Nga Klodian Tomorri
Shqipëria zhytet shpesh në situata të euforisë kolektive. Vite më parë, në qeverinë e Partisë Demokratike, bizneset dhe sekserët u vërsulën masivisht drejt hidrocentraleve, teksa për çdo përrua të vendit mbiu nga një liçencë HEC-i. E gjitha u bë aq komike saqë shumë shpejt liçencat nisën të tregtoheshin si të ishin komoditete burse.
Pas hidrocentraleve të rrëkeve u erdhi radha kullave të larta. Edhe këtu grotesku arriti kulmin, teksa vendi më i varfër i Europës u bë punëdhënësi më i madh i arkitektëve në botë dhe projektoi kate kullash më shumë se e gjithë Europa bashkë. Por ashtu si një pjesë e madhe e liçencave të hec-eve edhe projektet e kullave ngelën në letra bakalli. E megjithatë Shqipëria nuk zë mend.
Euforia u përsërit. Sërish në tregun e energjisë së rinovueshme, ndonëse këtë herë fronti i ri është ai i energjisë diellore.
Dielli nuk mjafton
Aplikimet për parqe diellore duhet të kenë kaluar sakaq 10 mijë mega fuqi të instaluar, ndërsa ato të miratuarat duhet të kenë shkuar aktualisht mbi 2 mijë mega. Paralelisht anembanë Shqipërisë fshatarëve po u merren tokat nga euforia e diellit, teksa liçencat vijojnë pa ndërprerje.
Por teksa rendja vazhdon, ata që hynë të parët në këtë biznes janë tashmë duke u përballur me realitetin, jo aq rozë. Dhe shifrat janë vrasësi më i mirë i euforisë. Në mbledhjen e radhës të Entit Rregullator u shqyrtuan kërkesat e tre kompanive që kanë ndërtuar parqe diellore për modifikimin e liçencave të tyre.
EZ-5 Energy, kompania e zotëruar nga Edmond Ademaj ka aplikuar për ndryshimin e liçencave në dy parqet e saj fotovoltaike me kapacitet 30 mega dhe 10 mega. Nova Solar System e Ilir Shtufit dhe Agim Zeqos, po ashtu ka aplikuar për modifikimin e liçencës për parkun e saj 50 mega në Sheq Marinas të Fierit.
Të dyja kompanitë kërkojnë modifikimin e liçencës, jo për të shtuar kapacitetin, por për të investuar në depozitimin e energjisë që prodhojnë. Arsyeja janë çmimet.
Parqet fotovoltaike prodhojnë energji gjatë ditës, kur kërkesa për këtë produkt është e ulët dhe çmimi bie në minimum. Aktualisht çmimi neto i energjisë së shitur nga diellorët luhatet në intervalin 10-15 euro për mega. Këto çmime i bëjnë parqet fotovoltaike një biznes që kërkon vite të tëra për të shlyer investimin.
Përgjithësisht kosto e ndërtimit të një parku diellor luhatet tek 1 milionë euro për mega të instaluar. Pra një park diellor me fuqi 50 mega kërkon rreth 50 milionë euro investim. Por me çmimet në nivelet 10-15 euro për mega ai mund të gjenerojë maksimalisht 1 milionë euro të ardhura në vit.
Investime dyfish dhe rreziku i bankave
Kjo është arsyeja se pse tashmë bizneset e parqeve diellore po rendin drejt depozitimit përmes teknologjisë së baterive. Por kjo nuk është pa kosto. Investimi në bateri kërkon përafërsisht të njëjtën sasi parash sa ndërtimi, çka do të thotë dyfishim i investimit.
Kompanitë që kanë fuqinë financiare do të shkojnë drejt depozitimit për të optimizuar shitjen e energjisë gjatë orareve kur çmimi është i leverdishëm. Të tjerët, të cilët nuk e kanë këtë fuqi rrezikojnë të përballen me dështimin e biznesit të tyre.
Ky është një risk, i cili amplifikohet më shumë edhe nga fakti se Shqipëria nuk ka infrastrukturën e linjave që do të garantonin tregtimin e energjisë në tregjet e huaja. Me pak fjalë, euforia e diellit po zvenitet në heshtje dhe investitorët po zbresin me këmbë në tokë.
Por kjo rrezikon disa pasoja. Nëse tek kullat, risku në sistemin financiar ishte i kufizuar për shkak se bankat ndenjën larg kreditimit të tyre, në rastin e parqeve diellore nuk është ashtu. Pjesa dërrmuese e parqeve diellore janë ndërtuar ose po ndërtohen me kredi bankare.
Kompanitë të cilat nuk e kanë fuqinë të rezistojnë apo të investojnë drejt teknologjive që optimizojnë të ardhurat do ta kenë të vështirë të mbijetojnë në tregun që gjeneroi euforia më e fundit kolektive në Shqipëri. Dhe sistemi financiar do të marrë faturën e tij të kredive jo performuese.
