Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Derdimen! Duhej të kishe ikur me kohë, para se të ndodhte kjo!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komente > Derdimen! Duhej të kishe ikur me kohë, para se të ndodhte kjo!
KomentePolitike

Derdimen! Duhej të kishe ikur me kohë, para se të ndodhte kjo!

Published: December 7, 2022
Shpërndaje

Ilmi S. Qazimi

 

U shtua edhe një e re që do të zgjasë pak më shumë se tre ditë: Një grusht gjakosës mbi fytyrën e S.Berishës. Ajo që ndodhi sot, më gjashtë të muajit të dymbëdhjetë të vitit, ditën me drekë, me shumë diell e pak re,me ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-komunistin, ish dhe është antikomunistin, ish-mjekun, ish dhe është polispiunin e sa e sa lobeve  duke nisur me serbët deri te amerikanët, ish dhe është kryetarin klloun të partisë palodemokratike 79 vjeçarin  z.S.Berisha, është një vepër  e rëndë, indinjuese, jo e rregullt, plotësisht e ndëshkueshme me ligj.

- Publicitet -

Njëherazi ajo ngjarje, e stërfilmuar dhe e shfaqur nëpër ekrane, është edhe një lloj vepre artistike në miniaturë; një  veprim amatoresk me të cilin për vite e vite në vijim më shumë njerëz do të qeshin se sa do të qajnë, më tepër njerëz do të thonë: “Mirë e gjeti” se sa “Obobo, të gjorin, ç’e gjeti!” E në të tilla raste  sehirxhinjtë kanë të drejtë që të tallen e të tolloviten me aktorët. Më shumë, kuptohet,  qeshin me plakun  se sa me të riun. “U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.” Kjo është  tallja me serioze që mund të bëhej në këtë rast.”Një të të tillë artikulim  “shqetësimi” e “ngushëllimi” , me fjalët më të goditura në gjuhën shqipe, sinqerisht e them,vetëm  diplomacia amerikane mund ta bëjë dhe ne duhet të mësojmë prej saj, edhe në këtë rast fatkeq për ne, kur na u gjakos…një nga 140 anëtarët e  parlamentit.

Teknologjia na ka sjellë mundësira të paimagjinuara dhe nëpër blogje e shkrime, media e ku  di unë  kanë vërshuar zërat dhe avazet e tërë gurmazeve të atyre që nuk u rrihet pa folur. Njëri nga ata mund të etiketohem edhe unë.Por jemi duke ushtruar të drejtën e fjalës, një nga të drejtat më të  pavlera në këtë sistem ekonomiko-shoqëror, sistem i cili  vlerën më të parë e të fetishizuar ka paranë dhe pronën private.Me gjithatë,le të jemi paksa më  tepër objektivë, pra të rrimë shtrembër e të flasim drejt.

Ty, o lum miku,  që ke qenë me tërë ato ofiqe, që ke  një gomar me shkollë, një arsenal gjuhësh të huaja, një thes të madh me përvojë udhëheqëse, të kanë ardhur  miq. E nuk janë pak por  27 plus  6  kryetarë, presidentë e presidente shtetesh, shumëzoi për katër shoqërues të punësuar për secilin, plus gjashtë qind gazetarë, plus ata që nuk tregohen se janë të pranishëm të një kontinenti të tërë dhe ti, në vend që të presësh këta miq siç të ka hije,shkon e  vendos që t’i presësh me protestë! Madje e quan edhe kryeprotestë! A je në binarë  njerëzorë apo jo!? Ku të shpie mushka?! Po të thonë të tërë shokë e miq, që ti i emërton ‘ të mirë e të liq’: Hiq dorë nga protesta  në këtë ditë! Bëje , bile bëje edhe kryengritje po munde, por jo sot! Por ti, jo se jo! Ngul këmbë si mushka! A e sheh se ç’të gjen kur  dëgjon vetëm kokën tënde? Doli një hundëlesh atje tej, i mençur apo i çmendur, dhe t’u vërsul e të vuri poshtë! Të shqepi në grushta! Edhe ai që kishe në krah nuk të mbrojti dot. Ata që ti paguan e duhet të të ruajnë u hutuan nga befasia dhe u kujtuan vonë.Prandaj  jo të gjithë ta qajnë hallin. Shumica do të të thonë sot e mot: Gjeti atë që kërkoi!

