Nga Artan Duka
Botuar në DITA
“Guximi” i SPAK ndaj z. Berisha është një moment kulmor për rolin e drejtësisë së re në raportin problematik mes ligjit e qytetarit. Përtej përfoljeve të deritanishme, me këtë veprim SPAK lëshoi më në fund hijen e tij në vënd duke befasuar publikun me thërmimin e papritur të mitit të pandëshkueshmërisë që na ka shoqëruar si fatalitet këto 30 vjet.
Berisha nuk është një politikan dosido dhe ai gjithëpranohet si etalon i politikës së gjithëpushtetshme e të paprekshme në tranzicion. Por, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë më tej me hetimin e SPAK, boll preçedenti që z. Berisha sot po hetohet prej tij bën që politika e korruptuar deri dje arrogante, e të dyja krahëve, tashmë në panik, të ndjehet e brishtë ndaj ligjit që e ka shpërfillur pa teklif e kaq gjatë.
Ky hetim është një moment kulmor sepse tani e tutje, me shumë gjasa, do të shohim gjithnjë e më shumë përgjegjshmëri në politikë e qeverisje sepse drejtësia po provon se nuk ka ndërmënd të kursejë kënd.
Ky akt i SPAK është prova e shumëpritur se më në fund edhe politikës së korruptuar po i rrëshqet toka nën këmbë. E nëse bie dominoja e parë, të tjerat pasojnë vetvetiu dhe nëse sot po i ndodh z. Berisha, nesër mund t’i ndodhë kujtdo, z. Rama vetë, nëse kuturisen e bëhen ekuilibrista të rradhës në dërrasën e hollë e të kalbur të korrupsionit që nuk mban më prej peshës së abuzimit gjatë tranzicionit pafund.
Hetimi i ngritur ndaj z. Berisha është një hap pakthim drejt hetimit me themel të korrupsionit të përfolur e të denoncuar tek të dyja krahët e politikës e qeverisjeve të deritanishme pa dallim. Ata që mbrojnë e vënë dorën në zjarr për z. Berisha sot duke u qarë se z. Rama po ia del pa lagur sepse kontrollon drejtësinë, harrojnë se tashmë z. Rama vetë dhe qeverisja e tij janë më të prekshëm se kurrë nga drejtësia që tashmë nuk heziton më për të vepruar nëse nesër a pasnesër kutërbon era shkelje apo abuzim.
Abuzimi i dalë boje prej kohësh!
Drejtësia ndaj “peshkut” të madh hap preçedentin për të tjerë të mëdhenj më pas. Nëse drejtësia zbythet nga misioni i saj duke u anatemuar e sulmuar se po nduk më shumë se gëlltit, atëhere, ata që e përflasin e akuzojnë Ramën gjithë ditën e ditës për korrupsion e abuzim me karriken dhe anatemojnë apriori vëmëndjen e SPAK sot ndaj z. Berisha, ata janë mbrojtësit më të flaktë të vetë z. Rama nëse të nesërmen SPAK e gjen të udhës të kthejë vëmëndjen edhe ndaj tij.
Akuzat për selektivitet ndaj SPAK janë alibi e udhës për shumë prej atyre që ia dalin pa lagur pa drejtësi në këtë vënd.
SPAK nuk ecën me kandar duke hapur dosje që ruajnë balancat në politikë. SPAK ecën me ligj dhe nuk ka “sirtarë” të veçantë blu e rozë në zyrat e tij. E merr shtruar, duke vuajtur edhe paragjykimin për mosveprim prej atyre që depozitojnë dosje atje dhe vepron kur kopsiten gjërat pavarësisht se në cilën derë troket më pas.
I ngritur për të hetuar më së pari korrupsionin elitar politik, SPAK po jep gjithnjë e më shumë prova se nuk mund intimidohet nga politika që ka kapicë dosjet e abuzimit të saj në zyrat e tij. Drejtësia e re nuk është pagëzuar dhe nuk është krijesë e politikës së kapur që të kontrollohet prej saj ndaj politika abuzive bën mirë të përgatitet për “zbor”.
Në mos t’ia çajnë si shumë syresh jashtë, të presë me qetësi fatin e saj që e gatoi vetë se nuk i pati faj kush.
