Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Diplomatët u tërhoqën në çastet e fundit, shtyhen bisedimet në Londër për paqe në Ukrainë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Diplomatët u tërhoqën në çastet e fundit, shtyhen bisedimet në Londër për paqe në Ukrainë
BoteLajmi i fundit

Diplomatët u tërhoqën në çastet e fundit, shtyhen bisedimet në Londër për paqe në Ukrainë

Published: April 23, 2025
Shpërndaje

Bisedimet e nivelit të lartë për Ukrainën, të cilat ishin paraparë të zhvilloheshin në Londër, janë shtyrë papritmas të mërkurën, njoftoi Ministria e Jashtme e Britanisë, pasi disa diplomatë të lartë u tërhoqën në çastet e fundit.

Njoftimi erdhi pak orë para nisjes së takimeve të 23 prillit, të cilat parashihej të përfshinin ministrin e Jashtëm të Ukrainës.

“Konfirmojmë se Bisedimet për Paqe në Ukrainë sot, me ministrat e Jashtëm, janë shtyrë”, i ka thënë Qeveria britanike Radios Evropa e Lirë, duke shtuar se “bisedimet e nivelit zyrtar do të vazhdojnë, por ato do të jenë të mbyllura për mediat”.

- Publicitet -

Bisedimet, që kishin për synim të gjenin rrugën drejt përfundimit të luftës 38-muajshe të Rusisë në Ukrainë, u përballën me sfida edhe më herët, kur diplomatë të lartë, përfshirë sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, anuluan pjesëmarrjen dhe zbehën përpjekjet e vazhdueshme për paqe.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, po ashtu zgjodhi të mos merrte pjesë në takime, raportoi Sky News më herët, ndonëse kjo nuk është konfirmuar.

Delegacioni i Ukrainës, përfshirë këshilltarin kryesor të presidentit Volodymyr Zelensky, udhëtoi në Londër, me gjithë shtyrjen e bisedimeve.

“Pavarësisht çdo gjëje, ne do të punojmë për paqe”, shkroi Andriy Yermak në Telegram.

Javën e kaluar, Rubio dhe zyrtarë të tjerë të lartë ukrainas dhe evropianë u takuan në Paris për bisedime që prodhuan atë që shumë e panë si përparim të vogël drejt përfundimit të luftës.

Por, Rubio më vonë sinjalizoi mosdurimin e SHBA-së me gjendjen e bisedimeve, dhe sugjeroi se Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen tërësisht nga përfshirja në negociata.

Gjatë fundjavës, media amerikane si Wall Street Journal, Bloomberg dhe CNN raportuan se negociatorët amerikanë i kanë prezantuar Ukrainës një listë me lëshime të mundshme. Mes tyre thuhet se është edhe njohja e mundshme amerikane e aneksimit rus të Gadishullit të Krimesë më 2014, dhe një refuzim definitiv i aspiratave të Ukrainës për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).

Që të dyja temat konsiderohen të papranueshme për presidentin ukrainas Zelensky dhe qeverinë e tij.

“Ukraina nuk do ta njohë okupimin e Krimesë”, u ka thënë ai gazetarëve në Kiev më 22 prill. “Është territor yni, territor i popullit të Ukrainës, s’ka asgjë për t’u diskutuar këtu”, është shprehur Zelensky./ REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A e ka vrarë Hashim Thaçi këtë burrë apo Gjykata nuk u thellua pas deklaratës së bashkëshortes?
  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin
  • Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Sot seancë në Kuvend, protestuesit rimblidhen përpara godinës

Komentet e Fundit

  1. demo on SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  2. POPULL ME MENDËSI KRIMINALE on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Gjergj on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?