Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dokumenti britanik që paralajmëroi shpërthimin në Zubin Potok, parashikon trazira në Ballkan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Dokumenti britanik që paralajmëroi shpërthimin në Zubin Potok, parashikon trazira në Ballkan
Lajmi i funditRajoni

Dokumenti britanik që paralajmëroi shpërthimin në Zubin Potok, parashikon trazira në Ballkan

Published: December 2, 2024
Shpërndaje

Siç edhe me rastin e Banjskës, e cila u çaktivizua me mjeshtëri përpara se të shpërthente, edhe këtë herë britanikët janë të parët që e njohin situatën ballkanike.

Britania e Madhe, në kohën e qeverisjes së Boris Johnson, edhe pse u largua nga BE, vendosi të krijojë një qendër të posaçme për Ballkanin, që përbëhet nga ekspertë të ushtrisë dhe shërbimeve inteligjente, qendër që është nën drejtimin e një gjenerali ushtarak me përvojë të rëndësishme në rajon dhe më gjerë.

Gjenerali Stuart Peach, që drejton këtë qendër, erdhi pas një përvoje si kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, përkatësisht ‘bordi military’ që harton strategjitë e intelegjencës dhe planeve operative.

- Publicitet -

Qendra Ballkanike, nuk është thjesht një aparat operativ që përqendrohet vetëm në raste krizash, por edhe një bërthamë studimi afatgjatë, afatmesëm e afat shkurtër të prognozave dhe këshillave për qeverinë britanike dhe Perëndimin, në lidhje me Ballkanin.

Përveç ekspertëve të inteligjencës ushtarake dhe teknologjike, ajo bashkëpunon me studiues e profesorë të ndryshëm për të përgatitur ‘know how’ strategjikë.

Në një analizë të përgatitur së fundmi, qendra britanike kishte parashikuar se Ballkani shumë shpejt do të trazohet, përpara se të nisë presidenca e Donald Trump. Synimi është i qartë, në mënyrë që palët e interesuara, pra fuqitë e mëdha apo ato rajonale, të kenë “duart në byrek” përpara se të ricaktohet “rendi i ri botëror”, ashtu siç parashikohet ndërmjet tre aktorëve të mëdhenj: SHBA, Kina dhe Rusia.

Dokumenti britanik shënon Bosnjën, veriun e Kosovës, Maqedoninë e Veriut, si vendet më të rrezikuara për tu destabilizuar, por nuk lë prapa as Malin e Zi e Shqipërinë.

Për Bosnjën, dokumenti thekson se dy prej qarqeve më të mëdhenj të pushtetit kontrollohen nga Moska dhe Ankaraja. Republika Srbska e Milorad Dodikut, është tashmë një vasale totale e Vladimir Putinit dhe ka humbur çdo sovranitet. I gjithë buxheti, por edhe 2/3 e ekonomisë është e varur nga Rusia, përkatësisht nga Gazprom, që është realisht rrogëdhënësi i etnitetit reaksional të Bosnjës.

Ndërkaq, qarku tjetër i Pushtetit në Sarajevë, partia Aksioni Demokratik që u themelua nga Alija Izetbegoviç është një instrument në duart e Rexhep Taip Erdogan. Sarajeva, ajo pjesë ku banon e kontrollon popullsia muslimane, po humb çdo ditë e më shumë fytyrën moderne, dhe i është kthyer normës osmane urbane, ku TIKA është investitori kryesor.

Raporti i inteligjencës thekson se lidhja e qarqeve të Dodikut me veriun e Kosovës është direkte, ngaqë një pjesë e madhe e parave për të blerë heshtjen e popullsisë dhe për të armatosur bandat vinë nga kanalet ruse të Republika Srbskas. Siç u zbulua që edhe armët që u kapën në Banjskë vinin nga Bosnja.

Nuk ka asnjë surprizë që gjithçka ndodhi paralel në kohë me ngjarjet e tjera në lindjen e Mesme, ku pozitat e Rusisë në Siri po dobësohen nga avancimi i opozitarëve të Bashar Al Asadit.

Hapja e frontit të Ballkanit është një synim i Putinit, për të krijuar kaos, por edhe përçarje politike brenda vendeve anëtare të NATO-s.

Raporti thekson, se nga ana tjetër edhe Erdogan, është i interesuar që të krijojë trazira, për të mos lejuar që të forcohet faktori kurd në Siri, që duket se ka shpërthyer tashmë, e mund të ndizet deri më 20 janar.

Britanikët thonë gjithashtu, se në Maqedoni situata është mjaft afër një konflikti mes shqiptarëve etnikë dhe maqedonasve, ku parashikon një përplasje të eger në fillim të vitit të ardhshëm. Qëllimi rus është që të dobësojë e të nxjerrë jashtë kontekstit faktorin shqiptar që është aleati më i ngushtë i SHBA. Ndërkaq, edhe në Maqedoninë e Veriut, influenca turke është shumë e madhe, sidomos brenda faktorit shqiptar. Partitë shqiptare që qeverisin sot me maqedonasit e Mickovskit, janë grupe të themeluara dhe financuara nga Erdogani.

