Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit
AnalizaHistoriLajmi i fundit

FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Published: October 30, 2026
Shpërndaje

Nga Johana Lubonja

Në nderim të 30 tetorit, ditëlindjes së shkrimtarit dhe studiuesit të shquar, të ndjerit Nasho Jorgaqi, vajza e tij, Kristina, na sjell përmes këtyre radhëve një dritare të ngrohtë dhe të mallëngjyeshme nga kujtimet e pabotuara të tij, me titull “Jeta ime siç e kujtoj”. ​Në këtë fragment, ne zhytemi në atmosferën e Fierit të viteve të Luftës, një kohë e turbullt ku njerëzillëku, integriteti dhe miqësitë e vërteta viheshin në provë çdo ditë. Përmes syve të vogëlushit të atëhershëm dhe kujtesës së kristaltë të të atit, teksti na zbulon portrete njerëzish që shkonin përtej ngjyrimeve politike: patriotë, intelektualë, gjyqtarë, tregtarë e deri te bejlerët e fuqishëm të Myzeqesë.  Shtëpia e gjykatësit ishte kthyer në një lloj “avokatie të popullit”, ku hallet e qytetarëve dëgjoheshin me shpirt, dhe ku parimet e ndershmërisë dhe të karakterit mbeteshin thesari më i çmuar i familjes. Një rrëfim që ruan gjallë erën e kohës, shpirtin qytetar dhe dashurinë për të vërtetën. Ju ftojmë ta lexoni:

- Publicitet -

“….Babai vijonte në detyrën e kryetarit të gjykatës të nënprefekturës së Fierit. Qeveritë kuislinge shkonin e vinin, por ai dhe disa nga kolegët e tij vazhdonin punën duke u marrë me cështje të zakonshme civile dhe penale. Babai, siç dëgjoja, gëzonte emrin e njeriut të ligjit. Si të tillë e njihnin autoritetet zyrtare të Tiranës, po dhe qarqet politike, sidomos ata të Ballit Kombëtar, disa prej anëtarëve të të cilit i kish patur kolegë.

Në kushtet e luftës, për interesat e larta të atdheut, pati shumë njerëz si im atë që, pavarësisht funksionit zyrtar, u aktivizuan në fshehtësi në veprimtari kundër pushtuesit. Ishte kjo arsyeja që ai u zgjodh, sic e kam përmendur, anëtar i Këshillit Antifashist Nacional-Çlirimtar të Fierit nga konferenca ilegale e qytetit.

Në sytë e mi babai ishte, ndër të tjera, edhe njeriu me njohje, lidhje dhe miqësi të shumta. Ndër miqtë e tij asokohe qe Kryetari i Bashkisë së Fierit Arshi Shehu nga Tepelena, një patriot i vjetër, burrë me shumë personalitet, i mençur e që gëzonte simpati në popull. Të gjithë djemtë i kish partizanë, madje kuadro drejtues. Përveç miqësisë së babait, ne kishim dhe hyrje-dalje familjare, gjatë të cilave unë bëhesha dëshmitar i bisedave të tyre politike. Edhe pse në pozita të dyfishta, ata i shërbenin kauzës së çlirimit të vendit.

Një mik tjetër i vërtetë i babait në këtë kohë ishte dhe nënprefekti Zef Pepa, një burrë me karakter dhe trim nga Mirdita. Qëndrimi i tij dëshmohej në raportet, që i dërgonte Ministrisë së Brendshme për situatën politike të nënprefekturës së Fierit, ku shkruante se në qytet e në krahina mbizotëronte “nacionalçlirimtarja” dhe se forcat e saj luftonin fort kundër gjermanëve. Disa nga këto raporte pata rastin t’i lexoja më vonë në Arkivin e Shtetit.

Në rrethin e tim eti bënte pjesë dhe kryesekretari i gjykatës, Nihat Lekdushi, nga Kurveleshi, një burrë trupvogël, por i zgjuar e tepër energjik. Në dukje marrëdhëniet mes tyre ishin zyrtare, por në të vërtetë nuk qenë vetëm të tilla. Nihati ishte komunist dhe kryente detyra, që ia ngarkonte celula e partisë, për të cilat herë pas here kërkonte dhe ndihmën e babait. Pas çlirimit ai e mbështeti babain duke dëshmuar aktivizimin e tij gjatë kohës së Luftës.

Zoi Xoxa

Mes miqve të babait ishte dhe Zoi Xoxa, avokat e publicist i njohur, me një të kaluar zogiste, por që gjatë Luftës u tërhoq nga jeta politike. Ishte njeri me kulturë, polyglot, autor i disa veprave letrare e juridike. Nuk shihej me sy të mirë nga autoritetet fashiste, cka coi në arrestimin dhe internimin e tij në kampin e Porto Romanos. Atje shkroi librin me kujtime “Nga Tirana në Porto Romano”. Kur u lirua, u vendos në Fier dhe aty do ta mbanin gjallë miqësinë përmes bisedave e librave, prej nga do të përfitoja edhe unë.

Jakov Milaj

Një intelektual tjetër myzeqar, me të cilin babai kishte miqësi dhe ruante shumë respekt, ishte dr. Jakov Milaj, që kish studiuar për veterinari në Itali. Ai kish qenë pjesëmarrës në kryengritjen antizogiste të Fierit, kurse gjatë pushtimit fashist kish mbajtur për disa muaj funksionin e Ministrit të Bujqësisë. Pasi e la këtë detyrë, iu kushtua punës shkencore. Fryt i saj ishte botimi i studimit “Raca shqiptare”, që shënoi një gur themeli në fushën e antropologjisë sonë. Kur erdhi kjo vepër në qytetin tonë, babai e bleu dhe unë mora ta lexoja. Sigurisht që nuk kuptova gjë, por u emocionova për faktin se e kishte shkruar një mik i babait. Pas Çlirimit ai u dënua nga gjyqi special me një burgim të lehtë dhe, kur u lirua, u rikthye sërish në Fier, ku punoi si veteriner, koleg me tim vëlla, Aleksandrin. Në vitet e fundit të jetës së tij, kur shkoja në Fier, e takoja dhe bisedoja, duke përfituar nga kultura e tij dhe kujtimet që ruante nga miqësia me Migjenin.