Me rëndësi për imazhin e veprimin e SPAK tashmë që hodhi këtë hap, mbetet që mali i barsur të mos pjellë një mi duke shndërruar në farsë edhe drejtësinë e re. Hetimi në fjalë është një moment “bëhet-nuk bëhet” për imazhin e rolin e drejtësisë në vënd.
Dalja huq nuk mund të jetë opsion dhe nëse ia del e provon abuzimin, ia del të ngjallë shpresën tek të gjithë se ligji nuk është më Maliq dhe abuzimi tek bluja apo roza qoftë, herët e vonë, do të mbajë rradhën për në SPAK, siç e meriton.
Jo dy rradhë veç e veç blu e rozë tek “sporteli” i SPAK që alternohen për të mos krijuar hatërmbetje(!) tek ca që kanë mizën sot nën kësulë por një rradhë e vetme, mjerisht shumë e gjatë, si abuzimi pafre në tranzicion, që bëri bashkë ca pa dallim ngjyre ndaj qytetarëve përballë, blu a rozë qofshin ata.
Drejtësia ndaj abuzimit në tranzicion nuk mund të zhbëjë kurrë dëmin kolosal social, ekonomik, njerëzor e demokratik që shoqëria përjetoi. E nga kjo anë, sa kohë dëmi nuk zhbëhet, abuzuesi mbetet kaluar, sado drejtësi të bëhet sot.
Por më mirë vonë se kurrë, më mirë pak se asgjë sepse ata që morën në qafë të shkuarën e të tashmen e janë gati të fusin duart edhe tek e nesërmja, vetëm frika apo ndëshkimi nga SPAK mund t’i tulasë!
—-
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.
Ketu kemi te bejme me nje bande hajdutesh e anadollakesh pa nder e atdhe. Spak nuk e ka te veshtire te gjej prova e fakte per banden qe udhehoqi Shqiperine nga 2005 deri ne 2012. Te gjithe e dine se pushtetaret ateher vidhnin e grabisnin pa pyetur as per ligje e as per moral . Keta dogjen votat e vrane njerez vetem per te vjedhur . Vrane e vodhen jo vetem popullin e thjeshte e kundershtaret e tyre politik por edhe mbeshtetsit e tyre teorikisht ( vodhen e masakruan edhe te perndjekurit e ish-pronaret ). Klubi i Sportit “PARTIZANI” nuk eshte afera me e madhe por ajo me simbolikja. Vete emri “PARTIZAN” eshte nje ironi e fatit . Ky emer ka per qene pikenisja qe e gremis njeher e mire fatkeqesine kombetare te pas 90′. Por jo vetem emri por edhe permbatja e dosjes eshte nje ironi e fatit me vete. Aty mblidhen bashke e sheh ne ate dosje pasardhes te ish-pronar, te ish-te perndjekur politike, te ish- familje “intelektuale” te medha Tironse , zhvates toke e zanun, antikomuniste te 90″ e pas 90″ , gjasme nacionaliste e dashnor te tregut te lire. Me pak fjale ajo dosje eshte nje fotografi e gjithe lluit te pas 90 qe erdhi ne pushtet e qe i bashkonte vetem zhvatja . Ptuuu fare e keqe
Ky hap i SPAK-ut, natyrisht është një hap pozitiv, sepse deri tani po godiste vetëm tek PS-ja. Por është akoma shpejt për t’u gëzuar, sepse është një rrugë e gjatë që Berisha dhe kompani të gjykohen dhe dërgohen pas hekurave. Koha do t’a tregojë në se SPAK-u e ka seriozisht.
Sa të jetë në pushtet , Ramën nuk e gjen gjë nga drejtësia. Ai ka bërë një pakt publik, pra vartësit e tij të vjedhin sa të munden e sa të duan për vete e për të, por po u kapëm nga drejtësia, ata kanë ngrënë kumbulla prapa shpinës së Bablokut. Prandaj, Rama do mundohet me çdo kusht në rrijë në pushtet sa më gjatë të jetë e mundur se përndryshe do ketë fatin e Saliut, pra NonGrata e më pas arrestim. Por kuptohet kjo gjë pas të paktën 10 vitesh që ka lënë pushtetin. Drejtësia është e kastruar me Ramën. Thënë kjo, arrestimi i Saliut, është thjesht jetëgjatësi në pushtet për Ramën dhe më shumë mandate në 2025.
Prandaj thuhet se drejtësia është me regji.
