Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dodik krah Kremlinit: Rusia bëri gabim duke i dhënë energji të lirë Europës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dodik krah Kremlinit: Rusia bëri gabim duke i dhënë energji të lirë Europës
AktualitetBote

Dodik krah Kremlinit: Rusia bëri gabim duke i dhënë energji të lirë Europës

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Republikës Sërpska (RS), një nga dy entitetet e Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, tha se “Rusia bëri gabim të tmerrshëm duke i dhënë Evropës energji të lirë për më shumë se 40 vjet”.

Dodik foli për BeH-në, Republika Sërpska dhe Evropën në një kanal televiziv lokal. Duke iu referuar “pronave të paluajtshme” dhe antikushtetuese në vend, Dodik tha: “Të gjitha pronat e paluajtshme brenda RS i përkasin RS dhe në asnjë mënyrë nuk i përkasin Bosnjë e Hercegovinës dhe nuk do t’i përkasin kurrë”.

“Çështja e pronës së paluajtshme është zgjidhur me Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe asnjë Gjykatë Kushtetuese, Dhoma e Përfaqësuesve apo Kuvendi Popullor në nivelin e Bosnjë e Hercegovinës nuk do të mund ta ndryshojnë atë”, tha Dodik.

- Publicitet -

“Evropa ka humbur fuqinë e saj”

Në vazhdim Dodik tha se Evropa ka mbetur pa lider. “Evropa është e mjerë dhe ka humbur fuqinë e saj. Evropa nuk ka burime, lëndë të para dhe energji dhe nëse dëshiron një të ardhme në fushën e energjisë, duhet të mbështetet te dikush tjetër. Tregu më i afërt dhe më i mirë për ta është Rusia. Rusia ka bërë një gabim të tmerrshëm duke i dhënë Evropës energji të lirë për më shumë se 40 vjet”, thekson ai.

Sipas tij, Evropa u zhvillua falë energjisë së lirë që merrte nga Rusia. “Sigurisht që Perëndimi, Evropa dhe SHBA-ja nuk do të zhduken në terma konkretë, por Evropa nuk mund të matë vendin dhe rolin e saj në situatën aktuale dhe është bërë viktima më e madhe e asaj që po ndodh në botë”, tha Dodik.

Ai nënvizoi se mospjesëmarrja e tij në sanksionet kundër Rusisë po shkakton shqetësim në Evropë. “Dy kombe afër nesh po luftojnë dhe mendoj se kjo është tërësisht punë e Perëndimit”, tha presidenti i Republikës Sërpska. Dodik potencoi se mendimet e Parlamentit Evropian për të nuk kanë rëndësi dhe se ai është në PE.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Koncesionet do të gllabërojnë miliarda edhe gjatë 2027-ës
  • Rossmann & Lala vijon me uljet e çmimeve: Këtë herë në fokus, Kozmetika!
  • RRETHI I TIM ETI – Kujtimet e pabotuara, ekskluzive me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
  • Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?