Dr. Kallogjeri, fierak, mjek shumë i talentuar në disa fusha të mjekësisë, që jetonte e punonte mes Fierit dhe Bukureshtit, ishte një tjetër mik i babait. Me familjen e tij kishim edhe krushqi. Ai ishte, gjithashtu, mik i ngushtë i dajës sim, Mihalit, me të cilin qenë lidhur në Bukuresht gjatë kohës së studimeve dhe që të dy qenë martuar me gra rumune. Ai kish ndërtuar një shtëpi të madhe në lagjen “Pasha”, përpara së cilës qëndronte vazhdimisht një varg i gjatë pacientësh, që prisnin të vizitoheshin prej tij. Dr. Kallogjeri ishte hijerëndë, tepër serioz dhe i përkushtuar në profesionin e tij. Ai qe mbështetja kryesore për shëndetin e gjithë familjes sonë.

Në rrethin e miqve të babait bënin pjesë dhe dy oficerë me emër e autoritet. Njeri prej tyre ishte kapiten Vas Kiri nga Dukagjini, që kish qenë udhëheqës i një kryengritjeje antizogiste. Pas shumë peripecive politike, ishte vendosur në Fier dhe jetonte në një lagje me ne. Kapiten Kiri njihej si njeri trim dhe që i thoshte hapur mendimet e tij. Oficeri tjetër qe major Idriz Ruka, njeri i rreptë, por shumë i zgjuar e i kulturuar. Nacionalist në bindje dhe qendrime, ai u burgos pas Çlirimit. Në burg kishte hartuar, sic thonin, një fjalor voluminoz anglisht-shqip. Më vonë, pasi doli nga burgu, ai bënte një jetë të izoluar. Mbaj mend që çdo mbrëmje shëtiste i vetëm e me hap të rëndë nëpër rrugët e qytetit.

Miqësitë e babait ishin edhe nga rrethi i bejlerëve të Fierit. Një nga ata qe dhe Bahri bej Resuli. Një burrë me karakter, që nuk spekullonte me titullin bej dhe me faktin që Zogun e kish kushuri të parë. Ishte modest, zemërmirë, hokatar i madh, sa unë i prisja me shumë gëzim takimet e babait me të. Qe invalid nga një këmbë dhe mbante bastun. Pas Çlirimit, kur binte fjala për reformën agrare, që ia kish marrë të gjitha tokat, thoshte se fjalët e ligjit të tokës “Toka i takon atij që e punon”, duheshin skalitur. Dhe po vetë shtonte menjëherë: “S’kam si të punoj, kur jam sakat-bej”, dhe i binte me dorë këmbës së majtë prej druri e shpërthente në gaz me atë zërin e tij kumbonjës.

Sami Vrioni

Detyra si gjykatës e kish bërë babain të njihej nga afër e të kish kontakte dhe me bejlerët Vrionas të Fierit. Ata ishin disa, por derën e tyre e përfaqësonin, në radhë të parë, Sami bej Vrioni dhe Qemal bej Vrioni. I pari ishte më i pasuri i tyre dhe me emër në ngjarjet historike e politike të tre dekadave të para të shekullit XX. Kishte kryer studime universitare dhe ishte sa inteligjent aq edhe djallëzor. Qe natyrë e mbyllur dhe hijerëndë. Rrallë dilte në vende publike dhe njerëzit i priste në shtëpi. Ishte martuar me një nga bijat e Esat Pashë Toptanit, por, pasi ajo kishte vdekur, ishte martuar me motrën e saj. Sarajet e tij, rrethuar me mure të larta, zotëronin në qytet mbi të gjitha ndërtimet. Zakonisht autoritetet lokale do të paraqiteshin tek ai para se të fillonin nga detyra. Kështu ndodhi dhe me babain. Vizitat tek ai qenë vizita kortezie ose kur e ftonte për t’u këshilluar për punët e tij. Babai nuk i kish me qejf takimet me të, por detyra ia diktonte që formalisht ta respektonte. Qe njeriu më i fuqishëm i Myzeqesë, madje dhe më tej.

Sami beu kishte vetëm një djalë, që mbante emrin e gjyshit, Omer. Për edukimin e tij i ati kish sjellë disa guvernante të huaja, sidomos franceze. Ai kish pak a shumë moshën time, por, duke bërë jetë të mbyllur brenda sarajeve te veta, nuk kish shoqëri. Vetëm pas Çlirimit, pasi i vdiq i ati, ai hyri dalëngadalë në shoqërinë e moshës së tij, dhe shkak për këtë u bë futbolli. Ai u bë një futbollist i talentuar dhe fitoi admirimin e ne të rinjve.

Nuk mbaj mend se si u njoha me Omerin, por im vëlla, Kujtimi, qe i pari nga ne vëllezërit që u shoqërua me të. Më vonë atë e larguan nga skuadra përfaqësuese e qytetit dhe ai u zhvendos në Kavajë te njerëzit e nënës. Rrallë e rastësisht e takoja kur isha student e ai vinte në Tiranë, por e takoja me shumë kënaqësi. Ishte djalë shumë i mirë, i zgjuar dhe tepër modest, i matur, i sinqertë, i dashur, pavarësisht se si ishte rritur. Nuk fliste kurrë për politikë. Temat e bisedave të tij qenë për futbollin dhe filmat. Në atë kohë jetonte në Shijak, ku punonte herë si murator, herë si karpentier për të përballuar jetën. I kishin dhënë një dhomë të vogël, ku jetonte vetëm me nënën. Një periudhë kohe ndenjëm gjatë pa u takuar, veç kur një ditë u ndeshëm rastësisht në sheshin Skënderbej. U gëzova sinqerisht kur e takova, por më bëri përshtypje pamja e tij. Ishte dobësuar dhe nuk qeshte e bënte shaka siç e kish zakon. Pasi u ulëm në një lokal, më tregoi se i kishte vdekur nëna. Me sytë e përlotur me tregoi se kishte qenë një vdekje e tmerrshme.

