Nga Edona Llukaçaj
Botuar në DITA
Është në natyrën e opozitës, paçka se cila forcë merr atë rol, të mos bjerë dakord, të kontestojë e të kundravihet për një qeverisje më të drejtë e përfshirëse nga ana e atyre që janë në pushtet.
Prandaj edhe pse me metoda jo fort të gjetura dhe vizionare, thjesht fakti që opozita jonë gjen fuqinë të protestojë mund edhe të merret si një farë përpjekje për mbijetesë.
E përçarë, pa një lider dhe me shumë pretendues për copëzat e saj të shpërndara, qëndresa e saj në dyert e dhe sallën e Kuvendit mund të ndjellë edhe cazë simpati. Me fjalë të tjera, nga retorika e vetëviktimizimit, ka nga ata që do donin që pozita të ishte më e kuptueshme dhe të lëshonte pe, me idenë se kur dy palë zihen, faji më i madh i takon më të fortit, i cili nuk hapë rrugë. E ndoshta kjo do ishte shenjë mençurie për partinë e regjur dhe të konsoliduar frikshëm në pushtet.
Por, haptazi, opozitës shqiptare as nuk i vlen e as nuk po e meriton qasjen “një sy qorr e një vesh shurdh” prej askujt.
Së pari, rruga që e ashtuquajtura opozita shqiptare ka ndjekur, ka qenë vetërrënimi. Prej vendimeve tekanjoze të një lideri të jashtë-kohshëm, si në lulëzimin e vet, si kur shpiku “Lulin e vet”, si kur e mohoi atë, si kur uluriste në seli, foltore a, tash, në dritare, e vetëquajtuara opozita shqiptare e ka zgjedhë vetë tatëpjetën që nuk po e ndalon dot.
Dhe janë pikërisht zgjedhjet e pamenduara që e kanë kthyer atë në një forcë të tkurrur, tek e cila pakkush beson. Që nuk arrin të përfaqësojë më as veten, jo më një tërësi me të zhgënjyer, ikanakë pa zgjedhje apo jo detyrimisht të kënaqur me qeverisjen aktuale.
Së dyti, lojërat opozitare që vijojnë nuk i kanë vlejtur askujt më fort se atyre në pushtet. Duke heshtur dhe anatemuar, ndër vite, këdo që nuk binte dakord katërcipërisht me liderin historik dhe nuk i bindej verbërisht atij, opozita ka mekur zërin e vet.
Duke e kthyer liderin e saj në historik, i ka bërë një shërbim të paçmuar pozitës, pa u shqetësuar aspak për ata që i ka ardhur në majë të hundës. E nëse gjërat vijojnë kështu, nuk është çudi që pozita, pa shumë mund e lodhje, të barazojë vitet e saj në pushtet me numrin e viteve të liderit historik në krye të partisë rivale.
Së treti, opozita duhet ta kuptojë se nuk mund të vijë më në pushtet me kërcënime. Duhet ta kuptojë se edhe pse shqiptarët mund të jenë të pakënaqur në masë me Ekzekutivin, ata nuk janë as të marrë, as dritëshkurtër. Nuk do bëhen pjesë e dhunës së paralajmëruar mes rreshtave as më 20 shkurt, as me herët as më vonë. Në mbi tre dekada nga rënia e diktaturës, ata kanë pasur raste boll të mësojnë se kush fiton e përfiton nga telendisja e tyre dhe nuk do hidhen më në zjarr për llogari të askujt.
Së katërti, dikush duhet t’ia rikujtojë opozitës se, ndërsa ajo ishte tepër e zënë duke luftuar për kauza të shtira, shumë kauza të drejta e shumë probleme sociale në rritje nuk po adresohen. Fjala bie, vetëvrasja, pra gra dhe vajza që, përditë e më shumë, po shohin vdekjen si rrugëdalje. Asnjë prej deputeteve që ngulen kokëfortësisht para drirares së kryetarit, nuk u ndien. Nuk protestuan me karrige të bëra pirg për asnjërën prej viktimave të injorancës, skamjes dhe harresës. Nuk hodhën ndonjë shashkë për to.
Së fundi, opozita jonë aktuale duhet ta mësojë se, ndryshe prej saj, disa e bëjnë punën e vet, si për shembull gardistët. E veç prej kësaj nuk e meritojnë as të ofendohen e as të goditen me vezë e miell, se zëri opozitar kaq në shenjë di të qëllojë.
