Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Dija dhe përvoja bëjnë ndryshim”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > “Dija dhe përvoja bëjnë ndryshim”
AnalizaLajmi i funditopinion

“Dija dhe përvoja bëjnë ndryshim”

Published: 8 Qershor, 2025
Shpërndaje

Nga Edona Llukaçaj

Botuar në DITA

Pak ditë më parë, Universiteti i Prishtinës publikoi thirrjen “Dija dhe përvoja juaj bëjnë ndryshimin”. Përmes saj dhe një rregulloreje të miratuar rishtazi nga senati akademik, rektori, në emër të universitetit, ftonte akademikët jashtë vendit të ktheheshin të kontribuonin pranë këtij institucioni.

- Publicitet -

Kjo nismë me qëllim “brain gain” (kthimin e trurit) dhe ndërkopapërfillshme i jepte mundësinë të rekrutoheshin pa procedurat standarde dhe përgjatë gjithë vitit, atyre që ishin angazhuar apo kishin përfunduar një cikël studimesh në një prej universiteteve të rankuara në mesin e 400 universiteteve më të mirë, sipas “Times Higher Education” ose “QS World University Rankings”.

Nisma e UP nuk është diçka e padëgjuar. Universitete në vende të ndryshme të botës kanë ndërmarrë politika të ngjashme e shpesh më përfshirëse për një rimëkëmbje të mirëfilltë.

Zakonisht, atëherë kur kuptohej e pranohej se zhvillim i qëndrueshëm fillon nga koka. E sjellin idetë.
Po ashtu dihet se asnjë nismë – as rekrutimet dhe bashkëpunimet me diasporën e mendimit – nuk mjafton për një ndryshim rrënjësor.

Duhet mbështetje katërcipërore, që nga infrastruktura funksionale te pagat e mjaftueshme, që idetë të mos dobësohen e vjetërohen prej pamundësisë.

Gjithësesi, drejtimi i Universitetit të Prishtinës dhe rrjedhimisht i Kosovës duket i duhuri dhe me ndikim pozitiv afatgjatë. Sidomos, nëse krahasohet me vëmendjen e stisur dhe politikat e pamenduara që ndërmerren në Shqipëri, ku shpreja “overqualified is the new unemployed” ( i mbikualifikuari është i papunësuari i fundëm) gjen më shumë vend se kudo.

Strategjitë për “brain gain” në Shqipëri janë thuajse inekzistente, jo vetëm në institucionet e arsimit të lartë. Haptazi, diasporës ia kemi fort për zemër remitancat dhe duam që pushimet t’i kalojnë këtu. Kohët e fundit ia kërkojmë edhe votën. Edhe ndonjë investim në turizëm, si bujtinë a han me përshesh, na shkon për shtat. Por mendimin nuk jemi aq mendjehapur sa t’ia duam.

Në fakt, në mesin e pedagogëve dhe kërkuesëve që zgjedhin të kthehen e të kontribuojnë në Shqipëri dihet rëndom se nuk janë realisht të mirëpritur. Kthimi i tyre dekurajohet nga procedurat e stërzgjatura për njohje diplomash.

Por edhe kur këmbëngulin, nuk iu njihet ndonjë përparësi. Të konkurrojnë si gjithë të tjerët për vendet vakante mund të jetë e drejtë. Por nuk bën sens pse publikimi i vakancave, të rralla si janë, bëhet për periudha tejet afatshkurtër e shpesh në skuta uebfaqesh. Thua se janë publikuar për t’mos u vënë re nga të interesuarit. Po aq e vështirë është të perceptohet pse kriteret specifikojnë detaje gati-gati qesharake, sa duken si masat e një kostumi që i rri mirë veç aplikantit të paracaktuar fitues.

Më e vështira është të kuptohet se punësimi edhe në universitet – qoftë publik a jo – kalon nga njohjet e mbështetja e duhur. Nuk vlejnë referenca profesorësh e bashkëpunëtorësh me peshë në fushën e vet; merret parasysh ajo e “mikut” që mund të mos ketë fare lidhje me arsimin e lartë e kërkimin shkencor.

