Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumentet “sekrete” në shtëpinë e Biden, Presidenti: Aty nuk do gjeni asgjë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dokumentet “sekrete” në shtëpinë e Biden, Presidenti: Aty nuk do gjeni asgjë
AktualitetBote

Dokumentet “sekrete” në shtëpinë e Biden, Presidenti: Aty nuk do gjeni asgjë

Published: January 20, 2023
Shpërndaje

Presidenti amerikan Joe Biden tha të enjten se “nuk ka keqardhje” për mënyrën e trajtimit të dokumentave të klasifikuara që u gjendën në shtëpinë dhe në ish-zyrën e tij dhe se beson se çështja do të zgjidhet.

“Mendoj do të konstatoni se nuk ka asgjë aty”, u tha Presidenti Biden gazetarëve ndërsa po inspektonte dëmet nga furtuna në Kaliforni. “Nuk kam keqardhje. Po ndjek çfarë më thanë avokatët se duhet të bëj. Është pikërisht ajo që po bëjmë. Nuk ka asgjë aty”, shtoi ai.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland javën e kaluar emëroi një prokuror të posaçëm për të hetuar çështjen pasi dokumentat e klasifikuara u gjetën në shtëpinë e Presidentit Biden në Wilmington, Delaware, dhe në një zyrë në Uashington, DC, që ai e përdorte përpara se të bëhej president.

- Publicitet -

“Jemi duke bashkëpunuar plotësisht dhe mezi presim ta zgjidhim këtë me shpejtësi”, tha Presidenti Biden.

Ai tha se ka vepruar sipas udhëzimeve nga avokatët e tij pasi “një pjesë e vogël e dokumentave u ruajtën në vendin e gabuar”. Presidenti tha se dokumentat iu dorëzuan menjëherë Arkivit Kombëtar pasi u gjetën.

Shtëpia e Bardhë ka qenë kryesisht në mbrojtje që nga njoftimet fillestare më 9 janar se ishin zbuluar dokumentat.

Ekipi ligjor i Presidentit Biden pranoi javën e kaluar se kishte gjetur dokumente të klasifikuara në shtëpinë e tij në Delaware, përfshirë disa dokumenta në garazhin e tij, nga koha kur ai ishte nënpresident në administratën e ish-Presidentit Obama.

Ndihmësit gjetën më parë një grup tjetër dokumentash të klasifikuara në rezidencën e tij dhe në një institut kërkimor në Uashington me të cilin ai kishte lidhje.

Presidenti Biden shprehu bezdinë kur u pyet për këtë çështje gjatë inspektimit të dëmeve nga stuhitë që shpërthyen në pjesën më të madhe të Kalifornisë.

“Unë do t’i përgjigjem pyetjes suaj, por ja si është puna. Ajo që sinqerisht më shqetëson është se kemi një problem serioz këtu për të cilin po flasim, për atë që po ndodh. Dhe populli amerikan nuk e kupton pse nuk më bëni pyetje për këtë”, tha ai. / VOA

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Përplasje në PS për transferimin e Veliajt në Fier, Bledi Çuçi kërkon dorëheqjen e Ministrit të Drejtësisë
  • Pas nënës së Veliajt, Ajola Xoxa mbërrin në burgun e Fierit me foshnjën në krah
  • Miratohet pr.ligji për Bankën e Shqipërisë, Rama voton dhe largohet, voton pro edhe Balluku me Spiropalin
  • Opozita ndez flakadanë dhe i bie bilbilit, Peleshi përjashton katër deputetë demokratë
  • “The Times”: Vuçiç tentoi një grusht shteti kur mësoi humbjen

Komentet e Fundit

  1. Ramaduro ne agoni. on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. 1 on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  3. demo on Pas Veliajt, edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit
  4. fery on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. NGRITJA E KALASË SHKODRËS on Qeveria kufizon me Akt Normativ tubimet dhe dhjetëfishon gjobat për protestuesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?