Rama sakrifikon Ahmetajn, Kokën, Sajmirin, etj, vetëm që kur të fillonte aksioni djathtas të godiste kryesori, Saliun. Pra sakrifikoi ushtarë e oficera (si në shah) për të ngrënë mbretin, shah mat!
Sot eshte dita e pare e Shqiperise Europiane e Demokratike.
Inkurajoj SPAK ti shkoje deri ne fund kesaj Vjedhje.
Nuk jane Familjet e vjetra Tiranase qe vodhen Klubin Partizani.Familjet e vjetra tiranase e dinin shume mire gjysh stergjyshi,qe tokat e tyre ishin konpensuar 100% me napolona florinj ne dore nga Italia Fashiste.
Ai qe luajti me familjet tiranase duke i joshur me fitime te pamerituara,nga nje toke e konpensuar,ishte dhendri Berishes,me Fuqine Absolute Shteterore te Vjerrit.
Ne s`po marrim dot tokat e trojet e pakonpensume nga shteti,te lshume katundareve dhe Horrave te Berishes,me ligjin 7501 dhe “Toke e Xanun”jo te marrim toka qe i ka konpensuar shteti,.Qofte Ai Fashist. Se shteti fashist i ka paguar Tironcit si me qene toka ne Rome.
Hajde Berishe,,boll me!U bere ti nje cope malok me dy tre ligje te vjedhesh qytetaret!Atje,ne burg te shkosh!
Eshte vazhdim i lojes se treshes Edi Sali Ilir…eshte loja qe sot behet ne Shqiperi dhe duket qarte. Cila eshte loja…??? Keto arrestime e heqje nga puna e prokuroreve dhe gjykatesve te korruptuar eshte loja per te ligjeruar gjene e vjedhur…e kush nuk do pranonte te hiqej nga puna apo te beje edhe 2 vjet burg per te pastruar apo ligjeruar miliona dollare te pervetesuar nga korrupsioni apo aferat…??? Nese nuk burgosen nga 25 vjet dhe tu sekuestrohen pasurite te gjitheve…atehere kjo qe po shohim eshte thjeshte dhe vetem LOJE…Ju tre vete me sojin tuaj mundoheni te pervetesoni vjedhjen galopante shteterore…A do tja harrini…??? KURRE. Sepse edhe nese beni kete loje eshte ZOTI qe do tju ndeshkoje…
I nxorri ujin e zi ky e gjithe te tjeret, perfshi dhe tek socialistet, u kamen me vuajtjet e popullit, shkatteruan prone, vote, I bene te gjitha e nuk ka Spak qe ia gjen fundin, po ky eshte lere lere, unik ne zullum, te bjere ky e pastaj ne lupe nga Rama e poshte se Spakut I doli frika me sa duket me saline, si duket edhe Shba po I jep garanci se nuk i prek kush nga keta plehrat qe e vodhen e rropen popullin 3 dekada.
Shpresoj qe SPAK te punoje sukseshem, ndryshe kjo mizerje mafiopolitike qe Si epidemi Po na shkaterron e degjeneron krejt kombin ketu e 30 vjet nuk pastrohet.Natyrisht ata justifikohen ashtu e keshtu por ne e dime mire qe jane duke na vjedhur qe nga 1991 pareshtur, i urojme SPAK suksese e i lutemi te na heqin keta shushunja nga gjaku yne.
akuza per pastrim parash qe faktikisht kane bere te gjithe politikanet,drogaxhinjte,pronaret e tv apo kushdo deri te ata qe ndrojne monedhat,eshte qesharake ne krahasim me abuzimin me pushtetin,vrasjet,eliminimet,zhdukjet e njerezve,largimi i kumbaros e deri te pushimet nga puna apo shkatrrimi i te gjithe pasurisr per tu privatizuar.Ketu duhet te godas spaku dhe jo pastrim parash per saliun apo gjithe zyrtatet e ketyre 30 vjeteve.Si i kane bere vilat e pasurite milioneshe keta rjepacak,vetem duke llomotitur e genjyer popullin.
Jamalltezi,kur ishte i jati ne spital ne Viene,ka paguar 3000 euro nata per 3 muaj rresht pa llogaritur hotelet e biletat e familjareve….
Ptu!
Fare e keqe!
Tani jam vete PERANDOR.
