Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Destinacionet që vlejnë”/ Një nismë e One Albania për agroturizmet shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Teknologji > “Destinacionet që vlejnë”/ Një nismë e One Albania për agroturizmet shqiptare
Teknologji

“Destinacionet që vlejnë”/ Një nismë e One Albania për agroturizmet shqiptare

Published: July 20, 2026
Shpërndaje

Në disa fshatra të Shqipërisë, shtëpitë e vjetra janë kthyer në bujtina. Oborret, dikur të boshatisur, sot presin vizitorë. Të rinj që deri dje mendonin vetëm të largoheshin, po zgjedhin të investojnë në vendlindje. Dikush ka restauruar shtëpinë e gjyshit, dikush ka hapur një kantinë vere, një fermë apo një hotel dhe në tryezë serviren produktet bio, të freskëta nga bahçja. Në vetëm pak vite, agroturizmi është shndërruar në një motor zhvillimi për ekonominë lokale: duke krijuar vende pune, duke mbajtur gjallë traditat dhe duke i dhënë një arsye më shumë njerëzve për të qëndruar e punuar aty ku kanë rrënjët.

Ditët e sotme, udhëtimi nis shumë përpara se të hipim në makinë. Fillon nga ekrani i telefonit. Aty kërkojmë destinacionin, lexojmë vlerësimet, shohim fotografitë dhe vendosim ku do të shkojmë. Pikërisht nga kjo lindi “Destinacionet që vlejnë”, një nismë e One Albania dhe Business Magazine Albania, që synon të mbështesë dhe promovojë bizneset e agroturizmit që po krijojnë vlerë për Shqipërinë. Shumë prej agroturizmeve shqiptare kanë histori frymëzuese, produkte cilësore dhe mikpritje autentike, por ende nuk kanë mjetet për të promovuar si duhet sipërmarrjen e tyre. Nisma e lancuar këtë të hënë synon të ndihmojë që destinacionet të lidhen me vizitorët, me mundësitë dhe me një treg shumë më të gjerë.

“Në morinë e sugjerimeve dhe alternativave që interneti na paraqet, diferencën mes destinacioneve e bën ai që është më i dukshëm. Për këtë arsye krijuam platformën ‘Destinacionet që vlejnë’. Në One Albania, ne besojmë se me mjetet e duhura teknologjike dhe me një promovim cilësor mund të ndihmojmë agroturizmet që po krijojnë vlerë për komunitetet dhe, në të njëjtën kohë, po ndërtojnë një model të ri të turizmit shqiptar” shprehet Jonilda Filipi, drejtoreshë e Çështjeve të Korporatës në One Albania.

- Publicitet -

One Albania e mbështet këtë nismë përmes rrjetit të saj të komunikimit, të shtrirë në të gjithë Shqipërinë: që përfshin fibër optike, rrjet celular 4G dhe 5G si dhe zgjidhjeve të dedikuara, të përshtatura me nevojat e bizneseve të agroturizmit.

“Promovimi i sipërmarrjes ka qenë gjithmonë pjesë e misionit tonë. Ne besojmë se modelet e mira të suksesit nuk i shërbejnë vetëm biznesit, por janë një vlerë për ekonominë dhe shoqërinë. Prandaj jemi të lumtur që, së bashku me One Albania, po mbështesim ‘Destinacionet që vlejnë’ dhe bizneset që po krijojnë një ndikim pozitiv në komunitetet e tyre,” shprehet Gert Boshnjaku, themelues dhe drejtues ekzekutiv i New Media Digital.

“Destinacionet që vlejnë” do të zhvillohet nga korriku deri në dhjetor 2026. Gjatë kësaj periudhe, secili mund të nominojë biznesin e agroturizmit që beson se meriton të bëhet pjesë e nismës, duke plotësuar një formular të thjeshtë online. Një juri e pavarur do të vlerësojë nominimet, duke marrë në konsideratë jo vetëm cilësinë e shërbimit, por edhe ndikimin që këto biznese kanë në komunitetin ku operojnë, ruajtjen e traditës, respektin për mjedisin dhe potencialin për zhvillim. Bizneset e përzgjedhura do të përfitojnë mbështetje konkrete për të forcuar praninë e tyre digjitale, përfshirë zgjidhje teknologjike nga One Albania: internet të dedikuar, Wi-Fi, hostim website dhe zgjidhje smart. Gjithashtu, ato do të përfitojnë mbështetje për promovim, rritje të dukshmërisë në nivel kombëtar, si dhe promovim editorial dhe në rrjetet sociale në bashkëpunim me Business Magazine Albania.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
  • Ndërtim, skrap dhe miq të pushtetshëm, rrjeti i bizneseve të Elman Abules në Shqipëri
  • Kupa e Botës 2026 emetoi karbon sa gjithë Shqipëria në një vit
  • .
  • Revoltë në Përrenjas, kundër bashkimit me Librazhdin: Nis firmosja e një peticioni

Komentet e Fundit

  1. K R on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  2. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Kristaq Dervishi on ZYRTARE: Keir Starmer i jep lamtumirën Downing Street, Andy Burnham bëhet kryeministri i ri
  4. 1 on I zbuloi celulari i gruas së Evis Berberit, Gjykata e Lartë çel pas tre muaj shtyrje gjykimin për Benet Becin dhe 6 të tjerë
  5. Vlora 97 on “Jemi të parët…” A është vërtet siç e paraqiti Kryeministri, raporti për mjedisin i amerikanëve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?