Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do të jetë mbretëresha e parë e Spanjës në 150 vjet: Kush është princesha Leonor?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Do të jetë mbretëresha e parë e Spanjës në 150 vjet: Kush është princesha Leonor?
Bote

Do të jetë mbretëresha e parë e Spanjës në 150 vjet: Kush është princesha Leonor?

Published: December 20, 2023
Shpërndaje

Princesha Leonor është tani 18 vjeçe dhe gati – tani edhe me ligj – të qëndrojë si regjente, përkrah babait të saj, mbretit Felipe të Spanjës.

Nga nëna e saj ajo trashëgoi sharmin aristokratik. Nga babai, mirësinë dhe përkushtimin ndaj kurorës mbretërore. Rreth një muaj më parë, në ditëlindjen e saj, ajo u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës së Spanjës, duke u ngjitur në skenën e Parlamentit të Madridit, në një ceremoni modeste dhe formale që padyshim ishte larg ditëlindjes model të një adoleshenti mesatar europian që kalon në botën e të rriturve.

- Publicitet -

Me vështrimin e saj të thellë, joshës dhe me nuanca të lehta të fiksuara vazhdimisht te babai i saj dhe e veshur me një kostum elegant krejt të bardhë, Leonor lehtësisht i ktheu të gjitha blicet e fotografëve mbi të, duke eklipsuar edhe nënën e saj gjithnjë elegante dhe të mrekullueshme Leticia si dhe të lezetshmen, motrën 16-vjeçare Infanta Sofia.

Ishte dita e saj dhe kjo dhe familja mbretërore e Spanjës jo vetëm e respektoi, por edhe u kujdes që të bëhej e qartë në të gjithë vendin. “Në këtë ditë shumë të rëndësishme”, deklaroi ajo gjatë fjalës së saj duke iu drejtuar qytetarëve spanjollë, “ju kërkoj të më besoni mua, pasi gjithë besimin tim e kam vendosur tek e ardhmja jonë, tek e ardhmja e Spanjës”.

Kur Leonor të ngjitet në fronin spanjoll, do të jetë mbretëresha e parë e vendit në 150 vjet.

Kush është Princesha Leonor?

Por kjo nuk është hera e parë që Princesha Leonor qëndron në publik, përballë një turme, duke mbajtur një fjalim. Tashmë rrethet mbretërore të pallatit spanjoll e kishin përgatitur për këtë moment, që në moshën 14-vjeçare kur ajo iu drejtua audiencës së “Çmimit të Princeshës së Asturias”, një ceremoni speciale kushtuar çmimeve të artistëve, duke bërë që media spanjolle të sajon termin “Leonormani”.

Ndërsa në moshën 15-vjeçare, sërish në ditëlindjen e saj, duke iu drejtuar për herë të parë publikut spanjoll, deklaroi: “Nëse ka diçka që kemi mësuar unë dhe motra ime Sofia, është ndjenja e përgjegjësisë. Prindërit tanë gjithmonë na e kanë mësuar këtë. Dhe mendoj se edhe të rinjtë e brezit tim e dinë këtë. Një ndjenjë përgjegjësie që vjen duke mos harruar kurrë njerëzit që na rrethojnë, ata që na duan dhe ata që duam”. Që atëherë, ajo ka folur disa herë në publik, herë në anglisht dhe herë në spanjisht dhe katalanisht.

Por kush është princesha e re bukuroshe që ka rrëmbyer zemrat e spanjollëve dhe që aparatet e fotoreporterëve e adhurojnë?

Ajo ka lindur më 31 tetor 2005. Ndoqi protokollin joformal mbretëror të edukimit të anëtarëve të familjes mbretërore, që në vitet e para në shkollë (ajo shkoi në një kopsht fëmijësh për anëtarët e gardës mbretërore spanjolle) dhe më vonë filloi të studionte në të njëjtën shkollë private në Madrid ku shkoi edhe babai i saj, Felipe.

Disa vite më vonë u transferua në Uells për të ndjekur kurse në Kolegjin UWC Atlantic, nga i cili u diplomua pikërisht këtë maj. Si pjesë e edukimit të saj akademik, ajo mori edhe kurse si Tai Chi dhe “Hyrje në letërsinë tibetiane”. Miqtë e saj flasin për një vajzë me një sens humori të pafund, ndërsa mësuesit flasin për një studente me pasion për të mësuar dhe eksploruar perspektivat e saj, por edhe për një kuptim të thellë të njerëzve që e rrethojnë.

Këtë gusht, ajo u regjistrua në Akademinë e Përgjithshme Ushtarake të Zaragozës – ku filloi stërvitjen e saj trevjeçare – pasi një ditë do të pasojë të atin si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura. Ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles tha për CNN: “Kjo tregon se ne do të kemi, kur të vijë koha, një komandant suprem që do të jetë një grua. Dhe vitet e fundit ne kemi bërë një përpjekje shumë domethënëse për integrimin e grave në Forcat e Armatosura”.

Por ëndrrat e saj nuk kufizohen me kaq, pasi ajo është shprehur se dëshiron të vazhdojë studimet, duke ndjekur degën e drejtësisë.

Nga jeta e saj private nuk ka asnjë lajm.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Shendetsia falas on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Berlin on ‘Zemër, Bela ka F-5, ndërsa ne kemi F-6, më pëlqen shumë, Puuucc’
  3. Dashi on Parlamenti Evropian miraton raportin e Shqipërisë për vitin 2025
  4. Berlin on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  5. Mutdhënësi on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?