Po po vërtet dikush duhet t’ia thotë opozitës se vendi ka nevojë për opozitarizëm. Duhet t’ia thotë se opozitarizmi nuk bëhet as me kauza të humbura, as me burra-shteti të munguar, as me zë të ngjirur. Duhet t’ia thonë se palaço kemi me shumicë në çdo kah dhe nuk lodhet kush të zëvendësojë të kahershmit, me më të vjetër.
Dikush duhet t’ia thotë se mëshirëndjelljen dhe viktimizimin një fije i ndan nga neveria. Prandaj nuk shpien kund. Në pushtet, jo e jo!
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016
Sa analize e qelluar, “Palaço kemi me shumicë”! Jo qe kemi me shumicë, Znj. Llukaçaj, por, kemi per eksport dhe fatkeqesia eshte se palaçot e Tiranës kane rene ne vije te drejte e te zhdrejte, kryq e tethore, me palaçot e Prishtines, Shkupit, Podgorices…, “patriot pas patrioti”, dhe, e sollen e degedisen Shqiperine e popullin shqiptar ne kete derexhe… Kete qe po e bejne palaçot e Saliut me Garden Kombetare, po e bejne pozite e “opozite” ne Prishtine, Shkup, Podgorice…, me shqiptaret… Po, cili popull ne bote hedh balte, gure e dru, ne kurriz te udheheqesve te tij te luftes per liri e per bashkim, pos “shqiptareve” me pushtet e pa pushtet… Rishikimi i kesaj pozite ku kemi rene eshte i domosdoshem, sepse, UDBA qe qirret nga ballkoni ne Tirane dhe ajo qe hedh miell e veze ndaj Gardes, ne Kuvendin e Shqiperise, e ka mbeshtjetjen e plote te UDB “patriotike” e “shqiptare” te Prishtines, qe ka çuar ne Hagen me shume se 300 “deshmitare” me maska te “luftes” (LDK&FARK)!!!…
DRENICA E KUQE
Drenica e Kuqe, sa naive qe dukesh
A e mendon se UDB ka ngelur e varur te penxherete e Berishes? Gati, gati po me ben te me vije keq te shoh ku paska rene sherbimi informativ serb..
Cap e beje nje shetitje o Edona,
si fort besnikja e partise,
qe te shikosh me qarte Palacot,
se i ke Mullar ne zyrat e qeverise!
OK,EDONA:
-PD-n e ndau copash mish për QËNT E RRUGËS-Non grata Amerikane+Anleze..me motivacione shumë të rënda: I korruptuari madh Familjar & me Ha-Le-Atët,Minues i demokracisë,Përdhunues i drejtësisë,etj të cilat nuk i zihen në gojë nga berishistët në asnjë ekran TV çdo mbrëmje.
-Pjesa e deputetëve që i lehin Saliut quhet FOLTORE..dhe nuk përfaqëson OPOZITËN.
-PD quhet e L.Bashës e ligjëruar nga KQZ dhe kjo do të jet opozita rreth të cilës duhet të bashkohen ata që duan opozitë në Shqipëri.Dhe PD nuk e përçau E.Rama,Amerika,Sorosi.
•Motivacioni për Sb është shumë i rëndë, pasi Ai nuk do të ket më PARTI,LOGO E VULË..dhe Ata që i shkojnë pasë do të han BAR PËRJETSISHT(Yuri Kim).Kjo nuk po kuptohet mirë nga FOLTORISTËT dhe partit e vogla që tashmë do tu ngelet vetëm VULA NË XHEP,Pasi në 33 vite jan strukur në listat e PD për një karrige thyerë.
-Shkaku i foltoristve se protestojnë e djegin kuvëndin me flakadan,Hedhin vezë e qëllojnë me gurë për KOMISIONET HETIMORE,është TYMNAI për të NXIRË KUVËNDIN dhe Shqipërinë Nd/Kombëtarisht derisa E.Rama (sipas Saliut) ta nxjerr nga arresti Atë dhe dhëndrrin e tij,Ti heqi NON GRATËN pasi sipas Sb e ka shpallur E.Rama,Të shkrij SPAK+GJKKO..sipas Sb i ka kapur E.Rama,etj.
-Ndaj,edhe sikur kuvëndi Shqipërisë ti votoi të 8 komisionet hetimore-Shpifse,Zhurmuese,përsëri Sb do të nxjerri HYÇKLA të tjera,Si PSH..Arrestimin e E.Ramës pse u takua dhe kortuptoi Spiunin Ametikan McGonigal,ndonde për të nuk ka përfunduar Gjyqi akoma në Amerikë.
