Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
AktualitetKronike

Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre

Published: June 18, 2026
Shpërndaje

Në seancën e së enjtes ndaj ish-Presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi, SPAK vijoi me leximin e kërkesës për gjykim.

Prokurori Sotir Kllapi u shpreh: “Pasi janë administruar llogaritë bankare të LSI, ka rezultuar se nga 416 mijë dollarë të raportuara nga kompania, nga LSI janë paguar vetë 93 mijë. Ne kemi vijuar hetimet për shërbimet që ka ofruar kjo kompani, GSIS. Kompania ka treguar se në kohë të ndryshme ka siguruar takime të zotit Meta me zyrtarë të Departamentit të Drejtësisë, apo Bujqësisë.

Rezulton se janë bërë pagesa edhe përtej afatit 3-mujor të parashikuar në kontratë. Kjo kompani ka treguar se disa herë ka dërguar në Shqipëri persona të kontraktuar prej saj. Jemi interesuar për aktivitetin e tyre. Duke qenë se disa nga këta shtetas kanë qenë pranë hotel “R…”, kemi verifikuar faturat. Ka rezultuar se disa nga pagesat janë bërë nga Adrian Shatku, apo nga karta të këtij personi. Për këtë fakt, vlerësojmë se edhe pagesat në ShBA për llogari të LSI janë bërë nga ky person”.

- Publicitet -

Prokurori shtoi: “Kemi dërguar letërporosi në ShBA dhe kemi mundur të idenrifikojmë disa llogari të Shatkut. Nga letërporosia ka rezultuar se GSIS i ka faturuar LSI 18 fatura, gati 40 mijë USD. Nga dokumentacioni bankar, ka rezultuar se 3 fatura ishin paguar nga llogaritë e LSI. Faturat e tjera janë paguar nga Adrian Shatku. Nga totali rezulton se GSIS i ka lëshuar LSI 18 fatura. 3 prej tyre paguar nga LSI. 12 nga Unify Com INC (kompani e Shatkut). Ndërsa për shumën 93 mijë dollarë nuk kemi të dhëna.

Shuma prej 279 mijë dollarë pretendojmë se janë produkt i korrupsionit, por është gjetur edhe një mënyrë pastrimi e tyre. Ato janë servirur si pagesa të ligjshme, ndërsa janë përfitim i drejtpërdrejtë i korrupsionit. Zoti Meta, në cilësinë e kryetarit të LSI, ka kryer “pastrim të parave”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • John says:
    June 18, 2026 at 12:29 pm

    Prokuroret merren me “krunded” e Like Floririt.

    Reply
  • demo says:
    June 18, 2026 at 1:01 pm

    Edhe siokur te mos e kesh vjedhur Ti floririn e Krrabes,duhesh kalbur ne burg.Pse?
    1=Ti ndihmove Bishen e shpellave te vije ne pushtet.
    2-Ti mesove Edi Ramen si behen pazaret me Berishen kunder kushtetutes te votuar me Referendum popullor. dhe Sistemit Demokratik Zgjedhor.
    3-Ti mesove Edi Ramen si vidhet me bllok ne dore.
    4-Ti mbushe Ministrite,Drejtorite,Adminisrtratat e hises tende te Pushtetit me hajdute burgjesh.Burgaxhinj te rrezikshem,qe edhe Berisha i mbante ne burg.
    5- Ti me bushtren tende te terbuar Monika kokeemadhja ushtruat ashiqare systemin e blerjes,vjedhjes,rrembimit te votave dhe vrasjen e komisjonereve,si Aleksander Ndoka ne Lezhe,qe qelloi me shpulle ne qendren e votimit bushten agresive Monika Kokemadhja,qe ju hodh ne fyt.Prandaj prandaj ti hajdut dhe kriminel duhesh kalbur ne burg.

    Reply
  • Pensionisti i Porcelanit says:
    June 18, 2026 at 3:25 pm

    SPAK eshte ngritur per te gjetur Floririn e Kerrbes.

    Reply
  • vlora says:
    June 18, 2026 at 5:07 pm

    Po qe se Meta akuzohet per 279 mij dollar ju lutem jo vetem ta lironi po dhe ta dekoroni si nenpunes i ndershem.Provoni te nisni femijt me studime ne Angli,ngrini nje vile me 11 wc dhe mos i llogarisni vilat ne Tirane.Si u del llogaria?Cifti ka aq para sa as ata nuk e dine te sakte sa jane Ishin njesh per korupsion

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pse u mbyt mega-jahti që i mori jetën miliarderit, vajzës dhe të ftuarve të tyre
  • Gazeta greke shkruan për biznesmenin afër familjes Berisha: Jam i arrestuar politik
  • Anatomi e një rendi të rënë
  • “Çmenduri e pastër”! Ish-kongresmenja pretendon se në Uashington po diskutohet opsioni bërthamor kundër Iranit
  • ​Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e kinematografisë dhe të modës në Francë

Komentet e Fundit

  1. Plasi sumfllaqi on Anatomi e një rendi të rënë
  2. K R on Anatomi e një rendi të rënë
  3. Po ky mër on Anatomi e një rendi të rënë
  4. E on Anatomi e një rendi të rënë
  5. Një shqiptar në Itali on Anatomi e një rendi të rënë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?