Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
Lajmi i fundit

PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg

Published: October 31, 2026
Shpërndaje

Sali Berisha arriti të fusë militantët e tij në mesin e protestës së të rinjve te Ministria e Arsimit, por kjo solli përplasje të ashpra gjatë protestës së sotme. “Jo deputetët e PD-së”, “Berisha në burg”, ishin thirrjet me të cilat të rinjtë pritën demokratët, duke krijuar një kordon për të penguar bashkimin e tyre me protestën.

Një grusht militantësh të Partisë Demokratike bashkë me një gurp deputetësh iu drejtuan bulevardit “Dëshmorët e Kombit” rreth orës 12:45.

Në mungesë të Berishës, fjalën e mbajti krahu i tij i djathtë, Flamur Noka. Edhe pse ndodhej para Kryeministrisë, Noka, njësoj si Berisha, sulmet kryesore i drejtoi ndaj kreut të një partie tjetër opozitare, Arlind Qorrit. Të cilin e sulmon vazhdimisht kohët e fundit edhe Berisha.

- Publicitet -

Në orën 13:15, militantët e PD shkuan drejt Ministrisë së Arsimit, ku prej rreth një ore ishin mbledhur studentët dhe të rinjtë protestues. Por sapo mbërritën në Rrugën e Durrësit, u pritën me thirrje kundër Berishës dhe Partisë Demokratike.

“Rama në burg, Berisha në burg”, “Ju erdhi fundi”, “Opozita jemi ne”, “Arrestoni Berishën”, “Mos na e Merrni kauzën”.

Të rinjtë krijuan një kordon për të mos lejuar afrimin e deputetëve dhe militantëve demokratë,

“Çfarë dallimi ka Berisha nga Rama? Prandaj themi Berisha në burg, Rama në burg”, tha një protestues.

Mbështetësit e Berishës këmbëngulën se të rinjtë kishin nevojë për opozitën. Ndërsa thirrjet kundër Berishës, Flamur Noka ia faturoi sërish Arlind Qorit.

“PD nuk e shkul dot askush nga këtu, ata qoristat do ta marrin përgjigjen një për një”, tha Noka.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tedi Blushi dhe Belind Këlliçi përplasen me policinë
  • PD fut militantët në protestë, të rinjtë i rrethojnë me kordon: Nuk ju duam këtu, Berisha në burg
  • FOTO: Kafsha e çuditshme që tmerroi Mirditën, historia e majit të largët 1976 dhe e shoferit që i dha fund sagës së viktimave
  • Gjykata në SHBA bllokon rihapjen e Lotarisë Amerikane për 2027, pezullohet Green Card
  • “Lista e zezë” e protestuesve, ekspertët: Shkel Kushtetutën dhe synon të frenojë protestat

Komentet e Fundit

  1. Detari on SHBA miraton shitjen e 500 raketave Patriot për Ukrainën në vlerë 2.1 miliardë dollarë
  2. Zgjohuni, c’do vones per dorheqjen e krieministrit vetem se do tua shtoje pergjegjesit si bashkpuntor me krimin on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  3. ANA on Ta zemë se operacioni ndëshkimor i Kryeministrit funksionoi…
  4. Ethem Lalaj on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. Fatbardh on FOTO: Rrethi i tim eti, kujtime që botohen për herë të parë me rastin e datëlindjes së Nasho Jorgaqit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?