Nga Bashkim Koçi
Ka institucione që nuk janë thjesht shoqata apo organizata. Ato janë kujtesë, sakrificë dhe ndërgjegje kombëtare. Organizata e VP të LANÇ, e cila mbron vlerat dhe simbolet e asaj epopeje të lavdishme, siç është Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare, është një prej tyre, një simbol i gjakut të derdhur të 28 mijë dëshmorëve dhe sakrifica të 70 mijë partizanve e partizaneve të cilët u gjakosën me armikun për liri dhe dinjitet.
Pikërisht për këtë arsye, drejtimi i saj nuk mund të jetë kurrë pronë personale. Nuk mund të mbahet me forcë, kur shumica dërrmuese e anëtarësisë nuk kanë qënë dhe nuk janë që në drejtimin e saj të qëndrojnë individë mediokër dhe pa dinjitet, por edhe që nuk i lidh asgjë me LANÇ.
Dhe ata që nuk i pranojnë t’i kenë në derjtim të Komitetit Kombëtar nuk janë ca individë apo qejfmbetur, por Komitete të cilët përbëjnë pjesën dërrmuese dhe që kanë shumicën e antarësisë të veteranëve apo pasardhësve në shkallë vëndi. Nuk bëhet fjalë për bashki të vogla e me ndikim modest në të gjithë veprimtarinë e OVP të LANÇ, por me Komitete të bashkive të mëdha e me reputacion siç është Vlora, Durrësi, Dibra, Kruja, Puka, Bulqiza, Librazhdi, Tepelena, Divjaka, Kurbini etj. Të gjithë këta Komitetete dhe anërtarësia e tyre, kanë një kohë të gjatë që e kanë bërë devorcin me drejtuesit aktualë dhe më konkretisht me Sekretarin e Përgjithshëm, anonimin Veli Myftari, N/kryetarin jo legjitim Idajet Beqiri dhe Kryetaren e zgjedhur dhe promovuar nën diktatin e dy të parëve, duke shkelur në mënyren më flagrante STATUTIN e OVP të LANÇ.
Po sjellim vëtëm një fakt: Promovimi i kësaj zonje në pozicionin e Kryetares së Komitetit Kombëtar u bë nga Shoqatat KAP ku, siç dihet, ato kanë në anëtarësi me shumicë individë që nuk i lidh asgjë me LANÇ ose, me keq akoma, kanë pikpamje krejt të kundërta me drejtuesit e kësaj lufte, siç është PK, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, Enver Hoxha dhe Ditën e Çlirimit, 29 Nëntorin.
Tashmë është bërë fakt publik jo vetëm brënda rradhëve e strukturave të Organizatës, por edhe më tej, tek dashamirësit dhe të gjithë ata që vlerësojnë misionin e Organizatës së Veteranëve.
Kjo nuk është më një çështje mendimesh të ndryshme, por diçka më shumë, gjë që e ka vënë me rrezik ekzistencën e saj si Organizatën më me autoritet që mbron vlerat e LANÇ, të themmeluar këtu e 68 vjet më parë nga ata Komandantë e Komisarë që ishin dhe mbetën Legjendë e LANÇ, siç ishin Beqir Balluku, Pirro Dodbiba, Shefqet Peçi, Adnand Qatipi, Rustem Peçi, Odhise Porodini dhe së fundmi Debatikasi Prof. Hulusi Hako.
Tek ky i fundit, pra Prof. Hulusi Hako, filluan prapaskena e plane ogurzeza për ta larguar e më tej për ta përvetësuar detyrën e shenjtë të Kryetarit të Komitetit Kombëtar. U shfaqën ëndërra dhe menjëherë filluan të realizonin planin, nga ai plan që do te mbetet njollë e zezë hë historinë e kësaj Organizate nga më të lavdishmet dhe prestigjiozet në Shqipëri. Largimi me puç i Kryetarit të Komitetit Kombëtar, të Prof. Hulusi Hakos, i denegrimit të figurës së tij si veteran dhe krijimin e një mijedisi mbytës, fyes, drejtuar me një “artileri” të pazakontë perçmimi, arritën ta zëvëndësojnë me një kukull. Kjo është një krizë e thellë legjitimiteti.
A mund të flitet për vlera të luftës, për sakrificë dhe drejtësi, kur vetë drejtimi mohon vullnetin e shumicës?
Personalisht i drejtohem treshesh Veli Myftari, Idajet Beqiri dhe Vera Trifës: A mund të shkoni ju në një veprimtari apo kudiçfarë që mund dhe do të organizojnë OVP të LANÇ të bashkive që u kanë bojkotuar botërisht? Dua të di se si u ndjetë në Simpoziumin që organizoi OVP e Bashkisë së Durrësit me rastin e 7 Prillit, për “Heroin e Popullit” Mujo Ulqinaku? Mbetët krejt të braktisur. Ata nuk ua mbyllën derën, ashtu siç kini bërë e bëni ju me ta drejtuesit e nderuar, nga më të suksesëshmit në vend, duke ua mbyllur derën kur trokitën në zyrat qëndrore të Tiranës, ato zyra të shenjta të ozurpuara nga ju me ndërrim bravash e që po i konsideroni si “mall babai”.
Fakti që mbetët në mes të sallës të mënjanuar, madje edhe të urryer për qëndrimet tuaja tashmë të njohura si kaçakë, tregoi se u ka dalë boja. Ndaj është koha, është momenti që tregon se kupa është mbushur të jepni publikishte DORËHEQJEN.
A mund të përmendet lavdia e dëshmorëve dhe e atyre që u rrjeshtuan në formacionet partizane e kur zëri i gjallë i anëtarëve shpërfillet?
Ata që luftuan për liri nuk pranuan imponimin. Nuk pranuan padrejtësinë. Nuk pranuan pushtetin e padrejtë. Prandaj sot është e papranueshme që, në emër të tyre, të mbahet në drejtim që nuk përfaqëson më askënd veç vetes. Ca më shumë të qëndrosh në krye kundër vullnetit të shumicës nuk është nder. Është cenim i vetë idealeve që pretendoni se mbroni.
Prandaj thirrja është e qartë dhe e drejtëpërdrejtë: Dorëhiquni!
Dorëhiquni për respekt ndaj historisë.
Dorëhiquni për respekt ndaj veteranëve dhe dëshmorëve që i vunë krahun dhe jetën Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Dorëhiquni për respekt ndaj atyre që sot mbajnë gjallë kujtesën e kësaj lufte, siç janë veteranët ende në jetë dhe Kryetari i kësaj Organizate të lavdishme, Prof. Hulusi Hako.
Sepse kjo organizatë nuk është e askujt në veçanti. Ajo i përket historisë dhe kombit.
Dhe historia nuk fal ata që e përdorin, në vend që ta nderojnë. Ndaj bëjmë thirrjen që e kërkojnë veteranë e pasardhes, i gjithë opinioni shqiptar: Dorëhiquni!
