Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
KronikeLajmi i fundit

Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën

Published: October 20, 2026
Shpërndaje

Dhjetë aktivistë të Shoqërisë Civile kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ndaj kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Aktivistët në kallëzimin e tyre rendisin gjashtë akuza, që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e pretenduara të zyrtarëve në raport me protestat dhe trajtimin e qytetarëve.

Sipas kallëzimit, ata pretendojnë se janë kryer veprime që cenojnë të drejtat dhe liritë themelore, përfshirë lirinë e shprehjes dhe të organizimit, si dhe integritetin fizik dhe psikologjik të individëve.

Gjashtë pikat e renditura në kallëzim janë:

- Publicitet -

1. Gjenocid ndaj një pjese të shoqërisë, përmes asaj që kallëzuesit e cilësojnë si veçim, diskriminim, linçim dhe zhvlerësim, të shoqëruara me dhunë, përndjekje dhe dëme fizike e psikologjike.

2. Ushtrimi i ndikimit për kryerjen e veprimeve të paligjshme, përmes premtimit të parave punonjësve të rendit.

3. Shpërdorimi i detyrës, me veprime që pretendohet se kanë sjellë pasoja në interesat e shtetasve.

4. Dhënia e urdhrave të paligjshëm, që, sipas kallëzuesve, cenojnë lirinë dhe integritetin e individit.

5. Mosmarrja e masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshmërisë.

6. Kryerja e veprimeve për pengimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit.

Pretendimet e paraqitura mbeten në kompetencën e organeve të drejtësisë të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale dhe nëse ka përgjegjësi ligjore për personat e kallëzuar.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.

Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga “mbyllja e veshëve” nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke “shpërthyer” në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t’i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen “Rama jepe dorëheqjen”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pedagogë e studentë refuzojnë dialogun: E duam Shqipërinë pa Edi Ramën
  • Dhuna policore në protestë, 10 aktivistë të Shoqërisë civile kallëzojnë në SPAK Ramën dhe Skëndër Hitën
  • Zbardhet dëshmia e autorit që vrau dy vëllezërit në Kamëz: U nxeha, i qëllova me pistoletë
  • Ashpërsimi i retorikës së Ramës shihet si nxitëse e dhunës policore
  • Franca në shtetrrethim, shpallen orët policore, ndalohen tubimet pranë institucioneve

Komentet e Fundit

  1. Greta on Rama kërcënon protestuesit: Do përndiqen nga hija e shtetit, po studiojmë uljen e moshës së dënimit penal
  2. 👺n'b 🥶n'b on Takim me Policinë, nuk përmbahet Kryeministri: “Protestuesit, brez TikToku, s’lidhin dot 7 fjalë, vijnë nga periferitë, u duhet psikolog”
  3. ANA on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  4. Asd on VIDEO: Kryeministri nxjerr karriget në Bulevard dhe fton studentët për dialog
  5. Antikomunisti.1 on Protesta dhe ‘grazhdi’ i gazetarit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?