Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet nga ceremonia: Pas 10 ditësh zie, Mbretëresha Elizabeth prehet pranë bashkëshortit të saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detajet nga ceremonia: Pas 10 ditësh zie, Mbretëresha Elizabeth prehet pranë bashkëshortit të saj
AktualitetBote

Detajet nga ceremonia: Pas 10 ditësh zie, Mbretëresha Elizabeth prehet pranë bashkëshortit të saj

Published: September 20, 2022
Shpërndaje

Mbretëresha Elisabeth II u përcoll dje në një ceremoni publike për në banesën e fundit, atje ku do të prehet pranë varrit të bashkëshortit të saj.

Për britanikët ishte lamtumira e një simboli, por edhe fundi i një epoke. Për familjen mbretërore të Anglisë ishte përfundimi i dhjetë ditëve zie, por edhe lamtumira përfundimtare për gruan më të vlerësuar.

Me përfundimin e shërbimit në kishën e Shën George, iu dha fund edhe ceremonive publike për dhënien e lamtumirës së fundit për mbretëreshën Elizabeth II. Detajet e shërbimit nuk janë bërë të ditura, pasi Buckingham Palace e quajti atë një “rast thellësisht personal familjar”.

- Publicitet -

Pjesa më e madhe e muzikës funebre që u luajt gjatë varrimit, është kompozuar nga Sir William Harris, i cili ishte organist nga viti 1933 deri në 1961 dhe mësues i pianos i Mbretëreshës në fëmijëri.

Detajet e Shërbimit të Përkushtuar ishin të gjitha të miratuara nga vetë Mbretëresha, pasi diskutimet në lidhje me këtë ditë u bënë me të shumë vite më parë.

Megjithatë mbretëresha qëllimisht nuk vendosi një detaj të kësaj ceremonie, duke e lënë në dorë të mbretit të ri. Bëhet fjalë për himnin e fundit që u luajt. Mbreti Charles III zgjodhi të luhet “Krishti është themeli i sigurt” në përfundim të ceremonisë.

Mijëra njerëz rreshtoheshin në rrugë ndërsa makinat e varrimit drejtohen për në Windsor, ndërsa hidhnin lule në drejtim të kolonës.

Në fund pas një protokolli zyrtar, Mbretëresha Elizabeth II u varros në një ceremoni private në faltoren e Shën Xhorxhit, pranë burrit të saj të ndjerë, Princit Philip në praninë e rreth 800 personave. Në pllakën prej mermeri në varrin e saj u gdhend: Elizabeth II 1926-2022.

Ceremonia e funeralit tejkaloi ngjarjet e mëparshme mbretërore virale, si funerali i Princit Philip në 2021, dasma e Princit William me Kate Middleton në 2011, festa e dasmës së Princit Harry dhe Meghan Markle në 2018 apo vdekja e Princesha Diana në shtator 1997. Sipas llogaritjeve në të gjithë botën rreth 4 miliardë ndoqën ceremoninë e varrimit. Në Britaninë e Madhe ceremonia mund të shihej në televizor, por edhe në monitorë të mëdhenj në sheshe publike. Dje u  shpall ditë pushimi për të mundësuar që njerëzit të ndiqnin ceremoninë.

Për shumë qytetarë do të jetë një ngjarje e paprecedentë dhe e re, pasi Britanisë së Madhe i është dashur t’i thotë lamtumirë një monarku që nga 15 shkurti 1952. Për Mbretëreshën Elizabeth do të jetë thjesht funerali i saj, të cilin ajo madje e planifikoi deri në detaje.

Përveç anëtarëve të familjes mbretërore të Anglisë, ftesave të marra iu përgjigjen Mbreti Philip dhe Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Mbreti Willem-Alexander, Mbretëresha Maxima dhe Mbretëresha Nënë Beatrix e Holandës, Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letitia e Spanjës, ndërsa në ceremoni morën pjesë anëtarë të shtëpive mbretërore të Norvegjisë, Suedisë, Danimarkës dhe Monakos.

Eshtë një nga rastet e rralla që, edhe për një arsye trishtuese, kaq shumë ‘gjakblu’ u bashkuan në të njëjtën hapësirë ​​me kaq shumë krerë shtetesh të zgjedhur në mënyrë demokratike.

Ndërkohë, në operacionin e sigurisë për të mbarëvajtur funeralin u përfshinë më shumë se 10,000 oficerë policie dhe staf.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion
  • Videot intime, eksperti IT: Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • Miliona raste kanceri lidhen me infeksione: 5 prej tyre mbajnë peshën kryesore
  • VIDEO: Shpërthen revolta në burgun italian, disa shqiptarë përplasen me policinë

Komentet e Fundit

  1. bukurie on FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin nga Dubai drejt Tel Avivit
  2. Tártari on Mjerimi i Gjykatave
  3. Devolli on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. Or ti on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  5. ANA on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?