Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dilema “Broja”, Silvinjo provon dy variante në formacion për sfidën kundër Spanjës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dilema “Broja”, Silvinjo provon dy variante në formacion për sfidën kundër Spanjës
Lajmi i funditSport

Dilema “Broja”, Silvinjo provon dy variante në formacion për sfidën kundër Spanjës

Published: June 24, 2024
Shpërndaje

Me seancën e djeshme, trajneri Silvinjo ka mbyllur gjithçka sa u takon përgatitjeve për ndeshjen e sotme me Spanjën, duke përfshirë edhe formacionin. Por në këtë drejtim braziliani ka krijuar një situatë pak misterioze, duke provuar disa variante dhe në njërin prej tyre titullar ishte edhe Amir Abrashin, i grumbulluar në mënyrë surprizë në Europian. Është ndeshja e tretë dhe e fundit në grup, që vlen shumë për kualifikimin e mundshëm të Shqipërisë në fazën me eliminim direkt. Në fakt, të shtunën stafi teknik kuqezi provoi një formacion të ngjashëm ose të përafërt me atë të dy ndeshjeve të para në grup. Të dielën ndërkohë ka pasur të tjera lëvizje, ku vetëm skema nuk ndryshonte, kurse emrat në sulm ishin befasues. Në të dy rastet në formacion është provuar Ismajli dhe jo Ajeti, i cili ka qenë titullar deri tani. Taktika dhe strategjia që një skuadër ndjek në një ndeshje të caktuar varet direkt nga kundërshtari. Në rastin konkret, përballë Spanjës nuk ka shumë për të thënë, por Shqipërisë i duhen pikë dhe nuk mund të jetë e orientuar vetëm te mbrojtja.

VARIANTI 1 

Sipas formacionit të provuar ditën e shtunë, Shqipëria pritet të ketë dy ndryshime në prapavijë, ku vendin e Ajetit në qendër e merr Ismajli dhe atë të Hysajt në krahun e djathtë e merr Balliu. Në portë luan sërish Strakosha dhe mbrojtja plotësohet me kapitenin Gjimshiti dhe të pazëvendësueshmin Mitajn. Në mesfushë pritet të jetë treshja që nisi nga minuta e parë ndeshjen me Kroacinë: Ramadani, Asllani dhe Laçi, me këtë të fundit që shënoi golin e parë dhe bëri një paraqitje shumë të mirë. Dhe në sulm, përveç Bajramit dhe Asanit në krahë, pritet të aktivizohet Broja, i cili merr vendin e Manajt, ndërsa Daku është i skualifikuar. Broja luajti kundër Italisë si titullar dhe asnjë minutë ndaj Kroacisë, ku Manaj dha sinjale shumë të mira.

- Publicitet -

VARIANTI 2 

Të dielën trajneri Silvinjo bëri një provë tjetër, ku mbrojtja kishte përsëri Hysajn titullar në të djathtë, për të vazhduar me Ismajlin, Gjimshitin dhe Mitajn përpara Strakoshës. Surpriza e madhe ishte Abrashi në mesfushë, bashkë me Ramadanin dhe Asllanin. Ndoshta është rasti, ku skuadra ka nevojë për grintën e këtij lojtari, pasi është kjo arsyeja pse Abrashi u fut në listën e Europianit përpara Bares. Te ky formacion surpriza ka edhe sulmi, ku u provuan Bajrami, Manaj dhe Seferi. Bajrami ka qenë titullar në të dyja ndeshjet e para në grup, Manaj luajti mirë me Kroacinë nga minuta e parë, kurse Seferi para Asanit në formacion ngre jo pak dyshime. Asani ka luajtur mirë me Kroacinë, duke dhënë asistin për Laçin dhe një tjetër për Asllanin, i cili u ndal nga portieri. Mbrëmjen e sotme do të mësohen edhe zgjedhjet e trajnerit për këtë sfidë delikate. / Panorama Sport

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • demo says:
    June 24, 2024 at 7:50 am

    Pac Fat! Shkofsh larg,,se e ke me pune.
    Nuk je si shen Shejtani,qe ben Mrekullira! Mrekullia fundit eshte nje Autoblinde Turke,qe shejtani po e shet me patente Amazonash.O te hengerte mortja!Nuk hoqe dore nga palacalluqet? Merr ere shembull nga Braziljani,qe po e edukon gjithe Kombin. Vetem me Djerse arrihen Rezultatet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?