Fole e fole, edhe pse i tromaksur, i gjakosur, i lodhur ca nga mosha , ca nga euforia, ca nga frika e sa e sa ndjenja e emocione të tjera të natyrshme të atyre çasteve, ç’nuk the aty për kryetarin e qeverisë aktuale shqiptare, për miqtë, për armiqtë. Por ama, vajte e nga vajte mbete duke i rënë cylës në një vrimë: “Edi Rama, në gjenealogji, në vetësi, në familje, në histori është vetëm kriminel! Madje kryekriminel!”   Të të vijë turp nga hija jote që thua të tilla akuza për atë që po kryen një nga detyrat që e ke kryer  ti më parë dhe që e  ke bërë shumë herë më keq. Ai është vetëm një vazhdues i  kujdesshëm, sipas kushteve të reja, i veprës tënde. Po ti hallin e ke gjetkë: ke smirë përse ai po pasurohet e ti mbete  atje ku ishe.Përse ai po lavdërohet e ty  po të lënë  në harresë, përse nuk po të ecin  ashtu siç të kërkohet zbatimi i detyrave të ustallarëve të tu për shpërbërjen sa më parë të Shqipërisë. Shumë kush e vuri re nga toni dhe fizionomia jote se çfarë the e si e the për Rusinë dhe Serbinë, çfarë për Amerikën dhe Shqipërinë. Vendit tënd me ato që the ia hape plotësisht varrin. Dhe harrove  se kush hap varrin e tjetrit bie vetë brenda!

Me sinqeritetin e një bashkëmoshatari , që më dhimbset atdheu më shumë se ti dhe kushdo tjetër si ti, që më digjet shpirti për fëmijët që kanë emigruar dhe do të ishin këtu po të mos ishe ti në krye, për  vendlindjen time që është duke rënkuar, për themelet e shtëpive tona që janë duke qarë, po e them mendimin tim: O plak derdimen! Duhej të kishe ikur me kohë, para se të ndodhte kjo!Dorëzo detyrën dhe rri i qetë në shtëpinë tënde. Misionin ke kryer shumë mirë deri dje. Sot e prishe! Ik në shtëpi dhe “gëzo”-po të lanë rehat- ditët që të kanë mbetur.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • Lisi says:
    December 7, 2022 at 1:58 pm

    TE LUMTE ILMI
    DUKESH BURRE I ZGJUAR
    VETEM NUK E DI
    SA TE KANE PAGUAR.

    SALIUN E NJOHIM
    NGA TY DHE ME MIRE
    KURSE TI NGA FJALA
    ME DUKESH KELLIRE

    E KAPE MOMENTIN
    LESHOVE NJE PORDHE
    GJER ME SOT KU QE
    THAME SE KISHE NGORDH

    RI URTE MBYLLE GOJEN
    NUK BEJNE PROKOPI
    ME TE TILLA PROFKA
    BURRECA SI TI

    Reply
  • LEON says:
    December 7, 2022 at 2:31 pm

    E vetmja fjali e sinqerte qe ke shkruar eshte: Ai po pasurohet,kurse ti ngele ne vend.
    Po cfare fiton ti,o Hilmi,se pasurohet Edi Rama?

    Reply
  • asdf says:
    December 7, 2022 at 2:42 pm

    Ti s’je lis por rigon
    Loqet Sales ja ferkon
    Ai foli si Qazim e si Ilmi
    Keshtu burreci mbetesh ti.

    Reply
  • Vjola says:
    December 7, 2022 at 2:45 pm

    Kryekrimineli i sajon vetë të gjitha poshtërsitë ! Kryekrimineli do ta gjej atë që kërko se sbën !

    Reply
  • Vjola says:
    December 7, 2022 at 2:45 pm

    Kryekrimineli i sajon vetë të gjitha poshtërsitë ! Kryekrimineli do ta gjej atë që kërko se sbën ! Më besoni për kët !

    Reply
  • mirel says:
    December 7, 2022 at 9:03 pm

    Salikadavra eshte ne grahmat e fundit… ngushellime shqupisave ndyresira

    Reply
  • aedmond says:
    December 7, 2022 at 9:55 pm

    Lisi e quan veten por je pordha e Salehut artikull shkuesi ka then te gjitha te vertetat e hidhura per ate njeri qe te jan shplare trurin qe i del ne mbrojtje.Nuk ka shkrim me te goditur keto dit qe kezoj keto dir nga mediat shqiptare ketu ne amerike me me argumente dhe vertetsi te pa kundershtuar Vetem qorri se shikon dhe shurdhi se degjon

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?