Një nga ngjarjet më të pazakonta dhe misterioze të historisë së Mirditës mbetet ajo e datës 22 maj 1976 në fshatin Kaçinar, ku një kafshë e egër, e identifikuar si “qen-ujk” i tërbuar, shkaktoi tronditje të thellë pasi la pas dhjetëra viktima, përpara se të neutralizohej nga një shofer kamioni, i quajtur Pashk Frrok Pali.
Sipas dëshmive dhe kronikave të asaj kohe, situata nisi kur një kafshë e mistershme dhe tejet agresive – e ngjashme me një qen-ujk – sulmoi dhe terrorizoi banorët e fshatit Kaçinar.
Brenda një periudhe të shkurtër, kafsha e tërbuar shkaktoi rreth 12 viktima në njerëz, përfshirë një banie që kishte tentuar ta qëllojë me armë.

Më 22 maj 1976, shoferi Pashk Frrok Pali u ndodh ballë për ballë me bishën. Duke shfrytëzuar pozicionin e tij më të lartë në rimorkion e kamionit, ai luftoi me kafshën duke u mbrojtur me një levë hekuri. Më pas arriti ta qëllojë atë në kokë disa herë, duke e lënë të vdekur në vend dhe duke i dhënë fund terrorit që kishte kapluar zonën.
Ndonëse ngjarja tronditi opinionin publik, autoritetet e kohës u treguan të rezervuara në publikimin e detajeve mjekësore apo diagnozave zyrtare të tërbimit për të mos ushqyer panikun që ishte përhapur.
Për banorët e Mirditës, veprimi i Pashk Frrok Palit mbeti në kujtesë, pasi ai rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar viktima të ardhshme.
d.xhima / dita
