Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
AktualitetShendetesi

Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve

Published: August 1, 2026
Shpërndaje

Shërbimi i dializës në 5 spitalet rajonale si dhe ai i check up-t për popullatën e gjerë do të kryhen nga Operatori i Shërbimeve të Sterilizimit.

Përmes një vendimi të posaçëm, qeveria ka ndryshuar emrin e kësaj shoqërie, e cila këtej e tutje do të quhet Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore si dhe do të ofrojë përveç shërbimit të sterilizimit, edhe ato të kontrollit bazë mjekësor dhe hemodializën.

“Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore”, sh.a, me kapital 100% shtetëror, krijohet për ofrimin e shërbimeve të integruara të sterilizimit, organizimin, administrimin dhe ofrimin e shërbimeve të Programit Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, si dhe ofrimin e shërbimit të hemodializës në 5 (pesë) qendrat pranë spitaleve Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Korçë,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Të dy këto shërbime, ai i kontrollit mjekësor bazë dhe ai i hemodializës aktualisht ofrohen nga dy kompani konçesionare, përkatësisht 3P life dhe Evita.

- Publicitet -

“OSHISH, sh.a., ofron shërbimet e mësipërme, pas përfundimit të afatit të kontratave përkatëse të koncesionit/partneritetit publik privat për kontrollin mjekësor bazë dhe për ofrimin e shërbimit të hemodializës,” thotë vendimi i qeverisë.

Sipas tij, shoqëria aksionare OSHISH, sh.a., financohet nga të ardhurat e gjeneruara nga ofrimi i shërbimeve publike të integruara të sterilizimit.

Për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të Programit Kombëtar të Kontrollit Mjekësor Bazë, si dhe ofrimin e shërbimit të hemodializës, OSHISH, sh.a., si dhënës shërbimi i licencuar, financohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor. / Kapitali

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Aldrin says:
    August 1, 2026 at 12:51 pm

    Sherbimet ofrohen nga kompanite e Rames, me parate e popullit shqiptar.
    Sherbimet ekzistojne, dhe kryhen cdo dite.
    Parate do mblidhen nga koncesionaret e Rames.
    Dmth, grabitje ne dite me diell, dhe ne menyre brutale e popullit shqiptar, grabitje qe behet pa ju dridhur syri dhe dora..
    Te lumte Ramut
    E ke fituar betejen me kete popull budalla

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Vrasja e Santiago Malkos, Apeli dënon me 28 vite burg autorin
  • A rrezikojnë dosjet e SPAK? Në Itali u përjashtua Sky ECC, eksperti i 34 pafajësive vjen në Tiranë
  • Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, SPAK jep pretencën për 10 të akuzuarit
  • VIDEO: NASA zbulon tingujt e yjeve që sapo lindin në hapësirë
  • Spiropali sfidon Ramën: Të hapet gara për kreun e PS-së pas 17 vitesh

Komentet e Fundit

  1. Pensionisti on Korrupsioni dhe kostoja e jetesës
  2. anti25642654censurë on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. Më ppërpara bashkimi kombëtar on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit
  4. Rilindja e Lenka Cukove on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  5. realisti on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?