Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
KryesoreLajmi i funditopinion

A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi morën armët për çlirimin e Kosovës, vështirë se ndonjëri prej tyre ishte i sigurtë se do të kthehej gjallë në shtëpi.

Në atë kohë në Kosovë nuk mendonte kush se çfarë do të bëhej pas 25 apo tridhjetë vjetësh sepse pyetja e ditës ishte: a do të jemi nesër gjallë?

Sot, gati tri dekada më vonë, katër prej drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dëgjuan në Hagë verdiktin e një gjykate politiko-gjoja ligjore të krijuar posaçërisht për krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së.

- Publicitet -

Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg. Për një burrë 58-vjeçar, është pothuajse pjesa tjetër e jetës.

Lufta nuk është film ku një regjisor cakton të mirët dhe të këqijtë, skenat, dialogët dhe fundin. Lufta nuk është klinikisht e pastër aq më tepër dhe veçanërisht kur është një luftë e imponuar dhe shqiptarët vetëm luftuan për vetëmbrojtje. Nuk besoj se ka luftë ku çdo veprim është i ligjshëm.

Sigurisht që çdo viktimë meriton drejtësi, dhe asnjë luftë, sado e drejtë të jetë kauza e saj, nuk të jep imunitet për krime.

Por drejtësia, si asgjë, nuk zhvillohet në vakum. Ajo ka kontekst. Konteksti quhet Jugosllavi dhe shpërbërja e përgjakshme e saj. Konteksti quhet Bosnjë, Srebenicë, pastrim etnik, vrasje dhe dëbim masiv i shqiptarëve të Kosovës nga trojet e tyre. Konteksti janë kolonat e refugjatëve, fshatrat djegur, varret masive, viktimat ende pa varr.

UÇK-ja nuk hyri në territorin e Serbisë për të pushtuar Beogradin, ajo luftoi në Kosovë, për Kosovën dhe për popullin e saj. Bota demokratike e asaj kohe nuk qëndroi neutrale ndaj pastrimit etnik që po ndodhte para syve të saj. NATO ndërhyri ushtarakisht në vitin 1999 duke bombarduar Beogradin dhe pas luftës, Kosova kaloi nën administrim ndërkombëtar. Më 2008 Hashi Thaci i dënuar sot me 25 vjet burg, (vetë drejtësia serbe e kishte dënuar 10 vjet në mungesë më 2005), shpalli vendimin e parlamentit të Kosovës për pavarësi. Kosova sot është shteti më i ri i kontinentit. Ky është konteksti që asnjë vendim gjykate nuk mund ta fshijë.

Vendimi i sotëm mund të debatohet dhe duhet të debatohet, por historikisht dhe në kontekst ai jep një pamje të shëmtuar. Drejtësia politiko- juridike i ka ngulur një thikë në shpinë drejtësisë historike. Kur drejtuesit e një lëvizjeje çlirimtare marrin dënime që praktikisht mund t’i mbajnë në burg gjithë jetën, lind pyetja nëse drejtësia po gjykon vetëm përgjegjësinë individuale apo, në perceptimin e një populli të tërë, po vendos në bankën e të akuzuarve edhe vetë luftën.

Kjo është arsyeja pse në Kosovë dhe jo vetëm në Kosovë, seanca e sotme nuk u përjetua si proces penal, por po përjetohet si një plagë historike politike.

Një gazetare që ndodhej në sallë e përshkroi atmosferën pas shqiptimit të vendimit vetëm me një fjalë: “Varrim”. Ndoshta është fjala më e saktë për atë çast.

Për familjarët dënimet janë të përjetshme. Sot, bashkëluftëtarët nuk panë vetëm katër të dënuar në sallën e gjyqit, panë katër njerëz me të cilët, dikur, kishin hyrë në një luftë pa e ditur se çfarë do të sillte e nesërmja.

Kosova sot nuk pa katër të pandehur në bankën e akuzës, por pa katër emra të historisë së saj që dënohen se luftuan për vetëmbrojtje!

Fati e solli që të katërt i mbijetuan luftës, e panë Kosovën të çliruar, panë flamurin e saj, panë shpalljen e Pavarësisë. Hashim Thaçi e lexoi deklaratën e pavarësisë si Kryeministër i Kosovës dhe më vonë u bë President i Republikës deri një ditë nëntorit të 2020, kur u nis drejt Hagës. Ai nuk u arrestua në ndonjë bodrum, nuk u kap në arrati, por dha dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe u paraqit para drejtësisë.

Që prej atëherë kanë kaluar pothuajse gjashtë vjet paraburgim dhe sot erdhi verdikti.