Omeri punonte diku larg si murator dhe teksa po kthehej pas dy javësh në shtëpi, duke u afruar, ndjeu një kutërbim të rëndë. Sikur e parandjeu se ç’mund të kishte ndodhur. Sapo kishte hapur derën, gati sa nuk i ishte zënë fryma. Kufoma e nënës, e rrëzuar përdhe dhe e shfytyruar, kish zënë krimba. Falë ndihmës së dy njerëzve të deklasuar, kish gjetur një arkivol dhe bashkë me ta e kishin varrosur. Më tregoi se që atë ditë e deri në momentin që po flisnim, nuk i ndaheshin nga koka lloj-lloj pyetjesh. “Kaq gjynahe të mëdha kishin bërë bejlerët e fisit të tij sa të ndëshkoheshin edhe me llojin e vdekjes?!”, ishte thelbi i mendimeve të pafundme të Omerit. U preka tmerrsisht nga ngjarja, por dhe nga sinqeriteti i tij. Kujtoj se, përvec se e ngushëllova me shpirt i urova fat, pasi e njihja dhe e çmoja për mirësinë dhe shpirtin human që kishte.

Pas viteve 90 Omeri iku në Itali dhe u vendos në Agrigento në Siçili, ku u martua me një italiane. Do të vinte herë pas here në Shqipëri vetëm për pronat. Me atë natyrën e tij të butë e fisnike, ashtu i padjallëzuar sic ishte, ai u gjend në xhunglën e frikshme të viteve ’90, duke u bërë viktimë e sekserëve mafiozë, që e mashtruan dhe i përvetësuan shumë nga pronat. Vuajti dhe u përpoq për vite me radhë, po, kudo ku trokiti, e përcillnin me fjalë e premtime boshe dhe si përfundim përfitoi fare pak gjë. Im vëlla, Kujtimi, si shokë të vjetër që kishin qenë, u mundua ta ndihmonte duke i treguar lojën që luhej me të, por Omeri i gjorë s’kish as besim e as fuqi që t’i zgjidhte problemet. I lodhur dhe i zhgënjyer thellë u kthye nga kish ardhur, ku dhe vdiq pas pak kohe. I ruaj ende disa prej kartolinave të tij, që m’i dërgonte nga Sicilia çdo vit të ri me urime të ngrohta.

Qemal Vrioni

Beu më aktiv në politikën e Fierit ishte Qemal bej Vrioni. Ndryshe nga të tjerët, sarajet e tij qenë qendra, ku bëhej politika e madhe në qytetin tonë. Qemal beu ishte politikan i zgjuar, me njohje të vjetra dhe lidhje të shumta, djallëzor, njeri i prapaskenave dhe shumë konservator, gjithnjë në mbrojtje të klasës së tij. Në sarajet e Qemal beut hynin e dilnin politikanë të kohës për t’u këshilluar dhe informuar. Ai ishte i pamartuar dhe bënte një jetë të veçuar. Gjatë Luftës, tok me pushtuesit, ai organizoi çetën e Isa Toskës, që i solli fatkeqësi popullit të Fierit, Beratit, Lushnjes e fshatrave. Babai i rrinte larg Qemal beut. Përveç vizitave për kortezi, ai rrallë shkonte në klubin e tij politik. Problemet që kishin të bënin me gjykatën, ai i zgjidhte me një qehajajin e tij besnik. Me pushtimin fashist, Qemal beu u bë ministër dhe më vonë u bashkua me Ballin Kombëtar. Pas çlirimit u dënua nga gjyqi special me vdekje.

Babai do të kishte miqësi dhe me Kahreman bej Vrionin, një miqësi që kish lindur në punë e sipër, pasi beu kishte qenë disa herë kryetar bashkie i qytetit. Ndonëse nuk shquhej për ndonjë inteligjencë të veçantë, babait i pëlqente si njeri, pasi ishte i ndershëm dhe me zemër të madhe. Kahreman beu kish patur fatin të martohej me vajzën e vetme të Abdyl Frashërit, Eminenë, një grua e zgjuar dhe e kulturuar, por me shumë disnivel nga i shoqi. Ata kishin tre vajza, të cilat u martuan respektivisht, njera me shkrimtarin Tajar Zavalani, tjetra me piktorin Shantor Toptani dhe e treta me oficerin Tomas Stefani, kryetar i misionit ushtarak amerikan pranë Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Emineja mbante dhe ruante në shtëpinë e saj një pjesë të rëndësishme të arkivit të babait dhe të Samiut, tok me objekte të familjes, që ia kish sjellë i vëllai, Mit’hati. Mirëpo gjatë Luftës së Parë Botërore shtëpia e saj u godit rëndë nga artileria austriake dhe gjithë ajo trashëgimi aq e çmuar u asgjësua.

Martesa e Kahremanit me Eminenë nuk vajti mbarë dhe ata u ndanë. Ajo mori me vete tri vajzat dhe u kthye në Stamboll. Kahremani u vra shumë shpirtërisht. Im atë tregonte se ai kish shumë mall për të bijat dhe i ankohej atij se Emineja, si grua liberale që ishte, do t’i prishte vajzat. Për këtë i ankohej edhe vëllait të Eminesë, Mit’hatit, në letrat që i dërgonte. Kulmi arriti kur ajo filloi të punonte si nëpunëse në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, për të cilën ai s’ish dakord. Babai e këshillonte që të hiqte dorë nga këto ndërhyrje dhe të martohej rishtas. Dhe kështu ndodhi. Ai krijoi një familje të re, me një grua jo të rangut të tij, me të cilën bëri një tufë me fëmijë, por që, për fat të keq, nuk i gëzoi, sepse u nda nga jeta shpejt pas Çlirimi. Familja e re do të largohej pastaj në Tiranë, ku me dy nga fëmijët unë do të kisha rastin të takohesha e të kujtonim prindërit tanë.