Demo, perfekt komenti!
Mos dekurajoni SPAK-un.mos i vini shkopinj ne rrota.
Mbajeni kete muhaxhirn e Shijakut se per nje jave zberthehet vete.Ashtu si i jati sa krisen pushket ne bulevard,u dhie e u permor,,u shtri si dose,e moren te dhjere e te permjere .
Keta hajduterit e muhaxhireve te Shijakut,me banim ne Durres,keta nuk jane Dritan Goxhaj i Dilaver goxhajt nga Fushe Bardha qe luftuan me kriminelet serb ne Koshare,.Keta sberthehen kollaj,pa pushke e pa rovole,muti neper shale.
Verej nje ngazellim per arrestimin e Malltezit nga simpatizantet e Rames, Lulit e disave qe nuk e kane problem te kthejne gunen nga i fryn interesi.
Une mendoj se kjo levizje e SPAK ishte e pritshme dhe e detyruar per ta larguar perfundimisht Saliun nga skena politike e per ti lehtesuar ca punen Lulushit qe nuk arriti te behej kurre lider packa se e perkundi i pari Saliu e me pas ambasadat me ne krie Yuri Kim.
Natyrisht ne nje shtet normal keto arrestime jane te mirepritura e inkurrajuese per respektimin e ligjit por jo ne nje shtet ku hahen dardha pas kurrizit te Kryeministrit i cili nuk di cfare firmos e nuk mban asnje pergjegjesi penale e madje as qe guxon kush ta hetoje packa se po mbytet ne skandale.
Si mund te merret seriozisht SPAK kur Ahmetaj livadhis e ben statuse ne fb nderkohe qe SPAK i kerkon Fb vendodhjen e tij!!! E kuptoni sa qesharake eshte situata! Po behen pagesa per inceneratore imagjinare, po shiten apartamente imagjinare tek Porti i Durresit ku per nje projekt megagalaktik po shkelen ligje e te drejta e po grabitet toka e shtetit diten per dielll ashtu sic edhe po i shaktohen shtetit deme prej qindra miliona eurosh e SPAK vec rri e shikon! Nje Reforme ne Drejtesi qe e ka katandisur drejtesine ne pike te hallit e ne sherbim te partise ne pushtet. Gjykatat tashme jane bllokuar e ceshtjet po vonohen ne kalendat greke duke i dhene dore plackitesve me damken e investitorit strategjik qe te bejne namin.
Ketu hetime e arrestimet behen o sepse e Ambasada e SHBA ose se i ka prishur terezine Kriekaqolit se persa i perket krimineleve apo demeve qe po i behne shtetit askush nuk e ve ujin ne zjarr.
Ja shikoni si i riciklon Kriekaqoli ministret e perfolura per vjedhje e korrupsion apo si vendosi pa iu dridhur qerpiku Beqajn ne krye te administrimit te investimeve. Cuditerisht u hetua gjithe zinxhiri i abuzimeve me koncesionet ne mjekesi pervec kryesorit. Nuk po futem tek ceshtja e basteve e si u krye ai operacion qe nga zhdukja e Martinajt e hyrja ne skene e Olsit dhe cunave te Meksit.
Kish dale edhe Silva Bino te ankohej se nje ndertim prane pallatit ku banon i kishte demtuar apartamentin dhe Instituti i drejtuar nga servili Shkreli e kishte shpallur si dem nga termeti. Eh e shkreta Silva nga roli i serviles se partise tek ai i viktimes. Kushedi si do te ndihet!
Shembuj qe te bejne pesimist ka plot prandaj une nuk shoh asgje pozitive tek arrestimi i Malltezit pervecse per ca kohe mediat do te kene me se te merren e te shkruajne se coc ishin mekur ca kohe se nuk kishin cfare te shkruanin. Do te jemi spektatore te kacafytjeve te berishtisteve me lulistet e ramistet e do te kenaqemi me qyfyre ku cuni i shemtuar i Meksit do te anatemoje shemtine e Qimit. Do te lexojme edhe ndonje reflektim te Viktorit, te Bedriut & co.
Po a eshte vertet”Guxim” ky i SPAK ndaj z. Beriasha, sic rreket ky Tani i Dukes qe te besojme?
Sali Berisha eshte prej 10 vitesh vetem nje nga 140 deputetet e Shqiperise.
