Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Do vrisnin armikun e Kasandër Nogës, mbyllen hetimet për dy vëllezërit Beqiraj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Do vrisnin armikun e Kasandër Nogës, mbyllen hetimet për dy vëllezërit Beqiraj
KronikeLajmi i fundit

Do vrisnin armikun e Kasandër Nogës, mbyllen hetimet për dy vëllezërit Beqiraj

Published: October 21, 2023
Shpërndaje

Mbyllen hetimet për dy vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj. Ata do të përballen me gjykatën për akuzën e krijimit të kushteve për të kryer vrasjen e Geron Hasanbelliut. Sipas tyre vrasja do të kryhej për llogari të kundërshtarit të tij të përbetuar Kasandër Noga, një emër i njohur në botën e krimit dhe autor i masakrës së Sanatoriumit në vitin 2000. Dy vëllezërit do të paguheshin për këtë ngjarje.

Në dosjen e organit të akuzës thuhet se për të kryer ketë krim, ata fillimisht kanë bashkëpunuar me Alban Skonjën e Ilirjan Fecin. Vëllezërit kanë ndjekur lëvizjet e shënjestrës, por për arsye të ndryshme nuk kanë mundur që ta realizojnë krimin. Më pas Skonja dhe Feci janë tërhequr dhe në këtë grup është angazhuar Kevin Zeneli, i cili është personi që mbante kontakte dhe lidhje me Kasandër Nogën.

Gjatë rrëfimit të tyre para hetuesve dy vëllezërit kanë thënë se Noga kishte qëllim që të vriste edhe Arben Mërkurin nga Sukthi, i njohur me nofkën Maneci. Sipas dosjes hetimore, porosinë për krimet Kasandër Noga e bënte përmes Kevin Zenelit.

Gjatë vëzhgimeve të Geron Hasanbelliut, ata mësuan se ai jetonte në Tiranë, në zonën  e Don Boskos. Të pandehurit kanë marrë një banesë me qira në këtë zonë në mënyrë që të kishin dijeni për të gjitha lëvizje e tij. Por në fund ata ngatërruan shënjestër dhe më 4 janar 2022 vranë gabimisht Erjon Çelën dhe plagosën disa të tjerë.

 

Por edhe pas ngjarjes së Don Boskos, vëllezërit Beqiraj vijuan vëzhgimin e kundërshtarit të Kasandër Nogës. Ky i fundit është i arrestuar në Belgjikë, për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Mikel Rakipllari alias Erion Hasanbelliu, vëllait të Geron Hasanbelliut. Si ekzekutor në masakrën e Don Boskos, dyshohet Kevin Zeneli.

 

Vëllezërit Beqiraj kanë siguruar më pas lëndë plasëse për të bërë të mundur ekzekutimin e Geron Hasanbelliut. Eksplozivin ata e kanë blerë tek Idajet Hoxha, të cilin e kishin njohur përmes Pëllumb Hoxhës. Lënda plasëse sipas prokurorisë ishte siguruar në një minierë në Bulqizë.

 

Vëllezërit Indrit e Gentian Beqiraj u zbërthyen para hetuesve pasi ranë në pranga në tetor të 2022. Në atë kohë ata u morën peng për disa orë nga njerëzit e Aleksandër Lahos i njohur me nofkën Rrumi. Ata kishin marrë përsipër që të vëzhgonin lëvizjet e Lahos dhe më pas do të bënin ekzekutimin e tij.

 

Në dokumentet e prokurorisë thuhet se në celularin e Kasandër Nogës ka të dhëna me interes edhe për ngjarje të tjera të ndodhura në Shqipëri. Për këtë arsye drejtësia jonë kanë nisur letërporosi drejt autoriteteve belge.  E për këtë rast prokuroria ka ndarë një tjetër procedim penal.

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?