Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dobësitë në prodhim, kërkesa për eksport dhe turizmi rrisin mbi 21% çmimet e zarzavateve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dobësitë në prodhim, kërkesa për eksport dhe turizmi rrisin mbi 21% çmimet e zarzavateve
AktualitetEkonomi

Dobësitë në prodhim, kërkesa për eksport dhe turizmi rrisin mbi 21% çmimet e zarzavateve

Published: August 8, 2023
Shpërndaje

Çmimet e zarzavateve kanë shënuar rritje jo të zakonte në dy muajt e fundit edhe pse sezoni bujqësor është në kulmin e tij. INSTAT raportoi se grupi  i zarzavateve dhe patateve shënoi një rritje vjetore të çmimeve me mbi 21% në korrik, teksa në qershor shtrenjtimi ishte edhe më i lartë me mbi 26%.

Tregtarët pohojnë se kjo rritje po vjen për faktorë të ofertës dhe kërkesës në të njëjtën kohë. Këtë vit pati rënie të sipërfaqes së kultivuar me qepë dhe patate në zonën e Korçës që solli një ofertë me të ulët në treg për këto produkte, njëkohësisht kërkesa po rritet nga turizmi dhe eksportet.

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka shtuar kërkesën për prodhime vendi nga supermarketet dhe hotelet, por në të njëjtën kohë ka një kërkesë të pazakonte për eksport. Tregtarët me pakicë thonë se prodhimet më të mira të vendit po i merre eksporti dhe se e kanë të vështirë të gjejnë furnizime.

- Publicitet -

Teksa presionet mbi kërkesën janë rritur në këtë sezon, sipërfaqja e mbjellë nuk po zgjerohet me të njëjtat ritme. Rënia me ritme të larta e popullsisë në zonat rurale po redukton mbjellën e ngastrave të vogla për treg dhe vete- konsum. Në anën tjetër copëzimi i tokës, problemet me pronësisë dhe kostot e larta të prodhimit po pengojnë investimet e reja në bujqësi. Si rrjedhojë, çmimet e patave dhe qepëve gjatë gjithë vitit qëndruan në mbi 100 lekë kilogrami, nga 70 lekë që ishin vitin e kaluar si rrjedhojë e rënies së prodhimit në Rajonin e Korçës.

Qeveria vitin e kaluar orientoi fermerët të mbjellin grurë si rrjedhojë e problemeve që u krijuan në import nga lufta në Ukrainë, por ndërkohë që tregu u stabilizua, guri i fermerëve mbeti stok, ndërsa në treg u krijua hendek në furnizimin me zarzavate.

Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në Rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë edhe çmimet.

Fermerët po shesin me çmime më të larta këtë vit prodhimet nga serat dhe fushat. Pranvera e lagësht dhe me shira ka dëmtuar rëndë prodhimin në Rajon, i cili ka rritur kërkesën për prodhimet shqiptare, e për rrjedhojë edhe çmimet.

Fermerët lajmërojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale do të mbeten të larta për arsye të mungesës së fuqisë punëtore në fshat që po redukton sipërfaqet e mbjellja dhe po ndikon të prodhimi, teksa kërkesa është në rritje.

Në fillim, lufta në Ukrainë dhe tani ndikimet klimatike kanë qenë në favor të sezonit për bujqit shqiptarë, por kjo ecuri pozitive nuk mund të jetë një trend gjithë vjetor pasi këtë vit prodhuesit e frutave sidomos vreshtat dhe mollët janë dëmtuar masivisht nga pranvera e lagësht.

INSTAT raportoi se eksporti i zarzavateve në 6-mujorin e parë u rrit me 16%, por në sasi zgjerimi ishte 8%. Në dekadën e tretë të tranzicionit 2010-2020, eksportet në sasi po rriteshin me ritme dyshifrore. Teksa të dhënat për eksportin tregojnë rritje, prodhimi bujqësor mbeti në vendnumëro në tremujorin e parë të vitit 2023 sipas të dhënave nga Prodhimi i Brendshëm Bruto.

Marrë nga Monitor

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafik kilometrik nga Tuneli i Llogarasë drejt Orikumit
  • “Ishim krah Ukrainës që ditën e parë” – Kosova i përgjigjet Zelenskyt, pas deklaratës në takimin me Vuçiç
  • Vila luksoze në Palasë, SPAK sekuestron projektin e arredimit: Dyshime se mund të jetë pasuri e fshehur e Ballukut
  • “Wall Street Journal”: Gangsteri i dyshuar që po i hap telashe marrëveshjes së dhëndrit të donald Trump në Shqipëri
  • 710 euro qira, 760 euro pagë: Tirana e dyta në Europë për barrën e strehimit

Komentet e Fundit

  1. Clark on Revolucion në Japoni, shkencëtarët krijojnë plastikën që shpërbëhet në ujërat e detit brenda disa orësh
  2. Ervin on Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
  3. Keta jemi ky eshte niveli on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  4. Besnik on “Kaq shumë dëshiron ta shpopullosh këtë vend?” Postimi i dy këngëtarëve të njohur për Ramën
  5. Dashi on Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?