Ka 10 vite qe te tera pushtetet i ka Edi Rama qe ketij Dukes akoma nuk i duket se ben ” shkelje ne derrrasen e holle te korrupsionit”.
Pra nese do kete Guxim (pa thonjzat e Dukes) tek ky SPAK, ai do duket kur ky SPAK te prangose ndonje minister ne detyre me Presh ne duar duke bere ritualin e perditshem te vjedhjes me tendera e koncesione.
Se nuk mundet dot as Tani i Dukes e askush tjeter te binde askend se nga ardhja ne pushtet e Edi Rames e “Rilindasve” te tij (qe i meritojne thonjezat) ne 2013 e der sot ketu paska abuzuar pakes vetem njefare Lefter Koka nje iosh-Limon i shtrydhur e i flakur tej me kohe.
Sa kohe nuk ka minister/e ne detyre te prangosur, as Drejtesi nuk ka e SPAK mbetet vetem nje instrument qe vepron me bilbilin e Qeverise.
Rrofe Amerika..!
1.Lajmi duket si ogur i mire per rolin e SPAK. Ka disa vite qe perflitet dhe jane publikuar materiale per korrupsion ne ambientet e ish-kompleksit Partizani. Si duket analiza e fakteve ka cuar ne konkluzionin se aty vertet ka korrupsion. Le te pergjigjen te arrestuarit se si e moren ata pronesine e 26 000 m2 toke ndertimi ne zemer te Tiranes dhe si i bene 4 milione euro perfitim nga ky pazar qe kundermon korrupsion. a e ndihmoi vjerri i tij ish kryeminister te akuzuarin J. M. ne kete ceshtje? le te shohim si do zhvillohen ngjarjet ne gjykate.
2. Ky veprim i prokurorise duhet te vazhdoje edhe ne hetimin e shume rasteve te tjera ku pronat e ministrise se mbrojtjes dhe ato shteterore jane shitur per “5 qindarka” te familjet apo miqte e pushtetareve. Perfitimet nga keto vjedhje te pasurise kombetare kane shkuar ne xhepat e ish pushtetareve. Keto pare te vjedhura ja bejne Muuu.. dhe jane kthyer ne vila, hotele dhe rezorte luksoze ne bregdetin e Shqiperise.
Te gjithe peshperisin se ato jane te filan pushtetari, ish-doganieri, minister, drejtor i pronave apo shef tatimesh por askush nuk kujtohet tu thote se nga i gjeten burimet financiare keta “bisnesmene”!
Shpresojme qe drejtesia te veproje dhe paret e vjedhura tu dalin nga hundet ketyre hajduteve te pacipe te ketyre 30-viteve te fundit (te “pushtetit demokratik”).
Kjo qe po ndodh eshte nje feste per shqiptaret dhe Shqiperine. Me ne fund po bien daullet!!!
Flm SHBA.
I gjithe pushteti Sovjeteve, edhe e gjithe pasuria e Shqiperise gjithashtu.
Sa per Shqiptaret, ata ose te rrijne ketu sus e mos bezajne, ose te marrin valixhet e te ikin matane!
VO: OK-A.Duka:
-Heqja e gurit të parë të THEMELIT TË PERANDORISË PASURORE TË MBRETIT DEFAKTO-Sb ,është sinjal i mirë i veprimtarisë së SPAK deri sot.Kjo kthen shpresën 100 % te populli që po i mban syt nga SPAK+GJKO,si te PERËNDIA,pasi sekuestro e pasurisë së vjedhur prej politiqënve e KO që nga 1992 prej 350 mild.$ që nga 1945,do mund të rriten RROGAT,PENSIONET e gjithë kategorive.. Dhe do uli emigrimin e njërzve të papunë nga infrastruktura që shkatërroi berishizmi me TEORIN SHOCK(Tokës së djegur).
-Sb është fatkeqsi Kombëtare-Shqipëri +Kosovë me 101 fakte kundra SHQIPËTAR,si agjent i shumfisht që nga 1967,Ku edhe PD-në e krijoi me Spiun e Komunist si vet Ai(8 nëntor 1968).
-Më në fund ish Shefi SPAK A.Kraja që firmosi arrestimin e dhëndrit të korruptuar u bind se Sb u shpall non grata nga DASH me të drejtë dhe nuk kishte nevojë për PROVA siç kërkonte Sb,ndaj e falinderoi.
