Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dorëhiqet zëdhënësja e DASH në gjuhën arabe, kundërshton politikën ndaj Gazës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dorëhiqet zëdhënësja e DASH në gjuhën arabe, kundërshton politikën ndaj Gazës
AktualitetBote

Dorëhiqet zëdhënësja e DASH në gjuhën arabe, kundërshton politikën ndaj Gazës

Published: April 26, 2024
Shpërndaje

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit në gjuhën arabe ka dhënë dorëheqjen, duke përmendur mospajtimin e saj me politikën e Uashingtonit në lidhje me luftën në Gazë. Kjo është dorëheqja e tretë në Departamentin e Shtetit në lidhje me luftën në Gazë.

Në faqen e Departamentit të Shtetit në internet shkruhet se Hala Rharrit ishte gjithashtu zëvendësdrejtoreshë e Qendrës Rajonale të Medias në Dubai dhe iu bashkua diplomacisë amerikane në vitin 2006.

“Kam dhënë dorëheqjen në prill 2024, pas një karriere 18-vjeçare, për të kundërshtuar politikën e Shteteve të Bashkuara ndaj Gazës”, shkroi ajo në rrjetin e mediave sociale LinkedIn.

- Publicitet -

I pyetur në lidhje me dorëheqjen, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha gjatë një konference shtypi se departamenti ka kanale të caktuara për punonjësit që të shprehin pikëpamjet e tyre kur nuk pajtohen me politikat e qeverisë.

Pothuajse një muaj më parë, Annelle Sheline me zyrën e Departamentit të Shtetit për të drejtat e njeriut njoftoi dorëheqjen e saj. Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Josh Paul, dha dorëheqjen në tetor. Një zyrtar i lartë në Departamentin e Arsimit, Tariq Habash, i cili është palestinezo-amerikan, dha dorëheqjen në janar.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me kritika ndërkombëtare dhe nga grupe të drejtave të njeriut lidhur me mbështetjen ndaj Izraelit ndërsa ai vend vazhdon sulmin ushtarak në Gazë kundër grupit Hamas. Dhjetëra mijëra njerëz njoftohet se kanë humbur jetën nga luftimet që kanë shkaktuar një krizë humanitare.

Ka patur njoftime për mospajtime brenda administratës së Presidentit Joe Biden ndërsa rritet numri i viktimave në luftën në Gazë.

Në nëntor, më shumë se 1000 zyrtarë të Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), pjesë e Departamentit të Shtetit, nënshkruan një letër të hapur me thirrjen për armëpushim të menjëhershëm.

Protesta kundër luftës në Gazë janë përhapur në të gjithë Shtetet e Bashkuara, aleati më i rëndësishëm i Izraelit.

Grupi islamik palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz, sipas të dhënave izraelite. Izraeli ka vrarë mbi 34,000 njerëz në Gazën e qeverisur nga Hamasi, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës. Lufta ka shkaktuar lëvizje masive të popullsisë, uri, dhe akuza për gjenocid ndaj Izraelit, të cilat ai vend i hedh poshtë.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 10 tetor 2026
  • Dorën në zjarr!
  • Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  • INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllja e 30 kapitujve në dy vjet, fantazi zgjedhore
  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  2. Andi on Aksidentohet gazetarja e emisionit Fiks Fare që u konfliktua në rrugë me Belinda Ballukun
  3. Zani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. ¿? on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  5. Daj Jaku on Bashkëpunoi me SPAK, trondit babai i zyrtares së penduar të Ballukut: “Vajzën ma lidhën në karrige, burri shofer i Çuçit, vrau veten…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?