Miqësitë e babait ishin dhe me disa nga tregtarët e Fierit. Një ndër këta ishte Nebi Gjata, me origjinë nga Kruja, një burrë i urtë e serioz, njeri i besës e zemërmirë, i suksesshëm në tregti tok me vëllezërit e tij. Ne patëm me ta dhe miqësi familjare. Mamaja me gratë dhe ne me fëmijët e tyre ishim të lidhur me njeri-tjetrin. Babai kishte miqësi edhe me vëllezërit Spiro dhe Gaqi Papa, tregtarët më të pasur të Fierit, që kishin punuar për disa vite në Amerikë. Spiroja në kohën e Zogut kishte qenë dhe deputet.

Tregtarë të tjerë, si Koçi Kusta, Vasil Tase, Lili Gjini, Maj Nito, Sotir Bitri, Ligor Panajoti do të ishin edhe ata njerëz të rrethit të babait.

Shtëpia jonë, për shkak të detyrës që kryente babai, por dhe të natyrës së tij të thjeshtë e dashamirëse, e kish derën hapur për miqtë dhe nevojëtarët. I kam të shumta e të ngulitura mirë në kujtesë mbresat nga ai varg njerëzish, që vinin te babai për t’u këshilluar, ankuar apo qarë hallet. Ai sikur ishte kthyer nga gjykatës në avokat të popullit. Qytetarë dhe fshatarë i hapnin zemrën dhe ai i dëgjonte me vëmendje e respekt pa kurrfarë interesi, i gatshëm për t’i ndihmuar. Mbaj mend që asokohe dëgjova për herë të parë të flitej për çështje penale e çështje civile, për ligje e nene, për paditës e të pandehur, për dënime e falje, për betime e dëshmitarë, për avokatë e noterë. Ishin këto fjalë që hynë në jetën time ashtu pa i marrë vesh, por me kohë do t’i mësoja. Sallat e gjyqit, ku zhvilloheshin proçeset dhe drejtoheshin shpesh nga babai, unë i kisha shkelur që kur isha i vogël në Tropojë dhe Peqin. Atëherë shkoja më tepër nga kurreshtja dhe dëshira për t’u argëtuar, kurse në Fier, nga që isha më i rritur, i dëgjoja me interes gjithë c’thuhej atje. Momenti që më bënte më shumë përshtypje ishte kur të pandehurit apo dëshmitarët betoheshin se do të thoshin të vërtetën dhe vetëm të vërtetën duke vënë dorën e djathtë mbi Ungjill apo Kuran. Kujtoj një herë kur një nga të pandehurit i dredhonte përgjigjes dhe nga trupi gjykues i thanë: “Atëhere betohu me fjalët “Mbeça në pleqëri pa grua, në qoftë se nuk them të vërtetën”. I pandehuri u shtang dhe, pasi u mendua një hop, tha: “Jo, atë betim nuk e bëj”. Unë i dëgjova këto fjalë, por s’ua mora vesh kuptimin e saktë.

Me përmbajtjen dhe natyrën e punës së babait unë do të njihesha më shumë nga takimet e pritjet që ai bënte me hallexhinjtë, kur ata vinin në shtëpi, sesa nga salla e gjyqeve. Shpesh ndodhesha aty rastësisht që shërbeja, dhe rrija gjithë sy e veshë. Më kujtohet që çështjet më të vështira qenë ato që kishin të bënin me hasmëritë, me çështje nderi apo prone. Në kohën e luftës, para se njerëzit të shkonin në gjyq, një rol pozitiv për zgjidhjen e këtyre problemeve do të luanin Këshillat Nacional-Çlirimtare, sidomos për pajtimin e gjaqeve. Më tërhiqnin dhe rastet e çifteve, që rrëmbeheshin ose martesat e rralla mes të rinjve me fe të ndryshme, që shkaktonin drama familjare. Dramatike qenë veçanërisht vrasjet prapa krahëve që kryenin bejlerët, dhe përpjekjet e tyre për t’i fshehur e mohuar. Në situata të tilla babai gjendej mes dy zjarreve, mes së vërtetës dhe pushtetit të të fortëve.

Në familjen time nuk kujtoj të kem parë e dëgjuar ndonjëherë të flitej për ryshfete, për dhurata e dhënie parash nën dorë, për korruptim dëshmitarësh, për fabrikime faktesh apo shtrëmbërim ngjarjesh e situatash. Babai i kish dhënë porosi të prerë mamasë dhe ne fëmijëve, që të mos pranonin asnjë lloj dhurate, shpërblimi me sende ushqimore, sidomos në kohën e vështirë të Luftës, kur dhe rrogat ishin të pamjaftushme.

Familja jonë me katër fëmijë, me mamanë shtëpijake, mbahej me rrogën e babait. Ne nuk kishim të ardhura të tjera. Edhe një shtëpi fare modeste që kishim, na e kishte dhuruar daja si pjesë e pajës së mamasë.

Ndonëse im atë qe një gjyqtar province, disa nga miqtë e tij më të mirë ai i kish nga elita e drejtësisë në Tiranë, si Andrea Nathanaili, Vangjel Meksi, Telemak Qirko, Andrea Sahatçiu etj. Mik i tij qe dhe kosovari Shefqet Shkupi e juristi vlonjat Abdyl Agalliu. Nuk e harroj gëzimin që më zgjonin takimet dhe bisedat e babait me këta miq e kolegë të një fushe. Ata e respektonin njeri-tjetrin dhe unë nuk mbaj mend ndonjë rast fërkimesh, pakënaqësish, inatesh e xhelozish mes tyre. Nuk i harroj fjalët që më ka thënë shumë vite më pas xha Abdyli: “Ne brezi i vjetër, pra, dhe yt atë, kemi jetuar në një kohë, kur karakterin dhe formimin e kemi krijuar vetë me punën dhe me qëndrimin tonë, kurse ti dhe brezi yt s’e keni këtë në dorë. E ka në dorë partia dhe qeveria, që me mësimet dhe orientimet e tyre ndërhyjnë dhe e bëjnë të vështirë formimin e një karakteri të qëndrushëm”.

