Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dështimi i qeverive me pensionet, Banka Botërore sugjeron gjashtë instrumente për pensione të sigurta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Dështimi i qeverive me pensionet, Banka Botërore sugjeron gjashtë instrumente për pensione të sigurta
EkonomiLajmi i fundit

Dështimi i qeverive me pensionet, Banka Botërore sugjeron gjashtë instrumente për pensione të sigurta

Published: January 28, 2025
Shpërndaje

Të ardhurat e mjaftueshme në moshën e pensionit janë shndërruar në një shqetësim i zakonshëm për të rriturit në nivel global.

Në një dokument të fundit që trajton “Sigurinë e të ardhurave për të moshuarit” Banka Botërore vë në dukje se duhen politika dhe instrumente shtesë përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Në grupin e vendeve që janë drejtuar këshillat bën pjesë edhe Shqipëria. Aktualisht vendi ynë është përfshirë në një reformë për ndryshimin e skemës se pensioneve, e cila po kryhet me asistencën teknike të Bankës Botërore.

- Publicitet -

Aktualisht burimet më të rëndësishme të të ardhurave për të moshuarit janë: puna e vazhdueshme; mbështetja nga familja dhe të ardhurat nga aktivet e grumbulluara gjatë jetës së tyre dhe përfitimet e marra nga programet e qeverisë, të financuara qoftë nga të ardhurat e përgjithshme ose kontributet sociale.

Megjithatë, kontributi relativ dhe përshtatshmëria e përgjithshme e këtyre burimeve ndryshojnë shumë sipas niveleve të zhvillimit, me kalimin e kohës, ndërmjet vendeve.

Në ekonomitë në zhvillim ku bën pjesë Shqipëria plakja e popullsisë po ndodh shumë shpejt. Banka Botërore vëren shqetësime serioze, teksa thekson se pensionistët e sotshëm dhe të ardhshëm nuk janë të përgatitur për të siguruar të ardhurat e nevojshme gjatë gjithë pleqërisë.

Banka vë në dukje se rënia e madhësisë së familjes dhe ndryshimi i normave shoqërore do të ulin të ardhurat jo zyrtare tek moshat e vjetra.

Përveç kësaj, njohuritë financiare janë të dobëta për siguruar kursime gjatë gjithë jetës. Banka sugjeron se do të duhet roli i shtetit për promovimin e sigurisë financiare për të moshuarit.

Pavarësisht kësaj nevoje në rritje, sistemet publike për të moshuarit zakonisht kanë mbulim të ulët dhe të pamjaftueshëm për të ofruar mbrojtje të denjë për shumicën e të moshuarve. Psh në Shqipëri, sipas statistikave vendase më shumë se gjysma e të moshuarve kanë pensione të pjesshme, pasi nuk kanë mundur të përmbushin kushtet për pension të plotë.

Banka Botërore vë në dukje se në dekadat e fundit zgjerimi i kontribuuesve në skemën e pensioneve ka qenë problematik. Këshillat e mposhtmë shihen si mundësi për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Së pari, rishikimi i skemës së pensioneve për të mbështetur përfshirjen në skemën e sigurimeve të grave dhe punonjësve informale.

Së dyti, qëndrueshmëria e skemës se pensioneve duhet të konsiderohet prioritet dhe duhet të ketë një konsensus të vazhdueshëm nga politika dhe grupet e interesit.

Së treti, duhet promovuar transparenca e të dhënave dhe standardizimi i raportimit mbi sistemet e pensioneve në vendet në zhvillim.

Së katërti, potenciali në rritje i transaksioneve digjitale dhe nga telefoni lehtëson administrimin e pensioneve dhe e bën me të lehtë derdhjen e kontributeve.

Së pesti, të rriturit duhen të ndërgjegjësohen më shumë për sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Së gjashti, duhet të zhvillohen produkte financiare novatore që mbështesin me të ardhura moshën e tretë.

Banka Botërore sugjeron se duhet të zhvillohen një seri instrumentesh përveç kontributeve për të rritur sigurinë e të ardhurave në pleqëri.

Shqipëria pritet që të finalizoje këtë vit reformën e pensioneve e cila synon të rrisë qëndrueshmërinë e skemës publike të pensioneve dhe të rrisë sigurinë në të ardhurat në moshë pensioni.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Humoristi says:
    January 28, 2025 at 11:43 am

    Ne asnje vend te botes nuk ka kete raport 200 fish pensionet minimale e maksimale!?

    Reply
  • Arjan says:
    January 28, 2025 at 7:30 pm

    Ne vendet e zhvilluara çdo i punesuar grumbullon kontributet qe i mbahen nga paga gjate gjithe jetes dhe i merr kur mbush moshen e pensionit, vetem ne Shqiperi vijon endesia qe brezi qe punon kontribon per pensionistet, mirepo askush nuk ka menduar se çfar do ndodhe kur brezi i ri po ja mbath nga syte kembet nga ky vend? Pra ne paguam per me te vjetrit por per ne ska kush te paguaj qe do te thote qe ska rini ska pension, megjithese keni paguar kontribute 40 vjet ska leke per pension.

    Reply
  • Maksim Dhimitri says:
    January 29, 2025 at 9:07 am

    Skemat e aplikuara gjate ketyre viteve gjoja demokraci kane pasur si qellim abandonimin e vlersimit te drejte te vleres qe çdo pensionist te fitonte,eshte e nevojshme te njihen vitet e punes te hedhura ne librezen e punes dokument kryesor i vendosur me VKM, te menaxhohet me pergjegjesi dhe te kete vendime penale per çdo subjekt shteterore dhe private qe abuzon me vitet e punes dhe vleren qe i takon çdo punonjsi per profesionin qe ushtron, mund te pohoj qe ne sektorin privat 30 deri 40 % e punonjsve nuk futen ne skemen e sigurimeve shoqerore, abuzohet shume me pagesat qe sipas kategorive te punes te percaktuara me ligj nuk behen pagesat, japin rroga shume te ulta dhe me e keqja eshte se futen ne nje thes te gjithe punonjsit pamvarsishte nga arsimimi dhe kualifikimi duke punuar me dy bilance dhe derdhjet per pension si puntor i thjeshte

    Reply
  • Arben says:
    January 29, 2025 at 11:24 am

    Më jep mua 100 milion, të ti kthej kur del në pension.

    Është mashtrim që në fillim.
    Ai që paguan sigurime shoqërore, ja heq nga goja fëmijës ja hedh qenërve të helmuar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…
  • Libri i përshtypjeve tek fidanishtja e problemeve!

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  2. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  3. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  4. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?