Në shtatorin e kaluar, Shqipëria prezantoi të parën “ministre me inteligjencë artificiale” në botë. Diella ishte një chatbot të cilit i është dhënë statusi i një ministreje. Mandati i saj, njoftoi kryeministri Edi Rama, ishte të garantonte që “tenderat publikë do të jenë 100 për qind të lirë nga korrupsioni”.
“Unë nuk kam ambicie apo interesa personale,” u tha deputetëve avatari me inteligjencë artificiale, i veshur me kostum tradicional, në fjalimin e saj të parë në parlament.
“Unë kam vetëm të dhëna, një etje për dije dhe algoritme të përkushtuara për t’u shërbyer qytetarëve…”
Por informacioni i prodhuar nga inteligjenca artificiale nuk është në mënyrë të natyrshme neutral dhe deri tani ka pasur pak transparencë mbi mënyrën se si do të përdoret kjo teknologji.
Këto shqetësime janë shtuar edhe më shumë pas hetimeve të SPAK-ut që flasin për korrupsion brenda vetë agjencisë që krijoi chatbot-in. Sipas prokurorëve, drejtuesit e agjencisë qeveritare që zhvilloi Diellën, Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), kanë manipuluar tendera duke vepruar si grup.kriminal, i cili ka përfituar dhjetëra miliona euro nga paraja publike.
Dy pronarë të kompanive të teknologjisë së informacionit, njëri prej të cilëve u arrestua në Francë muajin e kaluar, ku u zbulua se zotëronte edhe një kështjellë, janë akuzuar gjithashtu për organizimin dhe bashkëpunimin në këtë skemë.
Ndërkohë, zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës është pezulluar nga detyra, ndërsa hetohet për dyshimet se ka mbuluar ose ka bashkëpunuar me aktivitetet e paligjshme të grupit.
Në total, autoritetet urdhëruan sekuestrimin e pasurive, përfshirë pasuri të paluajtshme, automjete, llogari bankare dhe para të gatshme, me vlerë mbi 40 milionë euro, të lidhura me këtë skemë, si pjesë e hetimit në vazhdim.
Zhvillimi i Diellës nuk ishte një nga tenderat e përfshirë në skemën e dyshuar të korrupsionit. Megjithatë, zbulimi se korrupsioni ka prekur nivelet më të larta të agjencisë që e krijoi atë ka shtuar dyshimet mbi aftësinë e kësaj teknologjie për të luftuar këtë plagë.
“Edhe inteligjenca artificiale më e sofistikuar është po aq e mirë sa njerëzit që e ndërtojnë dhe e mirëmbajnë”, tha për OCCRP Erjon Curraj, ekspert i transformimit digjital në Qendrën SCiDEV, një organizatë kërkimore dhe studimore me bazë në Tiranë.
“Kush i fut të dhënat dhe kush verifikon integritetin e tyre? Njerëzit që mirëmbajnë një sistem të tillë mund ta ushqejnë dhe ta zhvillojnë atë, ose ta lënë të degradojë ngadalë, pa u vënë re.”
Bojan Perkov i Fondacionit SHARE, i fokusuar te të drejtat digjitale në Ballkanin Perëndimor, paralajmëroi gjithashtu se pastrimi i shtetit nga korrupsioni “nuk mund të arrihet me asnjë lloj teknologjie ‘magjike’ dhe veçanërisht jo me mjete të inteligjencës artificiale”.
Njoftimet e bujshme për përdorime të reja të teknologjisë “shpesh përdoren për publicitetin e politikanëve”, në vend që të jenë pjesë e një plani strategjik që synon “përfitime afatgjata për një shoqëri”, shtoi ai.
“Zhdukja” e ryshfetit
Diella u lançua për herë të parë si chatbot në janar të vitit 2025, me qëllimin për të pastruar burokracinë shqiptare dhe për të ndihmuar qytetarët të navigonin portalin qeveritar e-Albania, ku ata mund të aksesonin gjithçka, nga certifikatat e lindjes deri te pensionet.
Disa shqiptarë të aftë me teknologjinë i kanë gjetur të dobishme shërbimet e saj.
Klodisa Përnezha, një infermiere 26-vjeçare që jeton në Tiranë, tha se chatbot-i në portalin online ia ka bërë punën më të shpejtë, më efikase dhe më të organizuar.
