DITA sjell nga arkiva një shkrim të kolegut dhe akademikut të ndjerë Moikom Zeqo për atë që bashkë me Naim Frashërin janë dy poetët tanë kombëtarë.
“Por sa punë duhet – punë serioze e vërtetë për të bërë përcjelljen e librave të Fishtës tek brezat e rinj, tek të gjithë, për të bërë botimet komplete të kësaj trashëgimie, që janë Vademecum i shqiptarizmit!” – shkruan Moikomi.
Nga Moikom Zeqo (1949 – 2020)
Në katundin Fishtë në veriperëndim të Troshanit të Lezhës, lindi një djalë, që i vunë emrin Zef. Askush nuk ka mundësi të rikonstruktojë ditën e thjeshtë të lindjes së kësaj fëmije. Çdo gjë është mbuluar me mjegull, por ne sot bëjmë përpjekje, duke sforcuar përfytyrimin tonë, që të kuptojmë disi gëzimin e thjeshtë të familjes, dhe padyshim të kuptojmë diçka më tepër se kaq.
Askush nuk ka mundur të profetizonte dot, se çdo të bëhej në të ardhmen ky djalë. Është vetë historia e kombit, që mundi përfundimisht të vinte simbolet e shenjta të shqiptarizmit në mendjen dhe në shpirtin e poetit të ardhshëm kombëtar.
Fishta, pa mëdyshje, sot vlerësohet si një nga figurat më të mëdha të kulturës kombëtare. Mirëpo, duke bërë publikisht një ekzorcizëm para të gjithëve, para atyre, që e kanë dashur, por që heshtën, para atyre që në mënyrë mediokre dhe cinike e mohuan, para miqve dhe armiqve të Fishtës, që harruan thelbin e pavdekshëm të kësaj figure, atë thelb, që është i patjetërsueshëm, pavarësisht nga tërë skajimet e dyshimta politike.
Kapërcimi i situatës anatemike dhe mohuese për Fishtën përkon me demokracinë, është në vetvete një vetëdije e re për këtë kryepersonazh të letrave shqipe. Ai është lavdëruar si askush, por edhe është sharë si askush. Ai në mënyrë paradoksale është vendosur edhe në Zenit, edhe në të kundërtën e Zenitit.
Ky fat i çuditshëm i tij nuk u përcaktua aq nga letërsia dhe kultura sesa nga politika. Kundërshtarët krijuan tabu të vërteta për të. Pjesa më e madhe e tyre as nuk tentuan ta kuptonin, ose edhe ta lexonin Fishtën.
Është e nevojshme, që të ridimensionohet Fishta, të studiohet dhe të përcillen vlerat e tij tek të gjithë shqiptarët kudo në botë. Ai ka vendin e tij në panteonin e letrave shqipe. Këtë vend ai e ka patur gjithmonë, pavarësisht nga heshtja, pavarësisht nga paradoksi.
Kur Fishta aderoi në urdhrin fetar të françeskanëve u mbiquajt me emrin Gjergj. A është ky një evokim i emrit të heroit tonë kombëtar?
Fishta qe krijues i kalibrit të madh. Ai shkroi shumë dhe është mjeshtër i vërtetë i gjuhës shqipe.
Në 1908 në Kongresin e Manastirit u vendos për alfabetin, që përdorim dhe sot. Pettrota në veprën “Popolo, lingua e literature albaneze”, Palermo, 1931, faqe 335, ka thënë se diskutimi i Fishtës në Kongresin e Manastirit qe vendimtar dhe se “ai fitoi admirimin e të tërë të pranishëmve”.
Mjafton vetëm kjo veprimtari kombëtare, që emri i Fishtës të përmendej në histori. Por mohuesit e tij xhuxhë, qëllimisht i mbyllnin sytë. Sa qe gjallë vepra e Fishtës qe një nga instrumentat kryesorë të arsimit kombëtar. Fama e tij i kapërceu shpejt kufijtë e Shqipërisë. Ai u bë një emër i ndërkombëtarizuar. Dhe kjo nuk u bë me anë të marifeteve apo trukeve të dyshimta të publicitetit.