Kapitali

Do i financoje qivirriu Edvinrames, dmth shtoji borxhet ne kurriz te vendit e popullates.
Po kshtu na tha nana Evrope or ti shoq. A dum me u ba is Evropianet, apo jo? Kinezet 50 vjet ma pare na than me bo kubike me m…t njeriu dhe na i bom. Na bojm care na thon te hujt or ti mik se na nuk dime, jena koke qypa.
Kur te deshtoj plotesisht dhe fushat shqiptare te mbushen me helmet e paneleve diellore dhe te mos jene as per bujqesi e as per energji.
Mjer ne thuaj…..
Gazetari i nerum Klodian Tomorri:
Shume bukur dhe ne kohe qe keni trajtuar nje teme thelbesore per energjetiken shqyptare, qe une ka muaj dhe vite qe e trajtoj papushim ne gazeten DITA:
A DUHET SHQYPNIA T’I MESHOJE FOTOVOLTAIKEVE DHE EOLIKEVE, KUR ENERGJINE E PRODHON BIO ME HEC-E NGA UJI I ZOTIT, POR KA NE NENTOKE SA TE DUASH EDHE HIDROKARBURE ME SHUMICE PER TEC-E? NGA ANA TJETER PREMS SHQYPNISE KALON GAZI I LIRE NATYRAL I AZERBAXHANIT ME TUBACIONIN TAP.
Te prodhosh energji BIO sot eshte mjaft moderne dhe te gjithe te thone BRAVO, por mengadale se pas levdatave hipokrite vijne kostot e kripura te levdatave BRAVO, qe duhet te paguaje shteti euforik, sic eshte edhe Shqypnia e Rilindjes e Ballukut dhe Rames, popr perpara se te dalim ne teme le te percaktojme me pare njesite matese te Fuqise dhe te Energjise, sepse ne Shqypni ka nje deficit te ndjeshem ne njesite matese te fizikes elementare, qe prek majat me te larta te shtetit dhe pushtetit, qe nga Belinda Balluku me lukunine e inxhniereve injorante te saj nga pas e deri tek Edi Rama dhe gazetari i nerum Klodian Tomorri rezulton qe eshte infektuar nga kjo “semundje foshnjore” kur perdor edhe per Fuqine edhe per Envergjine termin MEGA qe eshte vetem nje SHUMEZUES i njesive matese, pa asnje kuptim, prandaj: “What is kilo, mega, giga, tera, peta, exa, zetta and all that?”
KILO-MEGA-GIGA-TERA-PETA-EXA-ZETTA
Kilo, mega, giga, tera, peta, exa dhe zetta janë parashtesa binare të përdorura për të treguar sasinë e diçkaje, të quajtura shumëzues me 1000, këto parashtesa përdoren zakonisht në elektronikë dhe fizikë, sidomos per te matur energjine elektrike dhe fuqine e instalimeve. Ne kete kendveshtrim le te percaktojme ne fillim njesite matese te Fuqise dhe Envergjise ne sistemin metric (europian), sic e bejne mesuesit ne fillore:
WATT-KILOWATT-MEGAWATT-GIGAWATT-TERAWAT (VAT-KILOVAT-MEGAVAT-GIGAVAT-TERAVAT)
Keto jane njesite matese te Fuqise. Me keto njesi, qe shumezohen me 1000 nga njera tek tjetra, tek fotovoltaiket matet Fuqia e instaluar te panelet diellore, qe percakton madhesine e Parkut Fotovoltaik dhe shenohen me simbolet W-kW-MW-GW-TW
WATTORE-KILOWATTORE-MEGAWATTORE-GIGAWATTORE-TERAVATORE (VATORE-KILOVATORE-MEGAVATORE-GIGAVATORE-TERAVATORE)
Keto jane njesite matese te Energjise. Me keto njesi, qe shumezohen me 1000 nga njera tek tjetra, tek fotovoltaiket matet Energjia e prodhuar gjate nje ore, qe pronari i shet KESH ne baze te cmimit te kontrates perkatese dhe eshte nje njesi matese, qe nuk ka asnje lidhje me Fuqine apo tjeter dhe ne kete kendveshtrim perdorimi vetem i fjales MEGA edhe per Fuqine e instaluar edhe per Energjine e prodhuar nuk tregon kurgje. Jo zoti Tomorri thoni se Shqypnia ka ndertuar fotovoltaike me nje Fuqi (kapacitet) te instaluar 2000 megawatt me ambicien ta coje kete Fuqi ne 10 mije megawatt, nderkohe qe nga burimet e besueshme ne internet Shqypnia renditet e 89 ne Bote me 210 megawatt (MW) Fuqi te instaluar te fotovoltaikeve per vitin 2025, por klasifikimi ne renditje nuk behet nga Fuqia e instaluar, por nga Energjia e prodhuar nga fotovoltaiket dhe Shqypnia ka prodhuar 300 gigawattore (GWh) energji elektrike gjate vitit 2025, ose 3,3 % te energjise totale , nderkohe qe Maqedonia e Veriut ne vendin e 88 ne renditjen Boterore ka prodhuar 320 gigawattore (GWh) energji elektrike me fotovoltaike me nje Fuqi te instaluar 830 megawatt (MW), ose 5,5 % te energjise totale te prodhuar ne kete vend fqinj. Vendin e pare ne renditje e mban Kina, e dyta eshte SHBA, e treta India etj, % e prodhimit fotovoltaik ne krahasim me ate total nuk i kalon me shume se 8%. Ne kete situate:
SHQYPNISE NE ZHVILLIM NUK I MJAFTON AS DIELLI DHE AS ERA E MULLINJVE TE DON KISHOTIT PER TE ZGJIDHUR PROBLEMIN E FURNIZMIT ME ENERGJI.