“Nuk kam më nevojë të pres në radhë në institucione apo të humbas kohë duke shfletuar personalisht për çdo dokument,” tha ajo. “Shumica e shërbimeve tani përfundojnë online, nga shtëpia ose edhe përmes telefonit tim.”
Platforma e-Albania ka sjellë përfitime të qarta edhe për pacientët e saj, tha ajo, duke reduktuar stresin dhe duke minimizuar vonesat.
Por, me 95 për qind të shërbimeve qeveritare që tani ofrohen ekskluzivisht online, shumica has.vështirësi për ta përdorur vetë ndihmën e Diellës. Kjo ka sjellë shfaqjen e një industrie të vogël ndërmjetësish, të cilët kanë hapur zyra rreth Tiranës për t’i ndihmuar klientët të përdorin portalin kundrejt një pagese.
Disa e shohin këtë shërbim si një formalizim të shtrenjtë të sistemit të vjetër, ku tradicionalisht i jepej një nëpunësi lokal administrativ një rryshfet për të përshpejtuar marrjen e një certifikate familjare apo një dokumenti pronësie.
“Përpara e dije kujt t’ia jepje 2,000 lekëshin dhe e merrje shërbimin. Tani e jep pa falënderim. Është e detyrueshme,” tha Bajram Hasxhepa, 66 vjeç, i cili vuan nga diabeti dhe ka humbur pjesën e poshtme të këmbëve 13 vite më parë.

Për Hasxhepën, shteti digjital “pa probleme” duket kështu:
Ai shtyn karrocën e tij 600 metra përgjatë rrugës deri te një dyqan kancelarie që funksionon edhe si pikë private interneti, vetëm për të printuar një certifikatë familjare.
Dyqani nuk ka rampë për karrige me rrota, ndaj ai detyrohet të ulet jashtë në trotuar, duke bërtitur të dhënat e tij personale përmes zhurmës së trafikut drejt një punonjësi të ri brenda dyqanit dhe duke paguar rreth 10,000 lekë (123 dollarë) si “tarifë aplikimi” për një dokument që shteti thotë se është falas.
Edhe për pensionisten Sadete Suta, e cila ka kaluar vitin e fundit duke paguar ndërmjetës për të komunikuar me Diellën në mënyrë që të sigurojë pensionin e saj, shakaja e Ramës së fundmi se “Diella është shtatzanë dhe do.lindi mbi 80 fëmijë” nuk pati të njëjtin efekt.
“Do t’i çojmë ca petulla,” tha ajo me ironi, duke iu referuar traditës lokale për t’u dërguar ushqime të veçanta nënave të reja.
Po kush do të mbajë përgjegjësi për vendimet e Diellës? Kjo çështje e cila është ngritur si pjesë e një ankese të depozituar në Gjykatën Kushtetuese, mbetet e paqartë.
—-
Autorja Lindita Çela është gazetare shqiptare, pjesë e OCCRP një nga organizatat më të mëdha të gazetarisë investigative në botë. Shkrimi është publikuar në DITA me shkurtime nga Shteg

Organizata Kriminale AKSHI ,krijoi nje model te pandyre,te delire,magjike,,aq sa Beqo Beqiri n`tajare dhe Ergys Agasi me Linda Kercanaren. Per koke te Dielles o Rame,,Na ke habit fare.
Ate krijesen tjeter magjike te burgaxhijve,princeshen e burgjeve sara Millen mos e lere rezerve,por aktivizoje ne tendera,koncesione,PPP,se e ngordhe te shkreten,eshte tretur e dobesuar,po luan mendsh neper studio.
KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR DIELLËN? Pyetje interesante. Rama përherë ka thënë që përgjegjësia është personale dhe se ai nuk mban përgjegjësi për askënd. Le ta krahasojmë Diellën me diçka të ngjashme në Itali.