*****
Norbert Jokli, një nga albanologët më të mëdhenj, flet për Fishtën me admirim në Enciklopedinë “Grosser Brockhaues”. Një tjetër albanolog, Maksimilian Lamberci që do të botonte në gjermanisht kryeveprën e Fishtës, që në vitin 1916 shkroi në Vjenë fjalët e mëposhtme: “Koha e ardhshme do të dijë ta çmojë më mirë rëndësinë e këtij njeriu”.
E.Stranik, gjithashtu përkthyes i Fishtës në gjermanisht, më 1922 do ta krahasonte Fishtën me Tagorën.
Por, shumë të rëndësishme për mendimin eseistik shqiptar janë dy esetë e shkruara nga profesor Eqerem Çabej dhe poeti Lasgush Poradeci për Fishtën, fill mbas vdekjes së tij. Për fat të keq këto dy ese kryevepra, modele të analizave artistike dhe filologjike, nuk janë përmendur asnjëherë më pas dhe nuk janë marrë në konsideratë nga shkenca letrare shqiptare.
Ripublikimi i tyre do të ishte një ndihmesë e kualifikuar, e klasit të parë, për të kuptuar figurën e Gjergj Fishtës. Mendimet e Çabejt dhe të Poradecit janë mendime të dy kolosëve të kulturës. Ato në vetvete janë më autoritative dhe të vërteta sesa tërë analizat e cekëta apo kualifikimet e politizuara.
Gjergj Fishta është autori i “Lahutës së Malcisë”. Është e vërtetë që krijimi i një eposi në vargje mund të dukej si diçka e vonuar, madje dhe e prapambetur krahasuar me letërsinë e kultivuar apo dhe shpesh herë të sofistikuar europiane. Është gjithashtu e vërtetë se kjo kryevepër e Fishtës qëndron midis letërsisë orale dhe letërsisë profesionale.
Por Fishta qe një njeri që në mënyrë origjinale diti të bëjë një sintezë që është padyshim një nga dëshmitë më të çuditshme jo vetëm për shqiptarët por edhe në Ballkan e në Europë.
“Lahuta e Malcisë”, ka një skenar tipik homerik, në të ka arketipe të stërlashta që lidhen me rrënjë të thella të shekujve. Pse iu drejtua kësaj forme poetike Fishta? Në libra të tjerë Fishta dëshmoi që e njihte shkëlqyeshëm prozodinë e kultivuar, njihte sonetin dhe forma të tjera të poezisë europiane. Ai kishte dijeni të shumanshme stilistike, ishte njohës i klasicizmit, por pa dyshim njihte edhe letërsinë moderne që dominoi sidomos dy dekadat e para të shekullit 20-të.
Qëllimi i Fishtës kur zgjodhi formën adekuate të eposit të tij, ishte përtej aspiratave të artit, përtej vetëm faktit të një vepre të mirëfilltë letrare. Ai do të krijonte kështu një art që qëllimisht e afroi me deklamimin ose më saktë me këngët legjendare të lahutës së kombit të tij për të krijuar maksimumin e komunikimit me shqiptarët për të realizuar një gjë që rrallëkush në histori ka mundur të bëjë; vepra e tij të mësohej përmendësh edhe nga analfabetët.
Po pse qe kaq e rëndësishme kjo gjë? Kush ishte apeli imperativ, klithma e tmerrshme që shungullonte horizontet e kohës?
Për të kuptuar mesazhin e Gjergj Fishtës duhet kuptuar një mesazh akoma më i vjetër, absolutisht një nga mesazhet më të mëdha dhe më të gjatë të kohërave për shqiptarët. Ky mesazh buronte që në kohërat antike, atëherë kur vërshimi i fiseve sllave asimiloi shumë gjëra dhe në kundërpërgjigje populli krijoi Eposin e Veriut, një nga monumentet më hijerëndë dhe të pushtetshëm për imagjinatën dhe vetëdijen e brezave.