Nga ana tjeter nje problem madhor tek fotovoltaiket qendron problemi: “Kur ka diell te kercejme e hedhim valle, kur ka shi dhe naten te qajme dhe vajtojme” sic e keni vene ne dukje edhe ju, problem qe vendet e tjera e kane zgjidhur me sistemet e akumulimit te energjise me bateri. Por per kete gje duhen investime shtese dhe jo ne vend te fundit baterite prodhohen prej plumbi qe eshte nje rrezik llahtar per mjedisin pas flakjes se tyre ku i mbaron afati i jetegjatesise. Qe ta mbyll se u zgjata shume:
FOTOVOLTAIKET NE SHQYPNI PO ASGJESOJNE TOKEN E BUKES NE MYZEQE, QE PERBEN NJE KRIM KOMBETAR
Si ne asnje vend tjeter ne Bote, ku fotovoltaiket i ndertojne ne shtretetira dhe kjo eshte mjaft e frikshme per injorancen enveriste qe ka pushtuar drejtimin e shtetit nga Lidere pa shkolle, alifmatrake dhe megallomane.
Jo piku i konsumit te energjise nuk eshte gjate nates, por midis ores 7 te mengjesit dhe 7 te mbremjes, dmth gjate dites.
Normalisht, panelet fotovoltaike shkojnë 20 -30 vite dhe shteti me një politikë investimi publik mund të ndihmojë fshatarët me shtepi private që t’i instalojnë mbi çatitë e tyre. Paralelisht me ndriçim led që kursen mjaft, për rrugët e fshatrave. Pra si përfundim nuk ka nevojë të çpronësohen fshatarët apo të mbushen pllajat.
Mjafton panele për çdo shtëpi private, si i ka bërë krimineli sali në lalëz, për veten dhe të tijtë.
Përshëndetje e kurajo .
vetem zi shikojne keta shkrimtaret e dites..
Tyryfyl dhe Euforik mund te jete,por celesin e pushtetit e ka gjetur.Ne KPD te e Stanit Socialist i shantazhon bagetite e veta:
Kush Kryetar Bashkie nuk fiton Zgjedhjet ne njesine e tij,nuk do te jete me Kryetar Bashkie. Dhe ka filluar pergatitjet per zgjedhjet Vendore qe Tani.Kurse Parti e Berishes i ka vene drynin Selive neper rrethe.Adriatik Lapaj e ka zyren perballe Kryeministrise,Agron Shehaj dhe Arlind Qorri te studio Ylli Rakipit.Celulat e Agjitpropit patronazhist ulen gju me gju me popullin,.Zgjidhin punesime,pensionime,shkollime,diplomime,Gjyqesime edhe kompensime per bagetite e mbytura vitin e kaluar. Vatra nene Zyrase dhe kasollja Havase,jane zevendesuar me lokalin e Visit,Tallava ku grupe fshatraresh qe kane rrethuar qytetin,kercejne e vallzojne,.I kane dhjere me kohe punet e mundimshme te kopratives.
vazhdon:
Ne vijim te postimit te Klodian Tomorrit se “Dielli i fotovoltaikeve nuk mjafton” le te ngreme edhe nje pyetje tjeter akoma me thelbesore, qe ka te beje direkt me portofolin e shkundur te shqyptareve te telendisur per dekada me radhe nga injoranca ne drejtimin e shtetit, qe nga Enveri i Bimbashit e deri tek Edvini i Kristaqit me Belinden e Beqirit nga pas:
SA KUSHTON ENERGJIA ELEKTRIKE NE SHQYPNI?
