Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali i Joe Biden do të përballet me një aktakuzë të re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djali i Joe Biden do të përballet me një aktakuzë të re
AktualitetBote

Djali i Joe Biden do të përballet me një aktakuzë të re

Published: September 7, 2023
Shpërndaje

Prokurorët federalë planifikojnë t’i kërkojnë një jurie të madhe që të padisë djalin e Presidentit Joe Biden, Hunter, nga fundi i muajit shtator, raportojnë mediat e huaja.

Padia lidhet me një akuzë për posedim armësh ndërsa ai ishte përdorues droge. Hunter Biden ka qenë gjithashtu nën hetim nga prokurorët federalë për aktivitetet e tij financiare dhe tregtare.

Gjykatësi federal i Delauerit, David Weiss, i cili u emërua nga Departamenti i Drejtësisë si prokuror i posaçëm për këtë rast, iu referua një kërkese për ngritjen e aktakuzës përpara 29 shtatorit në një raport mbi statusin e çështjes, të kërkuar nga gjykatësja Maryellen Noreika.

- Publicitet -

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se një marrëveshje që mbronte Hunter Biden nga ndjekja penale për akuzën për armëmbajte pa leje duhet të jetë ende në fuqi. Ajo ishte pjesë e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë mbi akuzat për shkelje të ligjeve tatimore, që u prish gjatë një paraqitjeje në Gjykatë në korrik.

Hunter Biden u akuzua në qershor për dy krime kundërvajtëse për mospagimin e më shumë se 100 mijë dollarëve në taksa nga mbi 1.5 milionë dollarë të ardhura që kishte si në vitin 2017 ashtu edhe në 2018. Ai pritej të pranonte fajin në korrik, pasi bëri një marrëveshje me prokurorët, të cilët ishin duke planifikuar të rekomandonin një dënim me dy vjet mbikqyrje.

Marrëveshja u shpërbë gjatë seancës pasi gjykatësja Noreika, e cila u emërua nga Presidenti Donald Trump, ngriti shqetësime të shumta në lidhje me hollësitë e marrëveshjes dhe rolin e saj në procedurë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?