Nga Vladimir Karaj
Kryeministri Edi Rama dhe qeveria shqiptare nuk kanë dhënë shenja tërheqjeje nga projekti i ndërtimit të një kompleksi turistik në Zvërnec, i lidhur me Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump edhe pas katër muajsh protesta të përditshme në Tiranë.
Kjo i ka shtyrë organizatat EcoAlbania, Res Publica, Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) dhe REC Albania të kërkojnë në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 596, të datës 25 shtator 2024, si dhe pezullimin e zbatimit të tij deri në një vendim përfundimtar.
Organizatat thonë se ky vendim, i cili pasoi ndryshimet e vitit 2024 në ligjin “Për zonat e mbrojtura”, hoqi nënzonimin e mëparshëm për Pishë Poro-Nartën dhe uli nivelin e mbrojtjes.
“Me vendimin e vitit 2022, 42,82% e sipërfaqes së zonës ishte përcaktuar si nënzonë qendrore, ku zbatohej shkalla më e lartë e mbrojtjes. Në këtë territor lejoheshin vetëm kërkimi shkencor dhe veprimtaritë ekoturistike të lira në natyrë. Me VKM nr. 596/2024, sipërfaqja nën shkallën më të lartë të mbrojtjes ra nga 42,82% në zero, ndërsa ajo nën shkallën e tretë u rrit nga 2,73% në 100%”, thuhet në deklaratë.
Përpara Gjykatës Kushtetuese, organizatat kundërshtojnë bazën e këtij vendimi, duke theksuar se institucionet kanë vepruar në kundërshtim me vetë gjetjet e tyre.
“Heqja e nënzonave dhe ulja e nivelit të mbrojtjes janë bërë pa një vlerësim të ri që të tregojë se vlerat natyrore të territorit janë zvogëluar,” theksojnë organizatat mjedisore në deklaratën për shtyp ku njoftohet padia.
Vendimi i qeverisë lejon zhvillimin e strukturave akomoduese turistike, instalimeve energjetike, rrugëve dhe kanaleve lundruese brenda zonës. Pasojat e këtij vendimi, sipas aktivistëve, po ndihen tashmë në terren, kur kompania e lidhur me investitorët nga Katari dhe Jared Kushner, dhëndrin e presidentit të SHBA-ve, ndërhyri në zonë për punime duke hapur rreth 8 kilometra rrugë aksesi dhe pastruar 2,8 hektarë habitat dunor dhe pyll pishe.
Duke iu referuar këtyre dëmeve të dokumentuara, organizatat thonë se kjo do të provojë para Gjykatës Kushtetuese se “ndryshimet në regjimin juridik të zonave të mbrojtura mund të kenë pasoja konkrete mbi territore me vlera të larta natyrore.”
Kompleksi Pishë Poro-Nartë, i cili përfshin grykëderdhjen e Vjosës dhe lagunat e Nartës, është pjesë e Rrjetit Emerald dhe njihet ndërkombëtarisht si Zonë e Rëndësishme për Shpendët (IBA) dhe Zonë Kyçe e Biodiversitetit (KBA).
Organizatat argumentojnë në padinë e tyre se “VKM nr. 596/2024 bie ndesh me standardet e mbrojtjes së natyrës të garantuara nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria.”

Dëgjoj fjalimin e Berishës sot si nuk ka turp që mashtron ato të rinj që marrin pjesë, apo dhe ato kanë zgjedhur të pëlqejnë mashtrimin siç duket ndërsa të vjetrit kanë gëlltitur një lugë çorbë të prishur dhe do t’i shkojnë pas gjithë jetën, ashtu siç edhe ato të partisë socialiste që patronazhistët kanë gëlltitur të njëjtën lugë si demokratët dikur. Kjo është historia që kush nuk e dinë nga të rinjtë ta mësojnë nga ata që e dinë, ndërsa ata që e dinë të mos
bëjnë sikur nuk e dinë.
Kështu të gjithë pensionistët, studentët, punëtorë dhe fshatarë të mos mashtrohen as nga PS dhe as nga PD nëse duan të mirën e vetes, të prindërve dhe të fëmijëve të tyre, nga partitë politike të reja më e neveritshme është dhe partia e Agron
Shehaj, tamam si ajo e Fatmir Mediut
mashtruesit dhe intrigantit profesionist.
Zgjoni trurin, mendjen nga gjumi vdekjeprurës!
BBravo Organizatat Ambjentaliste,,.Dergojeni edhe ne Strasburg,se Atje i ka humbur 100% gjyqet Dallaveraxhiu.
Pishe porro. Vetem nga emeri eshte plote me pisha. Nuk e di Ca fotografi eshte kjo po pishe porro nuk eshte mos genjeni njerzit ne pishe porro nuk Ka nje koder eshte det dhe fushe