(Fragment nga libri me kujtime i pabotuar i Nasho Jorgaqit “Jeta ime siç e kujtoj”)

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
27 Comments
  • Arben says:
    October 30, 2026 at 4:45 pm

    dritare mrekullueshme në të kaluarën! një thesar kujtimesh që evokojnë shpirtin e vërtetë të Myzeqesë

    Reply
  • durrsake says:
    October 30, 2026 at 4:47 pm

    pafundësisht prekse historia e Omer Vrionit dhe fati trishtë i nënës së tij 🙁

    faqe t errëta të historisë që nuk duhen harruar kurrë

    Reply
  • Besnik says:
    October 30, 2026 at 4:48 pm

    Edhe djali gjin gjonit kshtu do shkruj per te atin pas 40 vitesh
    Për familjarët jemi përher burra t mirë

    Reply
  • Emigranti says:
    October 30, 2026 at 4:50 pm

    Fierin kan ditur perher qytet te krijuar ne komunize. Ky Fier i viteve të luftës ishte krejtesisht i panjohur per mua mgjths kam kaluar shume vite te jetës atje

    Reply
  • Kokpalari 21 janarit says:
    October 30, 2026 at 4:52 pm

    Shkruar bukur sikur lexon nje roman klasik.
    brez juristësh dhe intelektualësh që nuk pranonin asnjë ryshfet apo dhuratë, pavarësisht varfërisë së skajshme të luftës
    ajo pjesa e fundit me fjalët e xha Abdylit mbi karakterin e formuar vetë kundrejt atij të diktuar nga sistemi, një reflektim i thellë sociologjik

    Reply
  • . says:
    October 30, 2026 at 4:54 pm

    Pas çdo epoke të madhe historike qëndrojnë jetë njerëzore, drama, miqësi të vërteta dhe vlera. Keto tregime fatkeqësisht sot duket se po humbasin bashk me brezin qe e vleresonte këtë arkiv jetësore. A thua do shkruan njeri keshtu n te ardhmen per shqiperine e sotme?

    Reply
  • Skypion says:
    October 30, 2026 at 4:56 pm

    Ndonëse rrëfimi ka një ngrohtësi të veçantë nostalgjike dhe vlerë dokumentare, bie në sy një lloj idealizimi i figurës së babait (gjyqtarit). Në çdo letërsi memuaristike, priremi ta shohim të kaluarën dhe të afërmit tanë në një dritë bardh e zi, ku portreti i figurës qendrore del pothuajse pa asnjë hije apo kontradiktë morale, gjë që nganjëherë zbeh objektivitetin letrar

    Reply
  • Bona says:
    October 30, 2026 at 4:58 pm

    Fragmenti prek një nga periudhat më të errëta dhe të polarizuara të historisë sonë (Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e tranzicionit drejt komunizmit). Përshkrimi i shtresës së bejlerëve dhe pasojave të tyre sociale (si rasti tragjik i familjes Vrioni) mbetet kryesisht anekdotik dhe emocional. Mungon një analizë më e thellë strukturore PSE këto elita tradicionale u shkatërruan brutalisht nga sistemi i ri, duke u fokusuar më shumë te drama njerëzore sesa te konteksti i gjerë politiko-historik

    Reply
    • xxx says:
      October 31, 2026 at 3:29 pm

      Kto elita moren denimin e merituar per tradhti dhe bashkepunim me pushtuesin.
      Sdoni ta pranoni pasi sot ju lejohet ta dridhni di tu vije, e beni te zezen te bardhe.

      Reply
  • S ka rendësi says:
    October 30, 2026 at 4:59 pm

    Pak e pabesueshne.
    nje vogëlush vëzhgues me pjekuri të tepruar për moshën

    Reply
  • demo says:
    October 30, 2026 at 8:22 pm

    Perktheu Cehovin.Kaq mjafton.Kur drejtoi sektorin e perkthimeve ne Shtepine Botuese Naim Frasheri,,Burgjezet,Feudalet dhe Kleriket e deklasuar,,sollen ne shqip kryeveprat e Letersise Boterore.Nasho Jorgaqi i sajdisi.U jepte mehraba. Ata vinin nga poshterimi i kapterrave xhahile te Burrelit,te kenetes Maliqit.Ky djalosh 30 vjecar i degjonte,i respektonte,kur turma i nemte:Yyyy,burgjez i felliqur!
    Virtuozi i Rrefimit shqiptar,Paganini i Noveles shqipe,Mitrush Kuteli,i neperkembur ne llumin e kenetes,kish humbur veten,,e pyeste me dhimbje:- Pse shkrimtar jam Une? Kushtrimi i Luftes se Vlores,Ali Asllani keshillohej me kete 30 vjecar:-A t`i shkruaj nje leter Hysni Kapos,te me kthejne te drejten e botimit? Myqerem Janina,Vexhi Buharaja,Lazgushi i madh.Pashko Gjeci,Gjon Shllaku,..O shoke,Ju ka dhene mehraba,,U ka thene tungjatjeta! NJE PIKE UJE NE SHKRETETIRE. Se nuk e keni jetuar fushaten e burokracise se pare dhe terrorin e burokracise se dyte. Nuk keni njohur Fullanin,Ibrahim Urucin,Thanas Nanon,Mihal Bishen,Faik Ballancen.Prandaj Une e dua shume kete femije te perjetshem,qe edhe merrte kot ndonjehere pas Culle Mullait.

    Reply
  • Demir Kallamoqi says:
    October 31, 2026 at 12:06 am

    Atëhere

    Reply
  • nastradini says:
    October 31, 2026 at 8:52 am

    Ja si e kujtojne shqyptaret e ndershem Nasho Jorgaqin e Enverit, sapo te pyetesh Inteligjencen Artificiale AI ne internet:

    NASHO JORGAQI, SPIUNI MË JETËGJATË I SIGURIMIT TË SHTETIT

    NASHO JORGAQI SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”

    “Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “DITA”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun i Sigurimit te Enverit! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit te Enverit, qe gjasme ishtye i Kadri Hazbiut , me pas u be i Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij te ndyre ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”. Ti o Nasho Jorgaqqi “Dragoi” i Sigurimit te Enverit, qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një kërmngrenes, që ushqehet me kërma e coftina. Per Boten Demokratike eshte një neveri, që gazeta DITA publikon nate e dite papushim materiale nostaligjike per nje spiun te ndyre te Sigurimit te Enverit, ne nje kohe kur Shqypnia po kerkon antarsim ne BE.