Asnjë popull nuk e ka patur si populli ynë rrezikun dhe mundësinë e zhdukjes totale. Është e vërtetë që shqiptarët mbijetuan, por është aq e vërtetë që ata nuk mbijetuan rastësisht. Apeli i mbijetesës u trashëgua nga Eposi i Veriut i kreshnikëve tek epika fishtjane. U bë kështu si të thuash një lloj edicioni i dytë, por tashmë nga një poet i vetëm, i cili ka origjinalitetin e tij dhe i popullarizoi bëmat e shqiptarëve me një varg më të kapshëm: siç ishte vargu tetërrokësh.
***
Fishta e shkroi të tërë “Lahutën e Malcisë” edhe për t’iu kundërvënë vitit 1913 që bëri ndarjen fatale të kombit. Për vitin 1913 ka protesta, dokumente, letra, artikuj të atdhetarëve, të cilët nuk pranuan asnjëherë këtë padrejtësi. Por duhej një vepër unike, duhej më saktë një kryevepër për t’iu kundërvënë kësaj ndarjeje.
Fishta është i vetmi në historinë e letërsisë shqipe që e bëri këtë gjë në llojin e vet, sipas mendësisë shqiptare. Dhe për të mos mbetur veprat dhe vargjet një relike bibliotekash e formësoi qëllimisht me atë prozodi që ishte më e kapshme, më popullorja duke bërë të mundur që të ishte çdo shqiptar pjesëtar një koautor në veprën fishtjane.
Këtu është sekreti pse mbijetoi Fishta!
Këtu është thelbi i tij kombëtar i cili qëndron përtej jetës së tij politike, përtej jetës së tij letrare apo dhe fetare. Dhe njëkohësisht ky pikëshikim bën të mundur që të shpjegohen edhe jetët e tjera të poetit.
Me të drejtë një dijetar bashkëkohës, veprën e Fishtës e quajti “Syri ciklopik i vetëdijes së kombit”. Nga kjo pikëpamje ajo është sot më aktuale se kurrë. Madje, ajo përjeton një aktualitet të shumëfishuar, shumëherë më të fuqishëm sepse është në sfondin plot ankth të emergjencës historike, kur të gjithë shqiptarët kudo në botë presin nga Konferenca e Hagës një zgjidhje të denjë për Europën e emancipuar dhe të kulturuar të këtij fundshekulli.
Orët e maleve që kanë kaq shumë vend dhe lëvizje në vargjet e Fishtës janë valkiret alpine të shqiptarizmit. Vargu i Fishtës ka vërtet diçka oshëtuese, ai është vagnerian, ai është plot besim për kombin.
Karakteristik është pseudonimi i poetit Gegë Toska, i mbushur nga nënkuptimet dhe mbikuptimet e unitetit të kombit.
Ai u drejtohet figurave të mëdha të kujtesës kombëtare; “Surgite mortui”, (Ngrihuni të vdekur).
Në pikëpamje etike vepra e Fishtës është edhe një lloj dualizmi zarathustrian i së Mirës dhe së Keqes, ku me të Mirën kuptohet Liria e shqiptarit dhe me të Keqen mohimi i kësaj Lirie.
Substanca etnike është guri filozofal i Fishtës me të cilin ai transformon fjalët dhe metaforat e tij në qenie të vërteta të përjetshme të imagjinatës dhe të historisë. Për Fishtën illyrika gens metamorfizohet nga albanica gens dhe këtu mund të gjendet i tërë universi i tij.
*****
Latinët thonin: “Poeta nacitur” poeti lind. Është e vërtetë që Fishta është një poet që nuk mund të përsëdytet më. Ai sot më shumë se kurrë duhet të vendoset drejt dhe saktë në raportet midis shkrimtarëve dhe krijuesve të tjerë të mëdhenj të gjuhës shqipe.
Një kult i ri i tij është absolutisht i panevojshëm madje dhe i dëmshëm.
Ai kërkon të vihet në atë vend që i takon me meritë dhe jo më shumë. Ai është nga ata krijues që i mjaftojnë vetvetes. Një kult i ri do të ishte pasojë e një politizimi të ri ashtu siç qe mohimi i tij pasojë e një politizimi absurd që tashmë duhet ta quajmë përfundimisht të kapërcyer. Nga ana tjetër edhe një lloj skepticizmi i ri do të qe gjithashtu një retrograd politizues. Poeti qëndron si monument në truallin e vet se ashtu siç është shprehur Lasgushi i madh se Gjergj Fishta është “shkëmb i tokës dhe shkëmb i shpirtit shqiptar”.