-Fakti që Sb ka 33 vite që i ka bër gjëmën këtij vëndi me Vjedhje, Shkatërrim,Shitje të pasurisë Kombëtare të mbi 350 mild.$ dhe Vrasje të mbi 20.000 nërzve nga 2 prilli 1991 Shkodër deri 21 prill 2021 Elbasan,tregon se Sb është KRYEKRIMINELI SHQIPËTAR më i madhi në 111 vite Shtet Shqipëtar.
-Që Sb qëndron në politikën aktive si zhurmusi i pashoq në një vënd demokratik Fai qëndron edhe tek SPAK+GJKKO që po e lë Sb në ballkonin e 8 të shpifi edhe për to duke i quajtur BANDA KRIMINANE,si dhe dhëndrrin e tij Mslltezi po në shtëpi ndonse i korruptuari i madh edhe Ai me mbi 25 prona në të gjithë Shqipërinë deri në Gjermani,duke Tjetërsuar Kl.Partizani me firmën e vjerrit.
-Besoi,Sekretari Amerikan i Shtetit Blinken që firmosi për NON GRATËN,duhet ti japi drejtim çështjes Sb fatkeqsi Kombëtare 33 vjeçare gjat vizitës në Tiranë,duke i hequr 90 % të popullit një gur të rëndë mbi supe dhe të krijoi kushte për krijimin e një opozite alternative pa Sb & Lb..!
-FLM,E.LL DITA.
Ne vendet me Demokraci media ne shumice ben opoziten e qeverisjes.
Ne vendet nen Regjim mediat ne shumice bejne opoziten e opozites.
Mos u merini dhe mos shkruani budalleqe qe u vine ndermend nga inati dhe urrejtja qe keni per njerin apo tetrin por shkruani si eshte e drejta, te gjitha keto qe lexojme jane poezite e paguar +
PALACOT VERTET NA MBYTEN
NE QAFE MOREN VATANIN
GJYSMA ROZE E GJYSMA BLU
KACAFYTEN PER SAHANIN
DUHEN SHKULUR ME RRENJE
NA PINE GJAKUN KETA DEMON
BOLL ME PARTICKA GJAKPIRESE
ESHTE KOHA PER AKSION
Edona eshte nje nder to palaco.
Dhe titulli, sa medioker aq dhe idiot
Nuk u lodhen keta qelbesira duke analizuar opoziten e cfilitur.
Merruni me shtetin dhe me korrupsionin, o kurvat e Rames
As ne nivelin e Alma Kacin nuk arrini dot
Aldrin , “nuk di” pse me vjen nje ere e keqe sa here qe flet ti , ndoshta nga corba e UDB-se qe kini gelltitur nje takem prej jush e qe na jepni mend sa here flitet keq per UDB ne ! Nuk me duket aspak te jesh naiv ne gjithe komentet e tua te perditeshme .
U moj carja e Rames. Harrove kur shkoje te festoje Gore Kallashnikovin ne Korce?
Drenica e Kuqe flet per UDBne e varur ne ballkonin e Berishes. Eshte ulur kembekryq ne kolltukun e Kerministrit, moj qelbashe e Rames
Pse more flisni keshtu. . . . , kjo eshte opozita qe i nevojitet sot Shqiperise ? ! Populli eshte ngopur me dhune e terror per tu rikthyer ne pushtet palacot e konsumuar dhe sterkonsumuar . Populli kerkon alternativa bindese , lidere te te rinj perkushtuar per vendin e njeres mer mend , jo idjote te kalibrit F.Noka e nje tufe me derra qe nuk kane idene e krijimit dhe drejtimit te shtetit , qe e katandisen ne kete dite . Partia demokratike , vetem emrin ka te tille se nuk ka asnje tregues demokratik . Ka mbledhur rreth vetes vetem llumin e ketij vendi , qe nuk premton dot asgje , pervec dhunes se pjeses me injorante te popullsise . Ne nje shtet demokratik , pushteti alternohet vetem permes votes se qytetareve .
Populli eshte ngopur me palaco te tipit Rama Ahmetaj.
Dhunen e PDse e kemi kthyer resto qe ne 97en, dhe me tutje
Per cfare duhet te durojme kurvat dhe tradhetaret, hajdutet dhe vrasesit me tanke ne rruge si Rama?