Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Do t’ua rekomandoja që të vinin këtu”, Rama ndan me ndjekësit përshtypjet e turistëve të huaj për Shqipërinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Do t’ua rekomandoja që të vinin këtu”, Rama ndan me ndjekësit përshtypjet e turistëve të huaj për Shqipërinë
AktualitetLifestyle

“Do t’ua rekomandoja që të vinin këtu”, Rama ndan me ndjekësit përshtypjet e turistëve të huaj për Shqipërinë

Published: August 10, 2023
Shpërndaje

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka shpërndarë disa dëshmi të pushuesve që rrëfejnë përvojat e tyre fantastike në Shqipëri. Ata vlerësojnë cilësinë e shërbimeve, pastërtinë, sigurinë dhe aktivitetet e ndryshme.

“Unë shoh shumë video në Tiktok dhe më ka pëlqyer sepse i kam pasion udhëtimet prandaj vendosa të vij këtu dhe të festojmë 20-vjetorin e shoqes sime. Ushqimi është shumë i shijshëm, më ka pëlqyer.

Më pëlqyen frutat e detit, ishin perfekte. Është shumë nxehtë, shumë më nxehtë se në Bullgari, por unë e pëlqej diellin, kështu që nuk është problem”, tha një turiste nga Bullgaria.

- Publicitet -

“Kemi dëgjuar gjëra të mira për Shqipërinë nga miqtë tanë që ishin këtu me kamper, të cilët na treguan për vende shumë të bukura, për detin që është shumë i bukur dhe njerëzit që janë shumë miqësorë.

Vendi ka gjithashtu një kulturë shumë interesante. Uji është shumë i pastër, por përveç kësaj, mendoj që njerëzit kujdesen shumë për natyrën”, u shpreh një tjetër.

Një turiste tjetër vlerëson sigurinë.

“Nuk mendoj se ka rrezik pasi varkat janë larg dhe ka një kordon sigurie të cilin nuk duhet ta kapërcejmë. Uji është gjithashtu shumë i pastër.

Do më pëlqente të vija përsëri. Unë ndenja këtu më gjatë, ndërkohë që miqtë e mi u larguan sepse më pëlqen plazhi dhe doja ta shijoja më tepër.

Do t’ua rekomandoja të gjithëve që të vinin në Shqipëri, t’i provonin këto plazhe sepse janë shumë të bukura dhe ia vlen koha e shpenzuar këtu”, u shpreh ajo.

Nuk mungojnë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut.

“Unë jam nga Gostivari, është hera e katërt që vij në Shqipëri. Sot është dita e katërt dhe zgjodha pikërisht të vij në Jalë sepse ma kanë lavdëruar Jalën shumë shokë dhe e kam parë në internet.

Edhe vetë ta vizitoj dhe qenka me të vërtetë shumë bukur. Mua më pëlqen uji, natyra, nuk ka diçka negative  për të thënë sinqerisht. Është hera e parë që vij këtu, por shpresoj mos të jetë  hera e fundit. Normal ndihem i sigurt sepse roja është këtu dhe mjetet janë më larg plazhit”, u shpreh njëri prej tyre.

Në përgjithësi, turistët e huaj largohen me përshtypje pozitive nga vendi ynë. Kështu është edhe ky turist australian që vlerëson Himarën dhe Shqipërinë për ato që ofron.

“Përshtypjet janë pozitive. Himara është vërtetë e bukur, është relaksuese. Shqipëria është jë vend vërtetë i këndshëm dhe siguria është OK. Jemi ndjerë të sigurt kudo ku kemi qenë. Ndryshe nga Australia këtu ka jetë të egër dhe gjërat janë në mes të rrugës, çka është diçka argëtuese”, u shpreh ai.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Komentet e Fundit

  1. demo on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. 666 on “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  3. 666 on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. N. D. on Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut
  5. Kris Pano on VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?