Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Detajet sekrete të operacionit antidrogë në Fushë-Kuqe, si bëhej trafiku dhe kodet e grupit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Detajet sekrete të operacionit antidrogë në Fushë-Kuqe, si bëhej trafiku dhe kodet e grupit
AktualitetKronike

Detajet sekrete të operacionit antidrogë në Fushë-Kuqe, si bëhej trafiku dhe kodet e grupit

Published: August 17, 2023
Shpërndaje

Zbardhen detaje nga dosja e Prokurorisë së Tiranës për arrestimin e 6 personave (4 shqiptarë e dy ukrainas) si rezultat i operacionit ndërkombëtar të quajtur “Flakë në det”.

6 trafikantët e drogës (Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë;   Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë;  Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Laç;  Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë; Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç, banues në Ukrainë dhe Kostiantyn Biellon, 44 vjeç, banues në Ukrainë) janë lënë në burg nga Gjykata Penale, ndërkohë që mësohen detaje të reja mbi rastin.

“Nga këqyrja e aparatit celular të shtetasit Arlind Ismailukaj rezulton se me datë 15.08.2023 nga ora 02:58, ky shtetas ka komunikuar me një person me pseudonimin “kapelja”, i cili sipas të dhënave nga policia gjyqësore është shtetasi i quajtur Arben Dalipaj, i cili dyshohet se ishte drejtuesi i mjetit lundrues gomone që u nis nga ‘Royal Blue’ në Patok bashkë me të dyshuarin Besnik Byberi, i cili u kap në flagrancë nga policia. Mësohet se të dy do e dorëzonin lëndën narkotike te “Royal Blue”, thuhet në dosje.

- Publicitet -

Po ashtu, gjithmonë sipas asaj që shkruhet në dosje, në kroskotin e makinës tip “Audi” të ish-policit Arlind Ismailukaj policia ka gjetur shuma të ndryshme parash.

Kujtojmë se gomonia u pikas nga forcat policore teksa lundronte me shpejtësi drejt velierës “Niula”. Kjo e fundit kishte flamur të huaj dhe ishte futur pa leje në ujërat e territorit shqiptar, në afërsi të Kepit të Rodonit. Në velierë ndodheshin dy shtetasit ukrainas, ndërsa në gomonen e cila u ndoq nga policia ishin 4 shqiptarët.

Mësohet se grupi i shqiptarëve do ta shkëmbente lëndën narkotike kanabis me kokainë në ambientet e lokalit “Royal Blue” e më pas do të kryhej trafikimi i saj.

Policia u ka sekuestruar: 28 kg kanabis, 2 armë, 200 fishekë luftarakë, një “Audi”, 45 mijë euro, 250 mijë lekë, 2 mijë lira turke, 500 paund dhe 25 celularë.

Hetimi po drejtohet nga prokurori i SPAK Vladimir Mara.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rusët rindërtojnë fshehurazi bunkerin e “Dorës së Vdekur”: Çfarë është baza për sulme bërthamore
  • Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
  • Ndeshja San Marino – Shqipëri, njoftim i rëndësishëm për tifozët shqiptarë
  • Kush është grupi që vodhi të dhënat e mijëra punonjësve FBI-së, agjentët e mësuan lajmin nga mediat
  • Si u thur plani për t’i marrë 100 mijë euro Armand Dukës, zbardhen dëshmitë

Komentet e Fundit

  1. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  2. Detari on ANALIZË: Serbia, Shqipëria dhe Kosova përballë administratës së sotme amerikane
  3. Dudumi on SPAK refuzon kërkesën për pjesëmarrjen e Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
  4. Patriot on Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani dhe Itali
  5. 1thundrak on Nuk ishte objekt hetimesh, ja si doli Vlora Hyseni në përgjimet e SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?