Më 21 qershor 2026, kryebashkiaku Danilo Rapetti nxori dekretin për përfshirjen e Eva Statiella në Giunta-n e Acqui Terme. Por formulimi është shumë i kujdesshëm: Eva përshkruhet si “componente digitale consultivo, non umano, non assessoriale e non deliberante”, pra: komponent dixhital; jo njerëzor; jo assessore në kuptimin juridik; jo vendimmarrës. Kjo është pikërisht pika kyçe. Eva nuk është në të njëjtën pozitë juridike me Diellën. Madje, Eva nuk është fare “këshilltare bashkiake” në kuptimin teknik; ajo është një komponente dixhitale konsultative e Giunta-s, dhe vetë dekreti i kryebashkiakut e përjashton nga statusi normal i një assessore. Pra, Eva nuk ka një status juridik si person. Ajo nuk është person fizik, nuk ka të drejta apo detyrime personale, nuk mban përgjegjësi administrative dhe nuk mund të votojë apo të marrë vendime të Giunta-s. Është më afër një “këshilltari/consulente dixhitale të integruar në procesin e punës së Giunta-s”, sesa një zyrtareje të vërtetë.
Pse nuk e kanë quajtur thjesht “assessore AI”?
Sepse këtu hyn ligji italian. Ligji bazë për pushtetin vendor në Itali, TUEL – D.lgs. 267/2000, thotë në nenin 47 se, në komunat me më shumë se 15 mijë banorë, “assessori” emërohen nga kryebashkiaku “fra i cittadini” që plotësojnë kushtet për kandidueshmëri, zgjedhshmëri dhe pajtueshmëri për postin e këshilltarit. Acqui Terme ka rreth 19 mijë banorë. Kështu që një AI nuk mund të futet thjesht në listën e assessori-ve duke thënë: “Ky është një person virtual”. Dhe pikërisht këtë duket se ka shmangur Rapetti. Ai nuk e ka emëruar juridikisht Evën si assessore. Ka krijuar një kategori të re, konsultative, me një dekret të kryebashkiakut. “Eva Statiella është një komponent dixhital konsultativ i Giunta-s së Acqui Terme-s, i krijuar me Inteligjencë Artificiale, por pa statusin juridik të një assessoreje.” Kushtetuta shqiptare thotë në nenin 95 se Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Neni 98 përcakton se ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti me propozim të Kryeministrit, ndërsa neni 99 parashikon betimin e Kryeministrit, zëvendëskryeministrit dhe ministrave.
Pra, nëse pyetja është: “A e parashikon Kushtetuta shqiptare një AI si ministër?” Përgjigjja është jo. Qeveria shqiptare megjithatë e ka futur Diellën në arkitekturën e qeverisë si “ministre virtuale”. Madje njoftimi zyrtar për qeverinë e re thotë se Kryeministri Edi Rama “ushtron përgjegjësitë për ngritjen dhe funksionimin e ministrit virtual të inteligjencës artificiale Diella”. Eva është në një farë mënyre një version shumë më “juridikisht të sigurt” të idesë së Diellës. Italia ka thënë në thelb: “Nuk po emërojmë një AI si zyrtare. Po fusim një entitet dixhital në procesin konsultativ të Giunta-s.” Ndërsa Shqipëria ka bërë diçka shumë më të guximshme në nivel formal:
“Kjo është ministrja virtuale.”
Në Itali, një assessore normal ka pushtet politik, sepse merr delega dhe merr pjesë në Giunta. Faqja zyrtare e Acqui Terme-s e tregon këtë shumë qartë për assessori njerëzorë: ata figurojnë si “Assessore (esterno al consiglio)”, kanë mandat politik, delega dhe dokumente zyrtare të emërimit. Eva nuk është në atë kategori. Eva nuk ka personalitet juridik dhe nuk është mbajtëse e një funksioni politik të zgjedhur apo të emëruar. Ajo është një sistem/entitet dixhital i përdorur nga administrata lokale, të cilit kryebashkiaku i ka dhënë një rol institucional konsultativ, përmes dekretit të tij. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për përgjegjësinë: Nëse Eva jep një opinion të gabuar për një qytetar, një dokument, një politikë sociale apo një çështje administrative, nuk mund të padisësh “Evën”, nuk mund ta shkarkosh për neglizhencë, nuk mund ta çosh në gjykatë dhe nuk mund t’i kërkosh asaj përgjegjësi administrative. Përgjegjësia duhet të bjerë mbi njerëzit dhe institucionin që e kanë vendosur, programuar, kontrolluar dhe përdorur sistemin.