Mund të diskutojmë pafundësisht për gjithçka, për standardet e provës, përgjegjësinë komanduese, ndërmarrjen e përbashkët kriminale, dëshmitarët dhe çdo paragraf të vendimit, vërtetësia e informacioneve që u janë dërguar prokurorëve, por një gjë nuk mund ta vendosë asnjë trupë gjykuese: nuk mund të vendosë se çfarë ishte UÇK-ja për historinë e Kosovës. Këtë verdikt historia e ka dhënë më herët. Kosova është e lirë dhe sot Kosova është shtet. Dhe ata të katër luftuan për këtë shtet.

Nuk mund ta shkëpusësh vitin 1998 nga ajo që kishte ndodhur më parë dhe nga ajo që ndodhi më pas. Nuk mund ta marrësh një copë të luftës, ta vendosësh nën mikroskop dhe të sillesh sikur pjesa tjetër e historisë nuk ekziston.

Afroje lupën mbi dorën tënde. Sa më shumë ta zmadhosh, aq më shumë do të shohësh rrudha, njolla, pore, shenja dhe papërsosmëri. Po ta shohësh vetëm përmes lupës, mund të arrish në përfundimin se ke një dorë të shëmtuar dhe se do të ishte më mirë të kishe një tjetër.

Por hiqe lupën dhe sheh se është dora jote.

Nëse vendos nën lupë vetëm një fragment të një lufte, do të gjesh patjetër plagë, gabime, padrejtësi, madje edhe krime. Ato duhen hetuar dhe gjykuar. Por lupa nuk mund të zëvendësojë pamjen e plotë. Një luftë nuk kuptohet vetëm duke numëruar njollat e zmadhuara. Duhet të largosh lupën dhe të pyesësh edhe: pse nisi, kush e imponoi, çfarë po ndodhte me një popull dhe çfarë solli ajo luftë në fund. Lupa mund të të tregojë çdo shenjë të dorës, por nuk mund të të tregojë çfarë ka bërë ajo dorë.

Ndoshta ndonjëri prej të katërve, pas dënimeve të sotme, rrezikon të mos kthehet më i gjallë në shtëpinë prej së cilës doli dikur për luftë. Por një vendim gjykate mund të mbajë dikë në burg, por nuk burgos dot kontributin e tij.

Misioni për të cilin ata të katërt morën armët është kryer. Kosova sot është shtet.

Katër të dënuarit e sotëm mund të shihen nga shumëkush si kurbani i fundit i një lufte që nisi me njerëz të gatshëm të jepnin jetën për një shtet që të gjithë e shihnin në ëndërr.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Arbëria says:
    September 16, 2026 at 8:07 pm

    Thone ne popull “si me u çu peshë”. Nuk ka njeri nga politika qe nuk kane hedhur sharje e fyerje ndaj UÇKse. Sidomos keta te VV-se dhe dikur ata te LDK-se.
    Vjen Donika Gervalla nga Gjermania dhe sikurse nena e saj, edhe ajo nuk ka len te zeze pa thene kunder UÇKse. Dhe krejt kete sa per te zeze nje poste ne pushtet. Vjen Vjosa Osma i nga Australia dhe nuk ka lene te zeze pa thene per Thaçin dhe UÇK-ne, vetem e vetem sa per te zeze nje post ne pushtet. Çohet Fatpn Peci si kastravec qe kur ka qene lufta e kane ul bishtin me krejt familjen e shajnë e shan te zeze pa thene per UÇK-ne, vetem e vetem per te marr nje post ne pushtet…Njësoj Fitore Pacolli, Dimal Basha, Dejona Mihajli, Adrian Matoshi, Lumir Abdixhiku, . …
    Nje zot e di ku do na çon kjo pabesi, grabitje meritash e pangopshmeri, ambicie te semura, e mungese meritokracie, mungese respekti…

    Reply
    • Mollosi says:
      September 17, 2026 at 7:31 am

      Te kritikosh udheheqesit e ish Drejtorise Politike te UCK-së nuk do te thot se je kunder UCK-së!
      UCK-ja eshte e shenjtë, por te shenjte nuk jane edhe disa udheheqes te saj.

