Momente tensioni janë shënuar në bulevardin e Tiranës gjatë protestës së sotme, ku deputetët Belind Këlliçi dhe Tedi Blushi janë përfshirë në një përplasje me efektivët e Policisë së Shtetit.
Në pamjet nga vendngjarja shihet Tedi Blushi teksa përpiqet të shtyjë efektivët për të kaluar përpara, ndërsa këta të fundit nuk e lejojnë të vijojë lëvizjen.
Në krah të tij ndodhet edhe deputeti Belind Këlliçi, i cili është përfshirë në përplasjen me uniformat blu.
