Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dita Botërore e Bletëve, Presidenti Begaj dhe kryebashkiaku Veliaj vizitë në kopshtin “Dielli”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dita Botërore e Bletëve, Presidenti Begaj dhe kryebashkiaku Veliaj vizitë në kopshtin “Dielli”
Aktualitet

Dita Botërore e Bletëve, Presidenti Begaj dhe kryebashkiaku Veliaj vizitë në kopshtin “Dielli”

Published: May 20, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizituan sot, në Ditën Botërore të Bletëve, kopshtin “Dielli” në kryeqytet, ku zhvilluan edhe një bashkëbisedim me fëmijët dhe edukatoret e kopshtit. Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh i lumtur për transformimin e të gjitha institucioneve arsimore të Tiranës në tetë vitet e fundit, duke nënvizuar faktin se bashkia subvencionon në raportin 7 me 1 koston e kopshteve dhe çerdheve.

“Gjatë këtyre 8 viteve ne kemi transformuar 101 kopshte dhe çerdhe në Tiranë. Ushqimi gatuhet i freskët çdo ditë, po ashtu kemi futur konceptin e Reggio Emilia-s, pra të mësuarit duke luajtur me mjete rrethanore dhe produkte të ricikluara, duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat që kemi liruar nga fushata e parë e lirimit të hapësirave të kopshteve dhe çerdheve, për t’i kthyer në kënde lojërash dhe kënde mësimore. Sot jemi në një situatë ku bashkia subvencionon 7 me 1 pagesën e kopshteve dhe çerdheve. Sigurisht, ia vlen kur mendon se prindërit lirohen që të punojnë, të jenë produktivë, të fitojnë të ardhura, duke i pasur fëmijët në një mjedis të sigurt, në një situatë ku, sot kopshtet dhe çerdhet e Tiranës kanë marrë një vlerësim maksimal edhe në shkallë rajoni. Vërtet kemi ofruar një shërbim për komunitetin dhe kur më thonë ndonjëherë që merresh me çerdhe, kopshte, kënde lojërash, u them mund të jenë 20% e popullsisë, por janë 100% e të ardhmes tonë”, u shpreh Veliaj.

Në fjalën e tij, Presidenti Bajram Begaj vlerësoi metodën e re të mësimdhënies nga edukatoret, ndërsa shtoi se kur bëhet fjalë për arsimin duhet ta kuptojmë që ai nis që nga parashkollori.

- Publicitet -

“Kopshti ‘Dielli’, me ngrohtësinë e dhënë nga edukatoret, ngroh më shumë se 150 fëmijë dhe unë jam shumë i lumtur që shikoj që secili nga fëmijët është i përshtatur shumë mirë me rolin e tij, duke na treguar me detaje se çfarë duhet të bëjë dhe çfarë bën. Kjo tregon një metodë të re mësimdhënie nga edukatoret, të cilat i falenderoj për përkushtimin, angazhimin dhe gjithë devotshmërinë e tyre për këta fëmijë, të cilët janë e ardhmja jonë. Kur flasim për arsimin, duhet të kuptojmë që arsimi fillon që nga parashkollori. Nëse nuk tregojmë kujdes për arsimin parashkollor, nuk mund të kemi një të ardhme të mirë. Mendoj se këta fëmijë sot na treguan se ardhmja do të jetë shumë e mirë”, tha Begaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dhuna ndaj të miturës në Fier, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat, tjetra shtrohet në spital psikiatrik
  • 12 viktima dhe shumë të zhdukur nga zjarret në Spanjë, çfarë i shkaktoi flakët masive
  • Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  • “1 mijë raketa janë gati për t’u lëshuar nëse më vrisni”, Trump kërcënon Iranin: Do t’ju asgjesojmë plotësisht
  • Pensioni që nuk del, 27% e popullsisë në moshë pensioni drejt kufirit të varfërisë ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ministria e Arsimit po ndan bileta falas të Kany West për fëmijët e 9-vjeçares, por këngët e tij kanë përmbajtje seksuale!
  2. xxx on Pas “imazhit të ri” të PD-së, lidhje dhe hije të rënda familjare që lidhen përsëri me krimin
  3. Parku Rinia on Të blesh me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. xxx on Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Nuk ka rëndësi emri on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?