Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do stabilizonin Ballkanin, SHBA sanksionojnë grupin e 7 rusëve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Do stabilizonin Ballkanin, SHBA sanksionojnë grupin e 7 rusëve
AktualitetBote

Do stabilizonin Ballkanin, SHBA sanksionojnë grupin e 7 rusëve

Published: June 5, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë sanksionuar shtatë anëtarë kryesorë të një grupi rus, të lidhur me shërbimet e inteligjencës, për tentimet e tyre për ta destabilizuar Ballkanin, Moldavinë, Ukrainën, BE-në, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës së lëshuar nga Departamenti amerikan i Thesarit më 5 qershor, ata luajtën rol të rëndësishëm në fushatën ruse për ta destabilizuar Moldavinë dhe për ta nxitur një kryengritje atje. “Ata analizojnë vendet e cenueshme ndaj ndikimit dhe ushqejnë frikën që minon besimin në parimet demokratike në vendet e synuara,” thuhet në deklaratë.

Shtatë të sanksionuarit akuzohen për provokim, trajnim dhe mbikëqyrje të protestuesve në Moldavi me qëllim për ta rrëzuar presidenten Maia Sandu dhe qeverinë e re me prirje perëndimore, në fillim të këtij viti. Departamenti amerikan i Thesarit tha se Konstantin Sapozhnikov, njëri nga individët e sanksionuar, e drejtoi grupin dhe gjithashtu organizoi komplotin për ta destabilizuar qeverinë moldave. Personat e tjerë të sanksionuar janë Yury Makolov, Gleb Khloponin, Svetlana Bojko, Aleksei Losev, Vasily Gromovikov dhe Anna Travnikova.

Në shkurt dhe mars, disa mijëra njerëz dolën në rrugë në kryeqytetin moldav, Kishinau, kundër presidentes Sandu dhe qeverisë pro-perëndimore të Moldavisë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e Sandu dhe i kërkuan qeverisë t’i paguajë faturat e qytetarëve pas rritjes së çmimeve të energjisë të shkaktuar nga vendimi i Rusisë për t’i ulur eksportet e gazit natyror në Evropë.

“Tentativat e Rusisë shfrytëzojnë shqetësimet e qytetarëve të këtyre vendeve, për t’i destabilizuar qeveritë e zgjedhura në mënyrë legjitime për interesat e vetë Moskës. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara, së bashku me BE-në, të synojnë individë që përfshihen në aktivitete të tilla kundër qeverisë së Moldavisë“, tha në deklaratë nënsekretari për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare, Brian Nelson.

Shumë persona në mesin e turmës u identifikuan si të lidhur me Partinë Shor, të afërt me Rusinë. Ilan Shor, manjati që themeloi Partinë Shor, u largua nga Moldavia pas zgjedhjes së Sandu më 2019. Sandu dhe qeveria duan që Moldavia, një ish-shtet i varfër sovjetik, të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe t’i shpëtojë ndikimit të Moskës. Kremlini kundërshton animin e Moldavisë drejt Perëndimit dhe ka përdorur burimet e saj energjetike si një mjet për ta ndëshkuar atë.

Megjithatë, Rusia ka mohuar çdo përfshirje në ndonjë komplot të fshehtë për ta destabilizuar Moldavinë. REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?