Pra, a mund të thuhet se Italia “kopjoi Diellën”? Teknologjikisht dhe konceptualisht, ka një ngjashmëri. Por, juridikisht, jo. Diella është precedent më radikal sepse pretendon një pozicion qeveritar. Shqipëria eksperimentoi duke i dhënë AI-së një titull qeveritar; Italia po eksperimenton duke i dhënë AI-së një rol institucional pa i dhënë status juridik.
ligjet ‘progresive’ te Edvin rruspie Rames na kan kthyer pas ne kohen e zogollit
Doli qe edhe “Diella e humanizuar” nga nje portret aktoreje, nuk ishte dakord me metoden dixhitale te agjencise fantazem. Faktikisht agjencia fantazem ose e informacionit digjital, nuk ishte gje tjeter vecse kompania celulare ONE, vazhdimesia telegrafike e amc qe ideoi skemat bitcoin, krypto per te ndihmuar ” bashkegjenitalet atdhetare”, te ndertonin lagjet e ” trashegimise se tyre historike” ne nje cope torte te Shqiperise. Doli qe agjencia e vazhdoi udhen e saj te dixhitalizimit, perseri, me ndihmesen per ” bashkerrugoret” bullgare per te realizuar rruget e tyre qe te gjitha, per fatkeqesine e gabimit ne algoritem nuk cuan ne Rome, por perfunduan ne Stamboll. Pas agjencise se dixhitalizimit bullgar, erdhi Tornitori i Hungarise, i qe per bashkeatdhetaret ” e Termocifteve te Metalurgjikut” i dha Dielles nje imazh dhe shkelqim verbues ” Kurbanizem politik hungarez””, vetem e vetem per te mbajtur “gjalle impiantin nuklear” te paster nga ndotjet njerezore. Per bashkeatdhetaret kurbaniste hungarez, perseri algoritmi u shoqerua me gabime, per tornitoret, pse? Sepse doli qe tornitoret kurbaniste hungarez humben zgjedhjet dhe rezultuan ndotje humane ose njerezore.
Diell u humanizua…!! URRA – URRA, gjithmone gati! Hungaria nuk mund te anashkalonte pervojen e saj te trashegimtareve komuniste gjenitale, pretendonte nje Imre Nagi por doli Tor Urbani….
Kompanite celulare, rrjeti iu bashkangjit librit te famshem te kryeministrit tone qe i emeroi dhe i gradoi me nje ” post politik” ministri prane Dielles… HA, HA, cfare fatalizem politik per urbanistet hungarez qe pikerisht kur ” Edi” i dha medaljen e ministrise, humbja ishte fatale, e thelle dhe Tornitori qe pretendonte te kurnbanizohej ne Torino, prane ” Ferrarit” te ti, prize per punen e pacmuar qe nga trashegimia amc deri ne ONE hungarez, nuk gjete uje te shuajne zjarret qe thau Danubin dhe dogji endrren e kurbanisteve, ….” PER NJE COPE TORTE SHQIPTARE”
POST SCRIPTUM: Beqiret, Agaset , karcinajt etj. me rradhe jane mish per top, qe perdoren nga kjo kompani per terhequr targetin e rradhes nga qellimi. I ” dha graden e lumturise” nje apartament, nje keshtjelle, nje vile ne resort, nje ullishte, te gjitha te shoqeruara me nje buzeqeshje melankolike. Lakonike te paditurise se kunderpergjigjes dhe melankolike te nje lumturie sarkastike. Ku eshte Diella? Nuk po e shohim, nuk po e degjojme, falimentoi, u dorezua, apo dha doreheqjen nga posti?! Te shohim se si do te shkoj procesi gjyqesor i Orban ne Hungary. Do ta cojme ne Bence sepse konsumoi 4 kafe ne dite dhe u be politikani me pasur ne Hungari, apo do ta cojme ne Peqin me Zani Caushin, qe ideoi rijetezimin e 1997 ne 2010 -2026. Le te presim vendimin. Por mendoj se nga Zani do mesoje akoma me shume, nga ato te Beqireve apo Agasi me shoke, qe ne 97 i binin maces me luge!!1
Ke provuar te vizatosh nje skeme teknike te xhuntos ne inxhinieri???!!
Si përshëmbull, cili ligj i Ramës të paska kthyer në kohën e zogollit ty i arratisur, që mos e sjllsh kokën kurrë në Shqipëri ?