-SPAK monitorohet kryesisht nga SHBA dhe Amerika po vëzhgon ndershmërinë,Aftësinë,Trimërinë e DREJTËSISË SË RE..Si shëmbull në Europë.
-SPAK duhet të arrestohet sezbën Sb,Pasi në 32 vite ka bërë shumë vjedhje e vrasje,të cilat dihen tashmë si GËRDECI,21 JANARI,ÇEZ-,DIA,LOBIMET RUSE,etj.Pasi Sb është shpifsi më i madh në 33 vite dhe politikani që është TALLUR ME SHBA,BE,DREJTËSINË,90 % TË POPULLIT dhe MINIM TË DEMOKRACISË NË 33 VITE..!
-Me rënien e perandorisë Sb do të bjer kollaj e gjithë kështjella e korrupsionit 33 vjeçar në Shqipëri.
-FLM.
Keshtjella e korrupsionit 33 vjecar ne Shqiperi do bjere kur te bjere keshtjella e Surrelit, qe sot ka tere resurset e vendit nen thundren korruptive.
Zotrinj militant të berishizmit:
-Mblidhni mëndjen e shihni punën,Familjen Tuaj,Pasi Saliu do i kthei “PATKOJT” NGA DIELLI,Nuk bëhet më Kryetar Partie për rrjedhojë as K.Ministër..GOZHDA E non gratës është e ndryshkur dhe nuk i del më deri në vdekje,Duke marr më qafë familjen,PD,Shqipërinë,Por edhe Kosovën nga 1992 deri sot duke mashtruar R.Haradinaj,A.Kurtin,etj për të kundërshtuar SHBA+BE+E.RAMËN që ishte në unison me TA,për të dal kundër SHBA-NATO që i çliroi dhe i bëri SHTET TË PAVARUR.
Saliu më i keq se Enveri e Stalini,Pasi të tre mësëpari eleminuan shokët e tyre për të mbajtur pushtetin sa më gjat që të mos u dilnin krimet e bëra.
-Saiu në 32 vite ua kalon Enverit dhe Stalinit:
• Në 2 prill 1991 Sb orkestroi vrasjen e 4 dëshmorve në Shkodër me në krye Arben Brocin që drejtonte PD-në e Shkodrës dhe duhej ta drejtonte P.Arbnori.Shoferit të Arbnorit ju gjet ARMA NË MSKINË.Ndaj P.Arbnori u helmua dhe u dërgua në Spitsl-Torino dhe erdhi i VDEKUR,ku Sb me lot krokodili i çoi tufën me lule..!
-Dr.Ali Spahia ishte mjek roje dhe nuk e mjekoi A.Brocin por e dërgoi në protest 1/2 të vdekur.Edhe A.Spahia që e dinte krimin u dërgua në të njëjtin spital…dhe erdhi i vdekur.Dhe Sb i bëri djalin deputet e KB në Shkodër.
-Në të njëjtin Spital e me një “diagnozë” e pa zbardhur kurrë e psuan: S.Zhulali,B.Gazidede,Kolin Gjoka,G.Pashko(pas aksidentit fatal me të birin + 3 mjek me Elikopterin Presidencial)
-Po Azemin kush e nxori në pritë për ta vrarë F.Haklaj që Sb i vrau vëllait Shkëlqimin..plus 200 të rinjë në Tropojë..!
-Po Prekurorin XHEVAT HANA që hetoi REMZI HOXHËN dhe nxori se kush urdhëroi vrasjen e Tij dhe zhdukjen në Vain të Lezhës(Kush e helmoi dhe e dërgoi po në Totino të gjallë dhe e prunë të vdekur)?.
-Po Sokol Olldashin,konkurrent i Lulit(biri politik i Sb për kohën) kush e eleminoi në Kërrab..dhe posaxherja Nr.1 doli shëndosh e mirë nga Benxi zi..!?
-Mbi 20.000 vrasjet në Shqipëri 1991-2021 Elbasan kan autorësinë e një njeriu të vetëm Sb dhe bandës së tij VERIORE=1500-2000 të armatosur,me në krye A.Kuliçin,S.Luzha,Stresin,E.Breçanin,B.Ulaj,etj të TIPIT HAMAS,ISIS..!që paguhen nga Sb me oligarkët e Tij.
