampionatit për të ngritur titullin kampion.

Tirana ka në skuadër sulmuesin më pjellor të këtij sezoni, Hasani i cili ka shënuar deri më tani 15 gola. Bardheblutë kanë mbrojtje më të mirë se Partizani duke iu referuar statistikave të këtij sezoni, pasi kanë pësuar vetëm 28 gola deri më tani, ndërsa “demat” 34. Sulmi është pothuajse i njëjtë, me një gol më shumë të shënuar Tirana, 48 me 47.

Formacionet e mundshme:

Tirana: 4-3-3

Bekaj, Tosevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Lushkja, Gjumsi, Haxhiu, Abazaj.

Partizani: 3-5-2

Redjepi, Sota , Telushi, Preka, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Atanaskosi, Mba, Da Silva

Duke ditur rëndësinë e këtij derbi, sigurisht janë marrë masat e duhura nga policia e shtetit për mbarëvajtjen e saj.

Policia e Tiranës ka hartuar plan masash për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis ekipeve të futbollit “Partizani” dhe “Tirana”, që do të zhvillohet më datë 17.05.2023, në orën 18:30, në stadiumin “Air Albania”.

Masat e marra nga Policia e Tiranës konsistojnë jo vetëm në ambientet e stadiumit, por dhe në një perimetër më të gjerë jashtë tij.

Në këtë kuadër do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore dhe itinerare të përcaktuara për lëvizjen e tifozëve të dy skuadrave. Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit do të jenë: Rruga “Lek Dukagjini”, përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, rruga “Gjergj Filipi”, rruga “Papa Gjon Pali II”, nga kryqëzimi me rrugën “Ismail Qemali” deri tek stadiumi “Air Albania” , bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Presidenca deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Sigurisht, policia ka planifikuar dhe ka bërë të qartë gjithashtu se ku do të kalojnë grupimet përkatëse të tifozëve. Lëvizja e tifozëve të Partizanit do të bëhet nga kryqëzimi i rrugës “Muhamet Gjollesha” me rrugën “Artan Lenja”, përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, rruga “Sulejman Delvina”, “Libri Universitar” pas Presidencës rruga “Gjergj Filipi” – stadiumi.

Lëvizja e tifozëve të Tiranës do të bëhet nga sheshi “Skënderbej”, bulevardi “Dëshmorët e Kombit, rruga “Bajram Curri”, rruga “Papa “Gjon Pali” – stadiumi.

Policia do të garantojë dhe do të sigurojë lëvizjen e tifozëve përgjatë rrugëkalimeve të caktuara dhe nuk do të lejojë grumbullim apo kalim të tifozëve, jashtë itinerarit të caktuar.

Po në zbatim të planit të masave, do të ushtrohen kontrolle ndaj tifozëve, para hyrjes në stadium, për sende të kundërligjshme (sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj). Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi.

Nuk do të lejohen të futen në stadium shtetas pa dokument identifikimi, si dhe fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindit apo kujdestarit (shoqëruar me dokument).

Tifozët duhet të kenë me vete dokument identifikimi ose në të kundërt nuk do të lejohet hyrja në ambientet e stadiumit.

Gjithashtu, nuk do të lejohen të futen në stadium të gjithë ata tifozë të cilët në aktivitete të ndryshme sportive janë të identifikuar nga Policia, si tifozë problematikë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  • MESAZH KRYEMINISTRIT
  • Protesta, Rama e heq Albin Kurtin nga lista e “armiqve të jashtëm”
  • ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  • MEPJ dënon heqjen e flamurit të ambasadës së Izraelit: Akt i turpshëm dhe i papranueshëm

Komentet e Fundit

  1. ¿? on VIDEO: Fytyrat e ministrave dhe deputetëve gjatë fjalimit të Ramës flasin më shumë se vetë fjalimi
  2. xxx on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  3. Drin on ​Propaganda e dëshpëruar po sulmon edhe djersën e emigrantëve shqiptarë në Greqi
  4. ILIR on Rama vijon me “armiqtë e jashtëm”, u tregon protestuesve Waterlonë: Po mbroni interesat e “dikujt tjetër”
  5. Anonymous on Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt ‘lejeve strategjike’ të qeverisë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?