    Reply
    • Anonim says:
      October 31, 2026 at 2:44 pm

      O nastradin pse sdel me emërin Agron ashtu si qyqe që je

      Reply
      • Mendjehapuri says:
        November 1, 2026 at 3:52 pm

        Po ç’Agron aman… Agroni ziu po sillet me placka ne krah neper Ballkan qe kur ia refuzoi Zvicra azilin politik per veprat penale qe kishte konsumuar ne Shqiperi: vjedhje, shpifje, plagjature…

        Reply
  • nastradini says:
    October 31, 2026 at 8:53 am

    Ja si e kujtojne shqyptaret e ndershem Nasho Jorgaqin e Enverit, sapo te pyetesh Inteligjencen Artificiale AI ne internet:

    NASHO JORGAQI, SPIUNI I SIGURIMIT TË SHTETIT ME PSEUDONIMIN “DRAGOI”

    “Autori i (mender me thanë) romanit propagandistik “Mërgata e qyqeve” në 2 vëllime, Nasho Jorgaqi, libër të cilin e ka ribotuar disa herë, edhe tani, dhe për të cilin këmbëngul në intervistën tek gazeta “DITA”, se gjoja ka vlera letrare, – ky Nasho Jorgaq, studiuesi, profesori, shkrimtari, kritiku, kandidati për zv/ministër me 1997 – ka qenë spiun i Sigurimit te Enverit! Ndoshta spiuni më i vjetër e më jetëgjatë i Sigurimit të shtetit komunist. Një spiun, bashkëpunëtor i neveritshëm i Sigurimit. Një spiun veteran. Një spiun kan-kar i Sigurimit te Enverit, qe gjasme ishtye i Kadri Hazbiut , me pas u be i Ramiz Alisë dhe KQ të PPSH. Me veprën e tij te ndyre ai mbetet një sigurims trushpëlarës, të cilit edhe sot e kësaj dite nuk i është fikur urrejta për ata që diktatura i quante “armiq të popullit”. Pseudonimi i Nasho Jorgaqit ka qenë “Dragoi”. Dëmi, kuptohet, ka qenë shumë i madh, ka marrë më qafë shumë njerëz, jo vetëm me spiunimet e para në Institutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani”, por më vonë, me radhë, me shkrimtarë shqiptarë të Shqipërisë dhe sidomos të Kosovës. Nasho Jorgaqi sponsorizohej fuqishëm nga regjimi diktatorial si agjent edhe për diasporën. Meqenëse një katastrofe të tillë personaliteti aq katran, sa ç’është shkarrashkruesi Nasho Jorgaqi “Dragoi”, nuk di nga t’ia nisësh, po mjaftohemi vetëm me një këshillë për të: “Meqë partia ta botoi në qindramijëra kopje paçavuren tënde propagandistike mbi “zbulues” krejtësisht të dështuar si megallomanët qesharakë Isuf Mullahi e Hasan Luçi, meqë e ke nxirë letrën me dialogje të gatshme përgjimesh, tani ke rastin të shkruash romanin tënd të jetës, jo më me spiunë të dështuar, por me një spiun tejet të sukseshëm, siç ke qenë vetë”. Ti o Nasho Jorgaqqi “Dragoi” i Sigurimit te Enverit, qe i ke quajtur mërgimtarët politikë antikomunistë “qyqe”, ty pra, nuk të shkon gjithë ai pseudonim i fryrë “Dragoi”. Sepse ti je një kërmngrenes, që ushqehet me kërma e coftina. Per Boten Demokratike eshte një neveri, që gazeta DITA publikon nate e dite papushim materiale nostaligjike per nje spiun te ndyre te Sigurimit te Enverit, ne nje kohe kur Shqypnia po kerkon antarsim ne BE.

    Reply
    • I drejti says:
      October 31, 2026 at 11:47 am

      o ziliqar e urrejtes patologjik, mjekohu

      Reply
  • Fatbardh says:
    October 31, 2026 at 9:07 am

    Kur po harroj ato qe mesuam ne shkolle ne kohen e komunizmit keto jane genjeshtra te sajuara ka 36 vite demokraci dhe po ikim nga kjo bote pa mesuar historine reale te shqioerise atdheut tone te dashur qe bijet dhe bijat e saje jane shoerndare ne te gjithe boten . O gazeta dita ju falenderoj por ktheni ndonjehere koken nga emigrantet qe po e mbajne ate vend akoma ne kembe duke bere pune nga me te lodhurat por ama vlere per neve dhe per shqiperine , lereni tani perrallat me mbret se nuk lexon ma rinia jemi ne te vjetrit qe u rritem me liber ne dore duke kullotur delet ne male e fusha dhe perfunduam shkollat me standarte dhe me mundim te madh, pa shikoni ca po behet tani e jemi mbaruar universitetin me valixhe druri dhe prap muarem rreget e came detin me skafe se na hoqen nga puna dhe na mbeten femijet pa buke dhe pa shkolle sot femijet tane jane me universitete dhe jane nder me te zgjuar se cdo kumunitet te pakten ketu ku jetoj une.

    Reply
  • lexues says:
    October 31, 2026 at 12:37 pm

    Shenime me shume interes. Sjellin nje bote te mbuluar nga pluhuri, pare nga kenveshtrimi i nje deshmitari femije, por me gjykimin e nje moshe te pjekur.

    Reply
  • demo says:
    October 31, 2026 at 3:50 pm

    Demir Kallamoqi,,Nuk kane njohur as kapterr Cironken,..Ha ha ha!

