Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Derbi Tirana-Partizani mbyllet pa fitues, me shumë incidente dhe polemika. Gara për kampionatin e hapur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Derbi Tirana-Partizani mbyllet pa fitues, me shumë incidente dhe polemika. Gara për kampionatin e hapur
AktualitetKryesoreSport

Derbi Tirana-Partizani mbyllet pa fitues, me shumë incidente dhe polemika. Gara për kampionatin e hapur

Published: May 17, 2023
Shpërndaje

Mbyllet pa fitues derbi i katërt sezonal i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Por me shumë incidente shqetësuese mes tifozërive dhe polemika, teksa gara për titullin mbetet e hapur. Kreu i klasifikimit mbetet bardheblu, me skuadrën e Orges Shehit që mbetet në vendin e parë dhe ruan diferencën prej 2 pikësh. Të besuarit e Giovanni Colella kaluan në avantazh me golin e Victor Da Silva në pjesën e dytë. Festa e “demave” u ndal nga Ardit Deliu, i cili me një gol të bukur nga distanca i dha një pikë bardhebluve. Në praninë e më shumë se 15 mijë tifozëve, derbi i kryeqytetit prodhoi emocione, raste, nerva dhe tension.

Mundësia e parë e rrezikshme u krijua nga Tirana, që në minutën e shtatë pati mundësinë për të kaluar në avantazh me Berishën, por goditja e tij shkoi jashtë. 10 minuta më vonë Rrapaj tentoi të zgjidhë gjithçka vetë, duke kaluar dy kundërshtarë e duke provuar nga distance, por as mesfushori i të kuqve nuk ishte I saktë. Minutat në vijim ishin më të mira për bardheblutë, që tentuan me Najdovskin dhe më pas me Deliun, por në të dyja situatat nuk pati rezultat.

Minutat e fundit të pjesës së parë ishin mjaft dinamike, teksa fillimisht Tirana pretendoi për 11-metërsh. Haxhiu harkoi nga e djathta, por topi u devijua nga Telushi. Rasti përfundoi në lupën e VAR që pas disa momentesh sinjalizoi kryesorin Cjapi se loja ishte e rregullt. Pak sekonda para fundit të kohës së rregullt të fraksionit të parë Mba dhe Da Silva testuan reflekset e Bekajt, që në dy moment arriti që të shmangë golin. Ndërkohë që rasti i Berishës në kohën shtesë solli fundin e pjesës së parë. Pa u mbushur 10 minuta nga pjesa e dytë, Partizani arriti që të kalonte në avantazh. Pas kombinimit të Mba dhe Victor da Silvës, braziliani arriti që të realizojë në portën e Bekajt me një goditje nga brenda zone.

- Publicitet -

Pas këtij goli, loja u ndërpre pas disa minutash, për shkak se portieri Rexhepi u dëmtua nga mjetet piroteknike të hedhura në fushë. Me avantazhin e arritur, Partizani nisi të mbrohej mirë, ndërsa Tirana ishte më kërkuese. Në të 71-ën, demat rrezikuan dhe autogolin për shkak se Matondo dhe Rexhepi nuk u kuptuan me njëri-tjetrin. Tre minuta më vonë Abazaj provoi nga një goditje dënimi, por topi shkoi mbi kuadratin e portës së të kuqve.

Tirana arriti që të barazonte rezultatin 9 minuta para fundit të kohës së rregullt. Një goditje nga distanca e Ardit Deliut shtangu Rexhepin dhe shkoi në rrjetë. Në festë bardheblutë që rindezën shpresën, e njëkohësisht i bënë minuta e mbetura interesante. Edhe pse gjyqtari i katërt akordoi 11 minuta shtesë, rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tirana vijon të mbajë komandën e Kategorisë Superiore edhe pas javës së 33-të me dy pikë më shumë se Partizani.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale
  • Dyshime se është “rekrutuar” nga Rusia, Presidentja sllovene në qendër të një skandali spiunazhi
  • Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën

Komentet e Fundit

  1. Socialisti i zhgenjyer on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  2. Patriot on VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  3. Keqardhje totale on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  4. Ethem Lalaj on “Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte Mickoski
  5. Vlora on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?