Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Doganat: Të ardhurat e 3-mujorit, rreth 500 mln euro, rritet zhdoganimi i të gjitha produkteve të akcizës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Doganat: Të ardhurat e 3-mujorit, rreth 500 mln euro, rritet zhdoganimi i të gjitha produkteve të akcizës
AktualitetEkonomi

Doganat: Të ardhurat e 3-mujorit, rreth 500 mln euro, rritet zhdoganimi i të gjitha produkteve të akcizës

Published: April 12, 2024
Shpërndaje

Të ardhurat nga doganat në 3-mujorin e parë të vitit 2024 kanë shënuar rritje të qëndrueshme, duke tejkaluar shifrën 50 miliardë lekë, ose rreth 500 milionë euro. Sipas të dhënave operative nga Doganat, në krahasim me 3-mujorin 2023, janë realizuar rreth +2,2 miliardë lekë, ose rreth 22 milionë euro më shumë. Doganat bënë të ditur se kjo ecuri ka ardhur nga miradministrimi dhe rritja e performancës.

Performanca pozitive në të ardhurat doganore vijon në rritje të qëndrueshme, pavarësisht efekteve negative të kursit të këmbimit, sidomos të TVSH në import, për shkak të nënçmimit të euros dhe dollarit amerikan, pasi në kushtet e një kursi stabël do të kishim edhe rreth 5 miliardë lekë më shumë në buxhet, sqaruan doganat.

Të ardhurat kryesore nga akciza për tremujorin e parë shënuan +997 milionë lekë që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e importit të karburantit me rreth +500 Mln lekë (rritje e sasisë së konsumuar me rreth 6,600 tonë), Cigare me +500 milionë lekë dhe Gazi me +98 milionë lekë.

- Publicitet -

Duke qenë se Akciza është taksë mbi sasinë është e pandikueshme drejtpërdrejt nga kursi i kembimit dhe siç shikohet edhe nga të dhënat zyrtare, të gjithë artikujt kanë përformuar në mënyrë pozitive.

Grafikët e mallrave të akcizës tregojnë se të gjithë artikujt e akcizës kanë një performancë shumë të mirë në të ardhura krahasuar me III-mujorin 2023, si sasi në konsum artikulli cigare është +42 Tonë, Karburanti +6,600 tonë, Birra +2,400 tonë dhe Kafeja +93 tonë, duke arritur kështu nivelet më të larta historike të zhdoganimit të produkteve kryesore të akcizës.

Gjatë tremujorit janar-mars rritja e të ardhurave si pasojë e rritjes së sasive të importit është në shifrën 5,8 miliardë lekë por kjo shumë është ndikuar nga efekti i rënies së çmimeve dhe efektet negative nga kursi i këmbimit prej 3,4 miliardë lekë, duke dhënë si rezultat një rritje vetëm prej +2,4 miliardë lek në total.

Edhe Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit, ka konfirmuar se “…analiza e të dhënave të disponuara sugjeron se aktiviteti ekonomik në vend ka vijuar të rritet. Rritja ekonomike është ushqyer nga zgjerimi i konsumit dhe i investimeve private, nga rritja e eksportit të shërbimeve, si dhe nga përshpejtimi i ritmit të realizimit të shpenzimeve publike”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Thirrje urgjente për banorët e Himarës”, Vangjel Tavo: Zjarri po përparon drejt zonave të banuara, largohuni nga shtëpitë
  • Bashkia e Tiranës në aksion për rigjelbërimin e sheshit “Nënë Tereza”
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  • Nderimet për “Kasapin e Bosnjes”, Marta Kos anulon vizitën në Serbi
  • Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte

Komentet e Fundit

  1. Zeta on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  2. Vl on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. Detari on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. prehistoriku on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. . on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?