Po sa punë duhet – punë serioze e vërtetë për të bërë përcjelljen e librave të Fishtës tek brezat e rinj, tek të gjithë, për të bërë botimet komplete të kësaj trashëgimie, që janë Vademecum i shqiptarizmit!
***
Botuar në DITA në qershor 2018

Ky shkrim duhet te jete hedhur ne gazete nga Islami.
Nga biblioteka e gjyshit,,i vetmi liber qe nuk dhashe kurrkujt ishte Lahuta e Fishtes,,origjinali i 1937.Bera mire.
Jam habite,,se kur erdhi tezja e nje emigranti prej Gucie,,duhet te kete qene aty nga 78,.Ajo recitonte permendesh Lahuten,,si Rapsodite e Kreshnikeve.Prandaj mbijetoi Fishta.Keta LETRARET E PROLETARIOATIT DO TA KISHIN VARROSUR.
Fishten e ruajti populli i Bjeshkeve te Namuna.
Mua me neverisin hypokritet dhe hypokrizite.
të dilka gjumi shpejt o demo.
që në orën 5 e çerek të mëngjesit ke komentuar.
bravo vllai.
si thua ti?
e ruajti populli?
ik shko ku të duash nëpër shkolla e po e njohu njeri gjergj fishtën bravo.
jo për gjë po i ka kaluar koha.
ato shkrimet e tij tani janë pa vlerë.
ai thotë mallkuar bijtë shqiptarë që gjuhën shqipe nuk ua mësojnë bijve të tyre kur kjo gjë ësht tepër aktuale në ditët e sotme.
plus pozicioni i tij fetar nuk e favorizon atë.
sepse kishat psh financoheshin dhe priftërinjtë rronin mirë madje edhe me verë krahasuar me popullin asaj kohe 90 % analfabet dhe që skishte çtë hante
Ka te drejte Fishta. Shqiptaret jane te vetmit bastarde nder gjithe kombet qe nuk u flasin femijeve gjuhen e tyre. E quajne me te qyteteruar te flasin gjuhen e huaj. Nuk ka latine, arabe, greke, dhe kineze qe te mos flasin gjuhen e tyre me femijet. Vetem qipot flasin anglisht, italisht, frengjisht, pordhisht..
Popole me kuluturor te gjere
Pikpyetje plus, e paske mendjen te e ngrena. Akoma nuk t’eshte mbushur plenci me kuzhinen anti-Shqiptare te enverizmit serbo-grek? Fishta eshte kollos i Rilindjes se vertete Shqiptare, i pa-krahasueshem.
po afrohet pleqeria si qen i qete-shkruan Naim Frasheri,prandaj na del gjumi heret,?+.
Une kam shkruar,qe Fishten e ruajti populli i Bjeshkeve te Namuna,,por ky popull poshte Drinit,ky as e ka njohur ndonjehere,,Sot e kane mendjen te tallavate,Wiski,droga,euro,.Edhe Rinia e Kosoves e para 90 qe ruajti Fishten sot jane minorance,.Shumica jane me koke ne xhami.Plav e Guci sot flasin serbisht,.Tuz e Malsi jane ne Amerike,,Martin Shkreli,qen i dollarit,qindfishoi cmimet e ilaceve ne Amerike,,
Bashkim Ulaj,ster sternip i Curr Ulajt eshte xhambazi i Unazes..
Ke t`Banat e Curr Ulajt-ka nje kenge Fishta ne Lahute.Sternipat e Herojve te Lahutes sot jane qent e lekut,ne Amerike,as u bie nder mend per troje te Pareve,kurse sternipat e Knjaz Nikolles jane edhe me agresive se stergjyshet.
o sal shkapërdhata
siç ha ti ha edhe un
alergjik ndaj ndonjë ushqimi sjam.
por varet çfar të pëlqen të hash ose të lexosh.
pallavrat shoviniste kishtare em zota imagjinarë e kisha mbretëri unë i urrej sepse e di që feja ësht opiumi i popujve.
