Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Djali i tij i kishte borxh autorit, zbardhet plagosja në Durrës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Djali i tij i kishte borxh autorit, zbardhet plagosja në Durrës
AktualitetKronike

Djali i tij i kishte borxh autorit, zbardhet plagosja në Durrës

Published: July 19, 2024
Shpërndaje

Është zbardhur plagosja me armë që ndodhi pasditen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku 31-vjeçaro Adil Hidrizi qëlloi me pistoletë 70-vjeçarin, Fadil Hunda.

Burime bëjnë me dije se shkak për plagosjen është bërë borxhi i pashlyer që kishte njëri prej djemve të të moshuarit.

Autori i dyshuar është afruar me automjetin e tij, rreth orës 19.30 pranë lokalit ku ndodhi ngjarja dhe është konfliktuar me babanë e personit që i kishte marrë borxh dhe nuk ia kthente prej kohësh.

- Publicitet -

I plagosuri si zakonisht po qëndronte në lokalin pranë shtëpisë së tij.

Më pas autori ka shkuar në automjetin e ndaluar në mes të rrugës dhe ka marrë pistoletën duke qëlluar disa herë në drejtim të Hundës, të cilin e kanë kapur dy plumba.

Një patrullë policore e shërbimeve operacionale dhe atyre Shqiponja që ndodhej në zonë ka reaguar në kohë duke ndaluar 31-vjeçarin që tentoi të largohet nga vendi i ngjarjes.

Në polici ai ka pranuar autorësinë e plagosjes dhe motivin e krimit.

Policia gjeti në brendësi të lokalit dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë, ndërsa në polici është shoqëruar edhe një 56 vjeçar, që ishte bashkë me autorin e dyshuar në momentin kur ndodhi ngjarja.

I plagosuri ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarjeje. 

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?