Edhe kur ia dalin të fusin këmbët në një IAL, shpejt e kuptojnë se ëndrra e tyre për të kontribuar cilësisht në vendin e vet do hasë në pengesa të pajustifikueshme.

Do iu duhet të bëjnë pakt me faktin se programet e studimit të vjetëruara ose të riorganizuara, jo sipas nevojës por sipas oreksit të drejtuesëve, i lënë studentët e tyre në baltë. Nuk i përgatisin për asgjë, veçse në shumicën dërrmuese të rasteve për ndonjë punë sezonale në sektorin e mikpritjes dhe, dimrit, për ndonjë call center a shërbim klienti.

Në fillim do iu bëjë përshtypje fakti se kërkimi shkencor në vend udhëhiqet nga kryeministri dhe disa ministra. Por shpejt do e kuptojnë se nuk ka arsye për të qenë ndryshe. Do ta vërejnë se akademikët, pedagogët e kërkuesit e mirëfilltë janë një minorancë e papërfillshme, ndërsa për shumicën angazhimi në arsimin e lartë nënkupton pagën relativisht të mirë “pa e vrarë fort trunin”. E kësaj kategorie, shkenca e pavarur nuk i vlen se mund t’i duhej të punonte vërtet. Prandaj, sa prej kësaj sa prej apatisë mbllaçisin kockën e hedhur dhe shanset e një të ardhme të ndritur pa bëza.

Do habiten pse vendit tonë ende i mungon një databazë kombëtare e kërkimit shkencor (teza dhe botime) si gjendet në mbarë botën, kur pas evidentimit të nevojës, ndërtimi i saj është planifikuar mbi një dekadë më parë. Por kur të shohin se janë post-mbajtësit dhe kolegët e vet ata që i dalin më kundër krijimit të saj, do i pushtojë dyshimi se zelli për të shtyrë pafund në kohë këtë domosdoshmëri ushqehet nga plagjiatura. Me databazën nuk do mund tëfshihej më dhe, ligjërisht, do sillte revokimin e gradave dhe titujve.

Do ta kuptojnë se përfshirjet në projekte janë si të kërkosh pronësi në “tok’ t’ zanun” dhe do shmangen a do i shmangin menjëherë.
Do mësohen të suportojnë studentët e tyre më të spikatur në aplikimet në unversitetet e zgjedhura të botës.

Kur të fitojnë, do i udhëzojnë të kthehen, se Shqipëria ka nevojë për mendje të ndritura. Por thellë-thellë nuk do jenë më të bindur nëse kjo është këshillë me vend. Nëse idealizmi duhet ta ketë kaq të lartë çmimin. Në fund të fundit, thuhet se askush nuk bëhet profet në vend të vet.

—

©️Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: E rëndë në Sarandë! “I forti” i Ksamilit dhunon dhe përgjak një person në sy të fëmijëve
  • Humb jetën punëtori në Shëngjin, ra në kontakt me rrymën elektrike dhe më pas u rrëzua nga skela
  • Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles, shoferi u neutralizua nga kalimtarët
  • VIDEO: Përplasje fizike deri te përdorimi i armëve, çfarë ndodhi në klubin e natës në Palasë?
  • Ky është Skifter Tagani, pronari i biskotave “Tagani” që falsifikonte datat e ushqimeve

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
  2. TRENI në Pas tensioneve në Theth, Rama njofton 6 reforma ligjore: S’ka më ‘tokë të xanum’, do bëjmë ligj të ri për kontrollin e territorit
  3. TRENI në Historia e këngës “Mëma ime Greqi – Majmun evgjitësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë. Çfarë arti bën krijuesi shqiptar?
  4. Mentori në Vrasja e 23-vjeçarit në Mat, dy të akuzuarit lihen nën masën “arrest në burg”
  5. TRENI në “Ta harroni se do legalizohen”, Rama: Çdo ngrehinë e ngritur në shkelje të ligjit do rrafshohet
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?