Por edhe Shqipëria nuk mbetet jashtë, madje ka paralajmërime dramatike, ku theksohet se shërbimet shqiptare kanë zbuluar disa herë këtë vit raste të dyshuara pranë digave dhe infrastrukturave energjetike. Edhe pse nuk janë raportuar në publik, raporti thekson se dy herë janë shkatërruar linjat e tensionit të lartë, kryesisht ajo me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • 3D says:
    December 2, 2024 at 8:56 pm

    Britanikët u larguan vullnetarishtë nga BE qfarë u hynë tani në punë Ballkani kur dihet se sa janë të gatshëm të antarsohën në BE këto shtete

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    December 2, 2024 at 9:40 pm

    Britaniket jan ne NATO. Ato informuan nje muaj me par se sa te shperthente provokacioni ku ata deklaruan se kishat ne Decan po mbushen me armatime ! Pra ata me siguri kan informacione te forta dhe si antare e NATOS ajo ka detyre te zbuloj pergatitejte Serbe ruse qe kerkojn destabilizimin e Ballkanit !

    Reply
  • mali says:
    December 2, 2024 at 11:05 pm

    Britaniket jane skile te vjetra.
    Asnjehere mos iu besoni atyre.
    Edhe kjo e Patokut priteshe sepse serbi kerkon veriun e Kosoves,kerkon minierat .Serbi perdor gjithe arsenalin diplomatik proserb ne UE dhe USA per te nenshtruar Kosoven.
    Tani qe po I mbaroen baterite serbit ringjalli tezen : shkembim rajonesh.
    Sa per anen tjeter te medaljes qe rusi kerkon turbullire ne Ballkan.
    Vetem ceshtja shqiptare del e fituar duke bashkuar Shqiperi -Kosove-Cameri ne mos edhe nga Mali I Zi dhe MV.
    Pavaresisht forces ushtarake te serbit me rusin eshte aventure e tyre per kete gje.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    December 3, 2024 at 7:17 am

    Britanikët janë kundër rusit dhe, kush është kundër rusit është pro shqiptarëve. Bashkimin Shqiptar e kanë në dorë Amerika, Gjermania dhe Anglia: Ata janë edhe mbrojtësit tanë. Shqiptarët duhet të bashkëpunojnë ngushtë me këto tre fuqi. Dy nga këto fuqi na coptuan në1913. Në saje të ndikimit Ameikan këto fuqi kanë nndryshuar pozicion dhe, janë vënë në krahun e shqiptarëve, sepse Shqiptarët janë kundër rusit.

    Reply
  • Koli says:
    December 3, 2024 at 11:29 am

    Ni para fol thot se qfar interson Anglis per ballanin e harrove luften e fundit kontributin e Anglezve qe i kan shti serbet ne bir te miut pa Angles e pa Amerikan nuk dot kishte Shqipri as shqiptar

    Reply
  • Ibrahim Hajzeri says:
    December 3, 2024 at 4:17 pm

    Britaniket po e din edhe po na paralajmrojn e na po flejna !!!
    Ne duhet me u pregdit e me u bashku te gjith me luftu serbin e jo me luftu njani tjetrin qysh jon kah bojn partit ne Shqiperi e Kosov.

    Reply
  • Hogosht says:
    December 4, 2024 at 6:02 am

    Britanikët janë zemra dhe mushkria shqipëtare

    Reply
  • dardan says:
    December 4, 2024 at 11:05 am

    shum e sakt vlla duhet ti lajm partit vetem te bashkuar munum me kthy tokat tona

    Reply
  • demo says:
    December 4, 2024 at 11:21 am

    Dakord me parafolesin Reshit Lala.

    Reply
  • Dashi says:
    December 4, 2024 at 1:19 pm

    O demo , lexo një çikë kosovarët e mësipërm hogosht , dardan , Ibrahim Hajzeri , Koli dhe veri nga një notë , si profesor gjuhë-letërsie që ke qënë . Dhe ju flisni për bashkim !! Kosovarët nuk dinë as t’a flasin e as t’a shkruajnë gjuhën shqipe , ndërsa sërbishten e zotërojnë për mrekulli . Për çfarë bashkimi bëhet fjalë ? Dhe këtë bashkim , do t’a bëjnë Amerika , Anglia e Gjermania , ndonëse asnjëherë nuk janë shprehur e nuk i ka shkuar ndër mend një gjë e tillë . Por , përderisa qënka dakord edhe demua me Reshit Lalën , kjo punë ka marë fund . Atëhere , t’a gëzojmë bashkimin ! Se mos harroni edhe Çamërinë e ja lini grekut , shtoni edhe gjysmën e Maqedonisë së Veriut, madje unë do t’ju rekomandoja të bashkojmë edhe jugun e Italisë , ku banojnë mijra arbëreshë . E më në fund një urim : “Ju kripsha mendtë të gjithëve , me në krye “profesor” demon .

    Reply
  • Rroft Luli says:
    December 4, 2024 at 1:25 pm

    Poshtë Dashi!
    Rroftë Kosova !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?