megjithatë ti konsideroje si kollos të rilindjes a ku ta di unë për mua është përçarës fetar dhe kombëtar.
shkrimet e tij kanë vlera po të çlirohen nga shovinizmi dhe feja.
fishta e priti krahëhapur fashizmin në shqipëri
Ne vitet 70 te shekullit qe shkoi, kisha filuar ta pershkruaja me dore, sepse duhej kthyer libri qe ta lexonin te tjere, e timin s’mund ta kisha…
ah dreq.
rrinte kot sigurimi.
librat qarkullonin dor më dor dhe sigurimi hante mut.
keq për të kapur armiq imagjinar
Dita, Rama e quajti Lahuta e Serbise dhe e QIperise
Pyesni Kumbaron, se ajo e beri Deklaraten ne Unesco
Na e bene kete Fishten si perendin ! Nje cope prift qe nuk i kuptohet as fjala qe shkruan.
E cuditshme qe keto supperlativa i shkruan Moikomi, qe dhe vete ka bere poezi.
Nuk e kam lexuar kurre deri ne fund “Lahuten” ,aq here sa e kam filluar ta lexoj po aq here e kam lene ne mes. Me eshte dukur gjithmone e merzitshme dhe me ka munguar durimi ta shpie deri ne fund .Megjithese nuk eshte e nevojshme te pish gjithe detin per te marre vesh se eshte i kripur. Fishta ishte shume i vonuar kur publikoi pjesen kryesore te “Lahutes”, 3/4 e saj, (vetem 1/4 ishte botuar me 1914) ne mes te viteve ’30. Asokohe misioni rilindas kishte marre fund,ishte bere histori. Kombi shqiptar kishte te tjera probleme , pikerisht ato qe trajton Migjeni, ceshtjet sociale. Ne kete pikpamje utilitare ‘Lahuta” nuk jepte ndonje fare ndihmese lexuesit shqiptar, as sillte ndonje ide te re. E shkruar me nje gjuhe arkaike te veshtire jo vetem per jugoret por edhe per vete verioret ne nje mjedis analfabetizmi teper te rende ,ishte pothuaj e pamundur te krijonte nje komunikim masiv duke mbetur e njohur vetem ne nje rreth te ngushte elitar. Ta dish permendesh nuk do te thote patjeter se ke kuptuar gje, perkundrazi . Tipike per “Lahuten “ eshte se u pompua jashte cdo mase ne kohen e botimit mesa duket te sugjestionuar nga autoriteti i Fishtes dhe propangaduar gjeresisht edhe per shkak te relatave mjaft te mira te tij me rregjimet e kohes. Shkruan pozitivisht edhe emra te rendesishem ose qe me pas do te beheshin te rendesishem si Lambertz, Cabej , Lasgushi. Por ata ose e vleresonin “Lahuten”ne pikpamje te tjera joletrare ose ishin te dobta e me teper tingellojne si tribut ndaj mikut te tyre .Sidoqofte ne nivel popullor qysh atehere e deri me sot per “Lahuten” flitet si per nje veper te madhe por pa e lexuar aspak.U krijua nje mit , i cili per ironi u perforcua me tej nga mohimi teresor qe i beri Fishtes rregjimi komunist..Kurse sot “Lahuta”dhe Fishta vete perdoren si mjete ideologjike e aspak letrare duke e mbajtur mitin gjalle.Ne pikpamje letrare “Lahuta”eshte nje fare imitimi i dobet i folklorit verior (Kadare ka shkruar per kete tipar te Fishtes, dhe ka pasur te drejte, gaboi kur u perpoq t’i koregjonte). Asgjekundi tek “Lahuta” nuk gjen vargje tronditese si “shume po shndrit ky diell por pak po ngroh” nga eposi I kreshnikeve .Mesa duket Fishta synonte nje veper stermadhe , punoi shume vite dhe shkroi rreth 15000 vargje por talenti I tij ishte i pamjaftueshem per ide te tilla maniake.(Vetem Lope da Vega mund ta rivalizoje me 2000 dramat e tij qe I shkruante drejt e ne shtypshkronje).
