Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Disa orë nga mbarimi i oksigjenit, mbërrin roboti francez që mund ta ngrejë ‘Titanin’ në sipërfaqe
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Disa orë nga mbarimi i oksigjenit, mbërrin roboti francez që mund ta ngrejë ‘Titanin’ në sipërfaqe
BoteKryesore

Disa orë nga mbarimi i oksigjenit, mbërrin roboti francez që mund ta ngrejë ‘Titanin’ në sipërfaqe

Published: June 22, 2023
Shpërndaje

Ekipeve të shpëtimit që po kërkojnë për nëndetësen e zhdukur Titan, pranë rrënojave të Titanikut në Atlantik u kanë mbetur vetëm disa orë para se pesë personave në nëndetëse t’u mbarojë oksigjeni.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, kjo do të ndodhë sot dhe problemi kryesor është se si të shkohet në nëndetëse.

Nëndetësja Victor 6000 u dërgua për të ndihmuar në operacionin e shpëtimit pas një kërkese nga Marina e SHBA.

- Publicitet -

Victor 6000 mund të zhytet në një thellësi prej 6,000 metrash dhe mund ta ngrejë Titanin nëse ka ngecur në fundin e oqeanit.

Nga ana tjetër nëndetësja Titan ka një furnizim 96-orësh me oksigjen në rast emergjence dhe Roja Bregdetare amerikane parashikon që furnizimi me oksigjen në nëndetësen Titan do të përfundojë sot në orën 13:08.

Në nëndetëse ndodhen pesë persona: një miliarder britanik, një pilot francez i nëndetëses, një biznesmen pakistanez dhe djali i tij 19-vjeçar, si dhe drejtori ekzekutiv i kompanisë që menaxhon Titan.

Dyshohet se nëndetësja e zhdukur të dielën mbrëma, ka ngecur në rrënojat e Titanikut teksa ishte në një ekspeditë, ka ndodhur një mosfunksionim ose thjesht ka humbur kontaktin me centralin, por është ende në funksion. Por gjithashtu ka ekspertë të tjerë që i kanë shuar shpresat.

Nëndetësja zakonisht dërgon sinjale në anijen e saj mëmë çdo 15 minuta, por sinjalet nuk u morën për disa orë pas zhytjes.

Në bordin e nëndetëses ndodhen: Hamish Harding, një eksplorues dhe biznesmen britanik 58-vjeçar, i cili është kryetar i firmës së avionëve “Action Aviation”; Biznesmeni miliarder pakistanez Shahzada Daëood dhe djali i tij Suleman; Është raportuar gjerësisht se Stockton Rush, CEO i OceanGate – kompania që organizoi misionin – është në bord gjithashtu; Eksploruesi francez 73-vjeçar, Paul-Henry Nargeolet, mendohet të jetë gjithashtu në bord, sipas një postimi në Facebook nga Harding para fillimit të zhytjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Policia thërret për pyetje kompozitorin pas publikimit të videove intime
  • Veliaj kundërshton Reformën Territoriale, letër Kuvendit: Konsultohuni me qytetarët
  • Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  • Shtyhet sërish gjyqi ndaj Ilir Metës, GJKKO gjobit me 5 mijë lekë avokatët dhe pezullon afatet e paraburgimit
  • Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale

Komentet e Fundit

  1. Detari on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  2. 1 on Prokurorët kundër ndryshimeve të prezantuara dje nga Qeverisë në Kodin e Procedurës Penale
  3. MH on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  4. nastradini on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  5. Hajduteria qe po kerkon te mbetet Sekret on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?