-Me rënien e Sb bie PERANDORIA E TIJ DHE SHPËTON PD,SHQIPËRIA,KOSOVA,BALLKANI..!
Zotrinj militant të berishizmit:
-Mblidhni mëndjen e shihni punën,Familjen Tuaj,Pasi Saliu do i kthei “PATKOJT” NGA DIELLI,Nuk bëhet më Kryetar Partie për rrjedhojë as K.Ministër..GOZHDA E non gratës është e ndryshkur dhe nuk i del më deri në vdekje,Duke marr më qafë familjen,PD,Shqipërinë,Por edhe Kosovën nga 1992 deri sot duke mashtruar R.Haradinaj,A.Kurtin,etj për të kundërshtuar SHBA+BE+E.RAMËN që edhe ER që ishte në unison me TA,të dilte kundër SHBA-NATO që i çliroi dhe i bëri SHTET TË PAVARUR..!
-Saliu është më i keq se Enveri e Stalini,Pasi mësoi prej tij në BLLOK. -Të tre mësëpari eleminuan shokët e tyre për të mbajtur pushtetin sa më gjat që të mos u dilnin krimet e bëra.
-Saiu në 32 vite ja kaloi Enverit dhe Stalinit:
• Në 2 prill 1991 orkestroi vrasjen e 4 dëshmorve në Shkodër me në krye Arben Brocin që drejtonte PD-në e Shkodrës dhe duhej ta drejtonte P.Arbnori.Shoferit të Arbnorit ju gjet ARMA NË MAKINË.Ndaj P.Arbnori u helmua dhe u dërgua në Spital-Torino dhe erdhi i VDEKUR,ku Sb me lot krokodili i çoi tufën me lule..!
-Dr.Ali Spahia ishte mjek roje dhe nuk e mjekoi A.Brocin por e dërgoi në protest 1/2 të vdekur.Edhe A.Spahia që e dinte krimin u dërgua në të njëjtin spital…dhe erdhi i vdekur.Dhe Sb i bëri djalin deputet e KB në Shkodër..!
-Në të njëjtin Spital e me të njëjtën “diagnozë” e pa zbardhur kurrë e psuan: S.Zhulali,B.Gazidede,Kolin Gjoka,G.Pashko(pas aksidentit fatal me të birin + 3 mjek me Elikopterin Presidencial)..!!
-Po Azemin kush e nxori në pritë për ta vrarë F.Haklaj që Sb i vrau vëllait Shkëlqimin dhe më pas 3 vëllezër të tjerë.? Plus 200 të rinjë në Tropojë të vrarë për hak marrje nga Sb ..!
-Po Prekurorin XHEVAT HANA që hetoi REMZI HOXHËN dhe nxori se kush urdhëroi vrasjen e Tij dhe zhdukjen në Vain të Lezhës nga SHIK I GAZIDEDES..Kush e helmoi dhe e dërgoi po në Spital-Totino të gjallë dhe e prunë të vdekur?.
-Po Sokol Olldashin,konkurrent i Lulit(biri politik i Sb për kohën) kush e eleminoi në Kërrab..dhe posaxherja Nr.1 doli shëndosh e mirë nga Benxi zi..!?
-Mbi 20.000 vrasjet në Shqipëri 1991-2021 Elbasan kan autorësinë e një njeriu të vetëm Sb dhe bandës së tij VERIORE=1500-2000 të armatosur,me në krye A.Kuliçin,S.Luzha,Stresin,E.Breçanin,B.Ulaj,etj të TIPIT HAMAS,ISIS..!që paguhen nga Sb me parat e popullit dhe oligarkët e Tij.
-Me rënien e Sb bie PERANDORIA E TIJ DHE SHPËTON PD,SHQIPËRIA,KOSOVA,BALLKANI..!
Bravo SPAK! A nuk do ishte me mire ta fillonin nga korrupsioni aktiv se sa ai pasivi? Apo testojne nje here cfare behet me keta pa pushtet se mos na heqin buken e gojes keta me pushtet. Asnje nga populli vec militanteve nuk e quan sukses kete, sepse si popull i varfer qe jemi kemi nevoje te mos vazhdoje me vjedhja neper institucione, ministri a kudo. Uroj te gjithe te shkojne ne nje vend: aty ku mblidhen hajdutet e abuzuesit me pronat e shtetit