Ja nje pasazh nga Lahuta:
Hej, moj Zanë,ty t’kjosha true,
si s’po t’bjen ndër mend për mue,
punë të hershme me m’kumtue,
kangë e valle me m’fillue;
por më rrin tue fluturue
mollë më mollë e ftue në ftue
me ato shoqe tue këndue,
me ato shoqe tue vallzue,
tue vallzue, moj, tue lodrue.
Per nga ajo qe do te shprehe ketu eshte e ngjashme me keto dy vargje te Gavril Dares( I riu):
Mori bil’ , bil’ e lales,/Pse me sjell nde mon e shkuom.
Por Dara mjaftohet me dy vargje, Fishta i bymon ne 10. Me te tilla inerte eshte mbushur tej e mbane “Lahuta” dhe doemos tensioni dhe arti cenohen rende.
Keshtu ne pikpamje artistike Fishta ka ngritur nje keshtjelle homerike por prej qerpici.Nuk eshte aspak e rralle qe ne shoqeri te pazhvilluara kulturalisht te ngrihen ne piedestal cilesi te dores se dyte aspak te qenesishme ( dimensionet qiklopike) ne dem te atyre thelbesore(vlerave artistike).Per vitet ’30 mund te gjenden gjithsesi justikime, por sot pas gjithe asaj letersie cilesore qe kemi eshte e palejueshme..Kadare ka te drejte kur shkruan se Fishta rrezikonte te shndrrohej ne nje rrase varri per letersine shqiptare. Moikomi shmanget krahasimit sepse e do Fishten ne majen me te larte por krahasimi i autoreve, i rrymave letrare, eshte i domosdoshem per te motivuar vlerat artistike,per ta shpene letersine perpara.E dua Nolin aq sa s’thuhet por nuk guxoj ta krahasoj me Migjenin as nga vlerat qytetare as nga ato artistike.Koha e provoi qe rruga qe duhej te ndiqte letersia shqiptare ishte ajo qe hapi Migjeni.E gjithe letersia shqipe e pasluftes eshte postmigjeniane.Letersia shqiptare nuk pasoi Fishten vec ndonje vepre te vecante (K.Jakova me Heronjte e Vigut,ndofta LL.Siliqi me Mesuesi) jo sepse nuk mundte por sepse ajo rruge , e Fishtes, ishte e tejkaluar, pa te ardhme, jashtekohe,e prapambetur.
Eshte e kote te me ngarkoni me faj se kam mllef, se sulmoj Fishten.Thjesht une nuk e pelqej,e quaj nje letersi pa vlera te vecanta dhe sigurisht aspak te denje per ato ditirambe qe i ngrihen patologjikisht, perfshire ketu cuditerisht edhe Moikomin. .Sigurisht secili ka shijet e veta , askujt nuk i ndalohet t’i kete, as t’i ndryshoje po nuk deshi vete, por c’shije jane ato qe nuk e shpjegojne dot te bukuren,qe nuk e mbrojne dot. E bukura po nuk u kuptua nuk mund te jete e bukur. Ne shoqerine e sotme te semure shqiptare letersia mund te jete mjeti me i efektshem per te dhene diagnozen,per te bere epikrizen,per te parashikuar prognozen, per te dhene kuren. Eshte nje kohe migjeniane dhe letersise shqiptare i duhen Migjene te rinj.Ne permbajtje dhe ne forme.Mjaft me me melodrama.me sentimentalizma, me snobizma,me vulgaritete,me anakronizma.Mjaft me me klane.Eshte kohe e humbur…”Lejeni plakun ne shejtnine e tij “-sic thoshte Migjeni. Kjo qe shkruan Moikomi nuk eshte biografi letrare, eshte hagjiografi. Me vjen keq, po nuk eshte hera e vetme qe Moikomi kuturiset ne nivele te tilla. Jepet pas nje ideje, nje trilli dhe mbetet peng duke humbur realitetin dhe cilesine bashke.
O none, ti, vetem ti, shkruaj nja 10 faqe komente e kritika per Fishten, por Fishtes, Poetit, mos i jep te drejten e poezise me shume fjale.
Fishta, sipas teje, duhet ta kish bere poemen vetem me nje fjale.
