Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dilni, z.President!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dilni, z.President!
Lajmi i funditopinion

Dilni, z.President!

Published: June 26, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Çfarë dimë

Shqipëria është Republikë Parlamentare dhe kjo republikë ju ka Juve Kryetar të saj.

- Publicitet -

E keni marrë këtë post shtetëror, postin më të lartë të Republikës, jo nga vota e popullit, por nga vota shumicës së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që nuk kishin zgjedhje tjetër veç të miratonin zgjedhjen e kryetarit të partisë së tyre, kryeministrit të vendit.

I pazgjedhur nga populli, por i votuar nga shumica parlementare, ju nuk jeni veçse një punonjës i administratës më të lartë shtetërore, një tjetër nëpunës i shtetit, i emëruar nga kryeministri.

Ky është paradoksi më i madh: Kreun e Republikës, figurën më të lartë të shtetit, e zgjedh Kreu i Qeverisë, figura Numër Dy e tij.

Ky kryeministër, kur ishte në opozitë, së bashku me kryeministrin në detyrë në atë kohë, e zhveshën Kreun e Shtetit nga shumë të drejta e përgjegjësi kushtetuese. Ia kufizuan ndjeshëm rolin si arbitër dhe si kundërpeshë ndaj shumicës parlamentare; i hoqën mundësinë reale për të ndikuar në formimin e qeverisë; ndryshuan mënyrën e zgjedhjes së tij duke mundësuar që Presidenti të zgjidhet vetëm nga shumica qeverisëse, edhe pa konsensusin e opozitës; dobësuan peshën politike të institucionit të Presidentit si garant i balancës mes pushteteve, pasi legjitimiteti i tij u bë tërësisht i varur nga shumica parlamentare.

Me reformën në drejtësi të vitit 2016 shumica qeverisëse i hoqi Presidentit një pjesë të rëndësishme të kompetencave në emërimin dhe administrimin e gjyqësorit (si roli në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, emërimet e gjyqtarëve dhe prokurorëve të lartë etj.), duke ia kaluar ato institucioneve të reja të pavarura.

Presidenti i Republikës u zhvesh nga të gjitha këto prerogativa të rëndësishme kushtetuese. Roli i tij në krye të Shtetit u reduktua në një rol kryesisht, ose vetëm, ceremonial.

Por edhe në këtë rol, ju refuzuat t’i akordoni, sic jua propozuam një grup i njohur intelektualësh, anëtarë të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shjencave, një medalje të lartë të ndjerit Rexhep Qosja, njërit prej personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare.

Çfarë presidenti kemi?

Ky është Presidenti që jeni Ju. Ju e dinit nga dita e parë në detyrë, atë ditë kur Kryeministri j’u ra shpatullave, si për t’ju thënë, “djalë i mbarë, mbaje me shëndet këtë post që ta dhashë unë”.

Ju me shëndet e keni mbajtur atë, por, më vjen keq që jua them, e keni mbajtur pa dinjitet. Ju nuk jeni i vetmi që e zhvlerësuat–moralisht–figurën e Presidentit të Republikës sonë. Dy presidentë të tjerë para jush–Nishani dhe Meta–bënë të njëjtën gjë, por, ndryshe nga ju, sidoqoftë, ata do të mbahen mend, secili në mënyrën e vet, për diçka–dhe pse jo për mirë.

Po Ju, z. President, kur edhe një vit Ju ka mbetur të qëndroni në postin më të lartë të Shtetit, përse do Ju mbajnë mend shqiptarët?

Ku keni qenë dhe çfarë keni bërë kur qytetarët i mbanin sytë nga ju dhe prisnin të dëgjonin fjalën tuaj?

Ju vetë do të mbani mend, pa dyshim, pesë udhëtimet tuaja këto katër vjet në komunitetet arbëreshe në Abruzzo dhe Villa Badessa (maj 2023), në Catanzaro, Crotone dhe Cosenza (tetor 2023), në disa fshatra të tjerë arbëreshë në Calabria (prill-maj 2024), në Piana degli Albanesi (përsëri atë vit, në tetor 2024) dhe përsëri në Calabria (një vit më parë, në qershor 2025).

