Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dheu i Hënës nuk dëmton? Del në shitje, por NASA urdhëron urgjent ndalimin e ankandit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Enciklopedi > Dheu i Hënës nuk dëmton? Del në shitje, por NASA urdhëron urgjent ndalimin e ankandit
EnciklopediLifestyle

Dheu i Hënës nuk dëmton? Del në shitje, por NASA urdhëron urgjent ndalimin e ankandit

Published: June 24, 2022
Shpërndaje

Agjencia hapësinore NASA urdhëroi anulimin e ankandit për dheun e marrë nga Hëna dhe për insektet e ushqyera nga lënda e përftuar në satelitin e Tokës duke mos dhënë shpjegime për arsyet e vendimit.

Urdhri erdhi pak orë para se RR Auction me bazë në Boston të niste ankandin për shitjen e pluhurit të hënës të mbledhur gjatë misionit Apollo 11 të vitit 1969, i cili më pas ishte ushqyer te buburrecat gjatë një eksperimenti për të përcaktuar nëse shkëmbi hënor përmbante ndonjë lloj patogjeni që përbënte një kërcënim për jeta tokësore.

Materiali, tha një avokat i NASA-s në një letër drejtuar mbajtësit të ankandit, ende i përket qeverisë federale, raporton noa.al duke cituar AP.

- Publicitet -

Materiali nga eksperimenti, duke përfshirë një shishkë me rreth 40 miligramë pluhur hëne dhe tre kacabuj të ngordhur, pritej të shitej për të paktën 400,000 dollarë, por është tërhequr nga blloku i ankandit, tha RR të enjten.

“Të gjitha mostrat e Apollo, siç përcaktohet në këtë koleksion artikujsh, i përkasin NASA-s dhe asnjë personi, universiteti apo subjekti tjetër nuk i është dhënë leja për t’i mbajtur ato pas analizës, shkatërrimit ose përdorimit tjetër për çfarëdo qëllimi, veçanërisht për shitje”, thuhej në letrën e NASA-s.

Në një letër të dytë, avokati i NASA-s tha sot se i kërkoi RR Auction të punonte me pronarin aktual të materialit për t’ia kthyer atë qeverisë federale.

Misioni Apollo 11 solli më shumë se 21.3 kilogramë shkëmb hënor në Tokë. Disa pjesë të dheut shërbyen për të ushqyer insekte, peshq dhe krijesa të tjera të vogla për të parë nëse lënda hënore do t’i vriste.

Buburrecat që ushqeheshin me pluhurin e hënës u sollën në Universitetin e Minesotës ku entomologia Marion Brooks i preu dhe i studioi.

“Nuk gjeta asnjë provë të agjentëve infektivë,” tha Brooks, që vdiq në 2007. Ajo nuk gjeti asnjë provë që materiali i hënës ishte toksik ose shkaktoi ndonjë efekt tjetër të keq tek insektet.

Por shkëmbi i hënës dhe buburrecat nuk iu kthyen kurrë NASA-s, përkundrazi u shfaqën në shtëpinë e Brooks. Vajza e saj i shiti ato në vitin 2010, dhe tani ato tentuan të dalin në shitje përsëri nga RR Auction.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • demo says:
    June 24, 2022 at 3:08 pm

    Vetem ne Shqiperi shiten dhe falen objekte muzeale,,qytete arkeologjike,keshtjella dhe troje historike,,Lere me fabrika,objekte ushtarake,troje bregdeti,,sikur ua ka lene e ema ketyre qe kane pushtetin.
    Nuk te fal bota as mmlgramin e pluhurit te Henes,,se jane Investim e shtetit dhe Atje ka Shtet.

    Reply
    • Detari says:
      June 25, 2022 at 9:14 am

      sepse nuk eshte i tyre, skiptart jane te ardhur ketu dhe nuk i ben pershtypje

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Betohen deputetët e Kuvendit të Kosovës, VV nuk jep emër për kryetar
  • ‘Bunkerizim i gjykatës’: Rregullorja e re e GJKKO cenon aksesin e gazetarëve
  • Zjarri në Mallakastër del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri
  • Bisedime për paqe dhe diplomaci lufte me Rusinë
  • Misteri rreth takimit sekret Pezeshkian-Khamenei në Teheran, ata ishin në një makinë…

Komentet e Fundit

  1. 1thundrak on Besa dhe Besueshmëria!
  2. Turist i zhgënjyer on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  3. realisti on Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Mijëra shqiptarë humbin jetën para kohe prej situatës në Shëndetësi
  4. Oficeri i artilerise on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Oficeri i artilerise on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?