    Reply
  • Zgalem says:
    October 31, 2026 at 6:48 pm

    Per arsye pune kam jetuar ne Fier , per shume vite . Per5 familjen jorgaqi fliteshin dhe fliten fjalet me te mira , si per Babain e familjes dhe per djemte . Ne Fier kia shume gjirokastrite , qe krijonin lidhje familjare . Djemte dhe nuset ishin specialiste te afte te profesionit dhe ne marrdhenie shoqerore shume pozitive . Me kujtohet nje rrast . Behej nje gjyq ne Lezhe , dikur ne vitet 1960 , Shteti kish akuzuar 3 speciliste , per neglizhente ne detyre dhe pretendohejm per burg te gjate . Takova Aleksandrin , qe qe nisur per rruge . Me tha se po vinte ne Lezhe , te deshmonte pro specialisteve . Te kan ethirrrur , i thashe . Jo, me tha do vete te mbroj koleget . Te tille ishin vellezrit . Nasho eshte shkrimtar i shquar . Nuk i kemi kaq te dendur , keto firma . Sa per mergaten , duhet te njohim faktin , qe u merguan nga represioni enverist . C’do i deshperuar quhet qyqe . Faleminderit “Dites ” , qe i boton keto kujtime , nga ku duhet te mesojne te rinjte . I. Foto NY.

    Reply
  • nastradini says:
    October 31, 2026 at 7:56 pm

    E thirri Nexhmije Hoxha spiunin Nasho Jorgaqi dhe i tha: “ Degjo ketu o Nasho Jorgaqi. Boll me kallezimet per perkthyesin Bujar Doko, se do te coj ne kooperative te punosh me kazme. Shko dhe meso ndonje gjuhe te huaj, qe te kuptosh se sa e veshtire eshte te behesh perkthyes i veprave madhore te letersise boterore, qe ta mbyllesh halen e kallezimeve si pusht i paafte, smirxhi dhe ziliqar.”

    Bujar Doko ishte nje nga perkthyesit me te shkelqyer shyptare, qe ne 1946 u shpall Armik i Kllases me akuzen: “Ka marrë pjesë në një grup të organizuar kriminal për rrëzimin e pushtetit popullor” dhe denua ne fillim me pushkatim, pastaj denimi u ul ne 5 vjet burg dhe nje vit me vone ne 1947 u fal me vendim te Kuvendit Popullor dhe u be Kryetar i Zyres se Perkthyesve te Shqypnise me licence nderkombetare. Dihet, qe Nexhmije Hoxha e mbrojti pa rezerva Bujar Dokon per arsye, qe kane mbetur akoma enigme.

    Reply
  • nastradini says:
    November 1, 2026 at 12:06 pm

    Per cfare ta kesh zili Nasho Jorgaqin?

    Qe spiunoi perkthyesin e talentuar Bujar Doko me kallezimet e tij te poshtra dhe e coi para skuadres se pushkatimit dhe po te mos kishte debulese Nexhmije Hoxha per Bujar Dokon, ne sot nuk do te kishim ne shqip kryeveprat e Letersise Boterore? Apo qe ky spiun i felliqur i Sigurimit kallezoi si Armiq te Kllases te gjithe shkrimtaret e talentuar ne Shqypni e Kosove duke filluar nga Ismail Kadareja e deri tek Vedat Kokona, te cillin e akuzonte si dhender i Vrioneve te Fierit dhe ketu ne gazeten DITA del sikur ka qare dhe vajtuar per Vrionet e Shqypnise qe ne rini?

    Per cfare ta kesh zili Enver Hoxhen?

    Qe ishte nje injorant pa shkolle dhe pa dipllome dhe qe falimentoi ekonomine dhe renoi shtetin si askush para tij? BAJGAT e Enverit menjehere do te gjejne sebepin dhe do te nguten te deklarojne se e kish “hallatin sa Blendi Fevziu shtatin” dhe prandaj u boni nonat shqyptareve dhe i shumezoi nga 1 milion ne 3 milione, i mbajti per 50 vjet si nje “grush bashkuar rreth Partise” si nje fis kanibalesh “patriotike” prej Afrike Zulu me tollona dhe bunkere idiote dhe grabiti floririn e Rubikut duke e transferuar ne Zvicer per familjen e tij, por ama nuk la te gjalle asnje koke komunisti, i vrau dhe i masakroi te gjithe shoket e tij me gisht ne bythe me soje dhe sorrollope duke i torturuar dhe thyer kockat e trupit nje nga nje, si beri me Zai Fundon dhe duke i shpallur si spiune dhe poliagjente dhe ASKUSH nuk i denoi krimet e tij, madje Parlamenti ne 2026 propozoi qe datlindja e Enverit te shpallet feste zyrtare, si ne Korene e Veriut. Kete monster injorante dhe pa shkolle eshte me te vertete per ta patur zili.

    Per cfare ta kesh zili Edi Ramen?

    Qe eshte nje injorant kokbosh dhe tyryfyll, pa shkolle dhe pa dipllome si Enveri dhe qe ka 4 mandate si kryeminister qe i meshon betonit dhe po vjedh shqyptaret njesoj si Enveri dhe po shet cdo llokme te Shqypnise? Apo qe e ka babane, Kristaqin KILLER te Enverit, qe vrai ne litar Havzi Nelen dhe jo vetem, pastaj i preu koken dhe e groposi trupin pa koke poshte nje shtylle elektrike dhe qe nuk di te kerkoje falje per krimet e familjareve te tij, as per krimet e Partise se Punes alias Partia Socialiste e hajduterise? Apo qe korruptoi FBI si ASNJE kryeminister tjeter i Botes duke paguar nje spiun te Sigurimit te Enverit si nje faqezi? BAJGAT e Enverit do te gjenin sebep per ta mburrur pjellen e Kristaqit: “Po per cfare i duhen shkolla dhe diplloma Edi Rames kur vete OSBE deklaroi ne 2015 qe kishte bere $200 meleone dollare, ndersa tani gojet e liga thone se ka grumbulluar afro $6 miliarde (bilione) dollare?” Me te vertete eshte per ta patur zili Edi Ramen, qe po zbraz Shqypnine si ASKUSH perpara tij.

    prandaj:

    Pergjigja e nastradinit per BAJGAT pa moral te Enverit,

    vazhdon

    Reply
  • nastradini says:
    November 1, 2026 at 3:29 pm

    vazhdon

    BAJGAT e Enverit perhere gadi te justifikojne krimet e komunisteve ne pushtet, qe nga 29 nentori i ZI 1944 deri me sot, levdojne papushim “Mergaten e Qyqeve” te Nasho Jorgaqit, keto BAJGA te neveritshme, qe nuk i gjen asgjekundi ne vendet e tjera ish komuniste te Evropes Lindore e cilesojne “Qyqe” nastradinin dhe i rekomandojne te pije ilace, por harrojne se Krye – BAJGA e Enverit, Lideri i tyre Global Edi Rama deklaron se vetem ai mund ta antarsoje Shqypnine enveriste ne BE dhe se Miku me i madh i Shqypnise eshte SHBA. Po “Qyqet” e Nasho Jorgaqit i dergonte nga toka, ajri dhe deti CIA e SHBA dhe ketu humbet filli i llogjikes intelektuale, qe nga spiuni i Moskes Kim Filby e deri tek faqeziu komunist Edi Rama, qe pagoi nje spiun te Sigurimit si Nasho Jorgaqi dhe korruptoi FBI.