Keni bërë mirë që i keni vizituar vëllezërit tanë arbëreshë përtej Adriatikut, por pse kaq shpesh?! Me paratë e taksapaguesve të këtij vendi. I keni parë dhe Ju kanë parë më shpesh ata, në Itali, sesa i keni parë dhe ju kanë parë qytetarët shqiptarë, që ju kanë Kreun e Shtetit të tyre! Sa herë, fjala vhen, i keni vizituar Gjirokastrën dhe popullin e saj?

Dhe ku jeni tërë këto javë që dhjetra mijëra qytetarë protestojnë çdo ditë kundër kreut të qeverisë së kësaj repubkike?

Ju e latë Tiranën për Arabinë Saudite dy ditë pasi patë të tërhiqej zvarrë një protestues në Zvërnec dhe jeni kthyer nga Meka dhe Medina një ditë para se qytetarët e këtij vendi të pushtonin Tiranën me protestat e pandërprera paqësore. Ku jeni? Pse rrini fshehur? Pse nuk thoni një fjalë për gjendjen në vend dhe kërkesat e protestuesve?

Pse i shmangeni detyrimit që ju vë Kushtetuta e Republikës si President i saj, neni 86 i së cilës ju ngarkon me përgjegjësinë dhe privilegjin të “përfaqësoni unitetin e pooullit”?

Si po e ushtroni këtë përgjegjësi këto katër javë kur populli është ngritur në këmbë, kur Shqipëria zien dhe e tërë bota–nga Alaska në Zelandën e Re–flasin për çfarë po ndodh në Shqipëri?

Nuk besoj se nuk i keni parë në televizor protestat paqësore të këtyre javëve dhe nuk i keni dëgjuar zërat polifonikë të qytetarëve protestues. Të paktën këshilltarët tuaj duhet t’ju kenë folur për to. Prandaj i keni.

Por, përsëri, pse nuk ndiheni? Pse nuk flisni? Nuk dini ç’të thoni? Keni frikë të shpreheni? Nga kush? Nga kryeministri që j’u uli në atë karrike dhe që, ndoshta, deri pak javë më parë, mendonte ta merrte ai vetë vitin e ardhshën?

Çfarë presim

Unë, si qytetar, dua t’ju dëgjoj. Kam një të drejtë të ligjshme t’ju dëgjoj. Qytetarët shqiptarë duan të dëgjojnë nga ju. Protestuesit presin të dëgjojnë nga ju. Gazetarët duan t’ju pyesin e të dëgjojnë nga ju.

Pse jeni fshehur nga sytë e publikut. Pse i shmangeni përgjegjësisë për t’u folur qytetarëve në këtë situatë krize? Dilni! Shprehuni! Dërgojini një mesazh Kuvendit të Shqipërisë, siç ju ngarkon me përgjegjësi Neni 92 i Kushtetutës.

Me heshtjen tuaj ju tregoni mosrespekt ndaj qytetarëve dhe papërgjegjësi në kryerjen e detyrës së Kreut të Shtetit.

Ju ka mbetur edhe një vit në krye të Republikës. Nuk mund të qëndroni më gjatë në atë detyrë. Nuk ju lejon Kushtetuta. Prandaj, nuk kini se çfarë të humbisni nëse flisni. Nuk keni kohë as të fitoni më shumë respekt prej qytetarëve.

Por, të paktën dilni. Bëhuni i gjallë. Vriteni frikën. Flisni.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Shpallu mbret, ke shumë shije, në Shqipëri, jo më zgjedhje
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  2. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  3. 👺n'burg, 🥶 n'burg on Besnikëria, mbi meritën
  4. Fjalë me vend on Besnikëria, mbi meritën
  5. demo on Besnikëria, mbi meritën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?