“Poeme”
Kjo po, qe do ishte poeme shume e bukur, pa sentimentalizma dhe melodrama.
Do duhej nje idiot si puna jote ti jepte “poemes” nje shpjegim te zgjatur, si komenti jot.
Ate, do ta mbanim per vlere te vertete
Cope debile
pse mundohesh kaq shume te na mbushesh mendjen qe je nje cope injoranti? E dime prej kohesh…
o cope kellire, nuk jam munduar aq shume jo.. dy tre fraza te kam lexuar, dhe me mjafton te shikoj copen e dhiares dhe te kakerdhise
@ nona, lexova komentin tuaj dhe flm.
LIKE!! (si ne fb, dmth ‘pelqej’)
NONA Kam pershtypjen qe je nje mesuese Letersie.Kenget e Lahutes zune te shkruhen ne 1907 dhe Permbledhja e plote u botua ne 1937.Te gjitha lulet ne bahce nuk jane karajfila.Sipas shijes sejcili viziton lulen qe do.Une shkoj tek zambaku i bjeshkeve Gjergj Fishta.Aty e kam gidane.
Me ato,qe ke nxene ti nga:”Organizata e Partise dhe Letersia Partise,Forma djhe Permbajtja ne Veprat Letrare'”Une kam neveri.
Po mire o demo dermani kujt i plasi se ku e paske ti gidane apo neverine ??
Nese do te debatosh me mua , leri keto piruetat me org partie dhe behu burre e sill kunderargumentat e tua , perdryshe shko gris…
Po rri urte se nuk je per keto pune ti dhe mos me bej ta hap thesin fare..
.Ja psh. nje bonus per ty:
Gjeje kush ka kopjuar, Fishta Bajronin apo Bajroni Fishten?
Fishta ,( I debuemi):
_
Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.
Bajroni , (Cajld Harold):
_
O lamtumire atdheu im,
po zhduket dalngadale,
gjemon stuhia me terbim
cacrri kercet mbi vale..
–
(Me siguri do thuash Bajroni ka kopjuar meqe e ka shkruar para Fishtes….)
Po mire o demo dermani kujt i plasi se ku e paske ti gidane apo neverine ??
Nese do te debatosh me mua , leri keto piruetat me org partie dhe behu burre e sill kunderargumentat e tua , perdryshe shko gris…
Po rri urte se nuk je per keto pune ti dhe mos me bej ta hap thesin fare..
.Ja psh. nje bonus per ty:
Gjeje kush ka kopjuar, Fishta Bajronin apo Bajroni Fishten?
Fishta ,( I debuemi):
_
Lamtumire vëndet e mija,
Që po m’zhdukeni dalngadalë
Gjëmon Deti ushton duhija
Lkundet varka vale mbi vale.
Bajroni , (Cajld Harold):
_
O lamtumire atdheu im,
po zhduket dalngadale,
gjemon stuhia me terbim
cacrri kercet mbi vale..
–
(Me siguri do thuash Bajroni ka kopjuar meqe e ka shkruar para Fishtes….)
E shikon ca thote oooo demo?
“demo dermani, kujt i plasi”
Nuk e kupton qe eshte cope kellire fshatare dhiare e mbaruar?
Ti i thua mesuese Letersie
Je ne metro, o demo?!
c’keni ore qe hidheni perpjete, me gjuhen tuaj po ju drejtohem se gjuhen time ju nuk e kuptoni dot..
oj keta , edhe dhi e zgjebosur , edhe bishtin perpjete
Të verteta që nuk duhen harruar:
-“…Ne kemi patur një poet shovinist një farë Padër Gjergj Fishta, por atë ne e kemi flakur në koshin e plehrave.” (Kadare: TVSH, në Prill 1981. G.Medolli: “B.Kombit”, 1.12.94)
-Në maj 1990 në shtëpinë e tij, e pyeta Kadarenë se si është e mundur që ju keni shkruar në mënyrë të tillë për Fishtën, dhe ai m’u përgjegj: Duke e sharë, unë e kam mbajtur gjallë Fishtën, se nëse nuk do shkruanim fare për të, ai do të ishte harruar!!… . (Ilir Demalija, interv. Gaz. ‘Panorama’, 22.5.2018)