Kete pyetje ja beme inteligjences artificiale ne internet AI dhe ja si u pergjegj:
“Shqipëria, qershor 2025: Familjet: Çmimi është $0.123 USD për kWh, cmim tavan per konsum familjar deri 800 kWh (kilovatore). Çmimi mesatar botëror është $0.185 USD për kWh. Bizneset: Çmimi është $0.152 USD për kWh. Çmimi mesatar botëror është $0.210 USD për kWh.”
Dhe pyetja, qe del vetvetiu eshte:
PSE ESHTE KAQ E LARTE ENERGJIA ELEKTRIKE NE SHQYPNI, SA KRAHASOHET ME BOTEN, KUR PRODHOHET KRYESISHT NGA UJI I ZOTIT ME HEC-E E ENVERIT DHE PAK ME FOTOVOLTAIKE APO EOLIKE SI LODRA PER KALAMAJ?
Le te shikojme cmimin mesatar te energjise ne vende te ngjashme me Shqypnine ku prodhimi vjen kryesisht nga HEC-et: Ne Norvegji $0,025 për kWh, ne Suedi $0,025 USD për kWh, ne Finlande $0,25 USD për kWh, qe do te thote se ne krahasim me vendet e ngjashme, cmimi i energjise elektrike ne Shqypni per popullaten dhe biznesin eshte afro 5-7 here me i larte, qysh keshtu?
Para do kohe Edi Rama u levdua shume se Shqypnia e Rilindjes do te behej “Gjigandi i energjise ne Evrope me fotovoltaiket dhe eoliket”. Belinda Balluku pas tij foli me kontretisht dhe deklaroi Rilindja se do te ndertonte parqe fotovoltaike ne Shqypni me nje fuqi te instaluar 200 TERA pa permendur se cfare do te thote kjo fjale pa asnje kuptim fizik dhe sa energji elektrike do te prodhonin ne vit keto 200 TERA fotovoltaike. Po te shikojme internetin ne kapitullin: “Solar power by country” do te mesojme se ne Bote deri ne fund te 2025 ishin ndertuar dhe instaluar panele diellore me nje fuqi me pak se 2 terawat kapacitet (TW), me nje siperfaqe totale mbi 500 mije km2, kryesisht ne shkretetire, vendi i pare ne renditje ishte Kina me nje fuqi te instaluar 0,888 TW panele fotovoltaike, i dyti si zakonisht qendron SHBA me nje fuqi te instaluar 0,178 TW, atehere po leme menjeane llogjet prej budalli te injorantes Belinda Balluku, shqyptaret kane te drejte te pyesin:
PSE QEVERIA E RILINDJES U SHET SHQYPTAREVE ENERGJINE ME TE SHTRENJTE NE EVROPE?
Shkrim medioker! Energjia e rinovueshme eshte e ardhmja, nafta eshte e shkuara.
CILA ESHTE ENERGJIA E “RINOVUESHME” O BOLJA @CADRA-PISTOLET E SALIUT?
Sepse sipas vleresimit nderkombetar vendin e pare e mban energjia qe prodhohet nga hidro-elektro-centralet HEC dhe Shqypnia sot e prodhon afro 97% te energjise me HEC -et e Kohes se Qepes te Enverit duke i menaxhuar per faqe te zeze, hera-heres e le vendin pa drita ne kohe thatesire, ose permbyt qytete dhe fshatra nga injoranca ne drejtimin e shtetit dhe kete e ka bere edhe Saliu edhe Edvini se te dy jane injorante dhe dudume te Partise. Qe te dalim ne teme:
PER CFARE I DUHEN FOTOVOLTAIKET EDI RAMES KUR CDO VIT IMPORTON ENERGJI (KRYESISHT NGA BULLGARIA DHE GREQIA) DUKE PAGUAR AFRO $300 MILIONE DOLLARE CDO VIT?
Fotovoltaiket jane te nevojshme kur nje vend e prodhon enegjine duke djegur ne TEC qymyre dhe hidrokarbure te renda nafte, solar, mazut (si Kina dhe India) sepse protokolli i KIOTO-s e sanksionon me taksa te larta prodhimin e energjise me keto lende djegese qe shkaktojne efektin sere dhe jane arsyeja e ngrohjes globale, por fotovoltaiket Kina si prodhuesi me i madh i prodhon panelet diellire me energji nga TEC e saj kryesisht me qymyre, nderkohe qe BE i ka mbyllur TEC e saj madje Gjermania mbylli edhe Centralet Atomike dhe tani pas pilafit po kerkon t’i rihape serish. Nga ana tjeter panelet fotovoltaike kane ne perberjen e tyre metale te renda dhe nga shfrytezimi i padrejte mund te helmojne perfundimisht token poshte tyre, shto ketu se ne Shqypni jane ndertuar mbi token e bukes ne Myzeqe, atehere:
PER CFARE I DUHEN FOTOVOLTAIKET SHQYPNISE KUR PRODHOJNE ME PAK SE 3% TE ENERGJISE ELEKTRIKE?