    KUSH DUHET TE PIJE ILACE ZILIQARI ATEHERE?

    vazhdon:

    Reply
  • malsori says:
    November 1, 2026 at 3:47 pm

    Se ka kërma si ti, o mender me thene “Nastradin”, nuk ben perpara shqiperia… SHPIFES, ziliqar, PABYTHS, URREJTES i semure…

    Reply
  • nastradini says:
    November 2, 2026 at 9:04 am

    vazhdon

    BAJGAT e Enverit nuk do te pushojne te anatemojne nastradinin, qe ja perplas ketyre BAJGAVE te neveritshme te VERTETEN e peshtire te Nasho Jorgaqit, ja hedh si GELBOQE ne fytyren e tyre te deformuar nga fanatizmi komunist, por pyetjet thelbesore qe nuk kane gjetur pergjigje per Shqypnine e ciflitur nga hajduteria dhe mashtrimi enverist vazhdojne:

    A mund ta kesh zili Sali Berishen?

    Qe nuk tregon se ku ka groposur Remzi Hoxhen dhe qe eshte ALIBIA me e madhe per Edi Ramen per te trembur dhqyptaret dhe nderkombetaret me GOGOLIN e Piramidave Financiare, me HAJDUTIN e Rruges se Kombit, me KILLERIN e Gerdecit dhe 21 janarit, qe Sanco Pancat e PD e quajne si Lider Opozitar?

    A mund ta kesh zili shkrimtaren famoze me botine te shumta, pjella e Saliut dhe Edvinit, Diana Culi, qe coi ne pushkatim Vilsonin dhe Gencin? Poeteve te rinj antikomuniste iu kontrollua çdo detaj, edhe krijimet poetike, mes të cilave edhe ato që Diana Çuli me kërkesë të drejtuesit të Punëve të Brendshme në Librazhd, bëri ekspertizën letrare të poezive të Lekës, duke hartuar një akt-ekspertim fatal vrastari, që pastaj rezulton të jetë përdorur dhe cituar në gjyqin kundër Genc Lekës dhe Vilson Blloshmit në 1997. Në materialin e hartuar prej saj, Çuli ndër të tjera shkruante: “Siç shikohet nga vjershat apo nga vargjet që citohen, autori shkruan me një frymë pesimiste, shpreh dëshpërim. Kujton me nostalgji të kaluarën, bën aluzion për një të ardhme dhe shkon me alegori, gjë që tregon se ka një tronditje të theksuar ideologjike, ose autori nuk është i kënaqur nga realiteti i sotëm dhe e quan të rëndë ambientin ku jeton, se për të është mbytës dhe i padurueshëm, ndaj kërkon rrugë për të dalë”. Sot Diana Culi mban poste te larta shteterore dhe Edi Rama i ka leshuar nje pension te majme “…per merita te posacme…” dhe kur e pyeten gazetaret a ndjen kjo zonje KILLER komuniste pak pendim per pushkatimin e dy poeteve te rinj nga Librazhdi, ajo tha: “Nuk kam pse te kerkoj falje, une isha vajze e re dhe po mos ta beja une ekspertizen do ta bente me shume deshire nje tjeter, pershembell Nasho Jorgaqi.”

    KJO MBYLL CDO DISKUTIM

    Reply
  • fshatari.pafshat says:
    November 4, 2026 at 2:55 pm

    Nga sa keni pasqyruar ne shenimet me lart, te Nashos, nuk lexova gjesend per origjinen e familjes se Tij, se nga kane ardhur ne Myzeqe e si kane ardhur, dhe si e rregulluan jeten e tyre mes malarjes etj., etj. Krahas gjuhes shqipe cfare gjuhe tjeter ata flisnin dhe tere njerezia ne Myzeqe?… Te jesh blegtor-shqiptar, domethene vllah ose aromen, ne origjinen e larget rreth 2000 vjecare vecse nder i ben kombit tone shqiptar…Ishin pikerisht shqiptarovllehet ata qe themeluan bazat e me tej te Rilindjes sone Kombetare…Vepra historike dhe letrare e Nashos i ben nder jo vetem Atij por tere shqiptarise kudo ata qofshin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kërkesa për transparencë e llogaridhënie nuk është “pabesi e poshtërsi”. Kundër investitorëve të huaj jo e jo (përkundrazi)
  • “Gjithmonë kemi menduar për të varfërit”: Çfarë thonë shifrat e raporteve të pavarura
  • Buxheti historik në një sallë Kuvendi thuajse të boshatisur
  • Rama: Ky është buxheti më i majtë, se tani na u krijuan mundësitë
  • Kush e krijoi problemin e strehimit dhe a do të zgjidhet ai duke vijuar privilegjimi i kullave dhe “strategjikëve”?

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: “Po të bien pantallonat”. Batuta me Saliun, Rama prezanton Buxhetin 2027, PD largohet nga salla
  2. Albatros on VIDEO: A është normale?
  3. Jimi on VIDEO: A është normale?
  4. xxx on Shqipëria blen 210 milionë dollarë raketat e avancuara HIMARS nga Shtetet e Bashkuara
  5. xxx on VIDEO: Xi thyen protokollin 50-vjeçar për Donald Trump. Tregtia, çipat dhe Kongresi i ri, pas buzëqeshjeve

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?