      Reply
      • Priami says:
        September 17, 2026 at 10:14 am

        Mollos,
        UÇKja eshte e shenjat, por separi te shenĵet jane ata qe guxuan ta themelojne, qe guxuan te vdesin e qe guxuan ti prijne.
        UÇKja eshte e shenjët, por prijësit e saj sot jane dënuar me shume se Ratko Mladić..
        Gjithkujt duhet ti ipet haku, pa meritokraci do te vazhdojme te hame njeri tjetrin dhe në bashkpunim e serviziliem me te huajt do te hajme vehten tonë.
        Gjykata u themelu per tjeter gje por ajo e dredhoj qëllimin duke u shërbyer me fabrikimit te prokurorëve te Serbisë. Prandaj (do te duhej) /duhet te zhbëhet, kurse Gjykatat vendore duhet te merren me te gjitha pretendimet e viktimave, kushdo qofshin kryersit e ketyre krimeve te pretenduara…

        Reply
        • Mollosi says:
          September 17, 2026 at 1:09 pm

          Vendet mike per disa vite me rradhë kerkuan nga udheheqesit e Kosoves qe t’i denonin disa pjesetare te UCK-së per krime lufte. Keta qe u denuan nga Gjykata Speciale nuk donin te ja dinin per kerkesen korrekte te miqve tane perendimore. Lufta jone ishte e drejte dhe e paster – pergjigjeshin ata. Eshte e vertete qe lufta e shqiptareve te Kosoves ishte e drejte, por fatkeqesisht gjate dhe pas luftes kishin ndodhur edhe disa krime. Lufte te drejte kishin bere edhe boshnjaket dhe kroatet, por ata i kishin denuar disa udheheqes te tyre. Hashimi me shoke kundershtonin me te madhe dhe si pasoje erdhi deri te akti i kryer, themelimi i Gjykates Speciale.
          Pra fajtoret kryesore per keto denime jane vet te denuarit qe nuk i perfillen keshillat e miqve tanë.

          Reply
    • Daja says:
      September 18, 2026 at 7:54 am

      Faton Geci është i familjes më të urr…në Kosovë.Para dy vjetësh në një emision të RTS(serbis) ,Milovan Drecun deklaron”pasi kryem punë dhe asgjësuam familjen Jashari kur ktheheshim në kasarna kaluam nëpër Llaushë ku kishte dalë në rrugë dhe na përshëndeste familja Geci”Por kulmi i tradhëtis në Kosovë është Albin Kurti ,të cilin baca Adem Demaçi kur e kuptoj e largoj nga rrethi i vetë.Ashtu veproi edhe ShBA dhe shumë evropjan…

      Reply
  • demo says:
    September 16, 2026 at 9:04 pm

    U denuan perjete pse cliruan Atdheun nga pushtimi serb.Por gjykatesit denuan edhe Kosoven me vdekje.
    Pas fitores se Luftes ne Kosove,i gjithe Lobimi prosllav,proserb,prorus i Evropes u perqendrua ne makinerine e propogandes cpifese per te ndyre,per te cvleftesuar,kriminalizuar luften clirimtare te UCK,.Filluan me sajimet e zorreve,organet,qe u hiqeshin roberve te pretenduar neper stalla,grazhde,haure bagetish te verdha o te kuqe..Keta cunaket e ngazellyer nga lumturia,qe sherbyen si kallauze te UMNIKUT me paga Evropiane,Keta Lul Bashat,Aldo Bumci,keta nuk jane pergjegjes vetem per vjedhje,per vrasje maSive ne Gerdec.Keta jane pergjegjes edhe per vrasjen e Kosoves..Pjesen tjeter e luajten Dik Marty me Proserbet e Parlamentit Evropian.
    Evropa kerkon te shpetoje Ukrainen,duke mbytur Kosoven. Deklarata e papritur dhe e paprovokuar e Zelenskit ne Beograd ishte Prologu i gjyqit te Hages.Armatosu Kosove,se jemi ne zgrip te egzistences.Formoje ate mut qeverrie dhe rrezoje ate gur qe te kane vene ne rruge prej 85 deputetesh,2\3 e Deputeteve te jene ne stalle,se nuk ka parti ne Bote te mbledhe 2\3 e deputeterve.Jua kane vene per qorra,se ju konsiderojne tutkuna,,Qe ky popull mos kete kuirre qeverri,ushtri,armatim,TE MBROJE VETVETEN.

    Reply
  • . says:
    September 16, 2026 at 11:07 pm

    Dite e zeze per kombin shqiptar.
    Bese te pabesit mos me i dhane
    Na kane mesuar te paret tane.

    Reply
    • Baci says:
      September 18, 2026 at 8:02 am

      Besë kosovarët i kanë dhënë Albin Kurtit,që doli nga salla kur shpallej Kosova e pavarur ,hidhte benzin dhe thyente xhamat e ndërtesës së kuvendit…A ka tragjedi më të madhe?

      Reply
  • Berlin says:
    September 17, 2026 at 6:44 am

    Ajo qe me bie ne sy mbas ketij vendimi eshte fakti se e tere shoqeria shqiptare kudo qe ndodhen neper bote po vluan, ne kuptimin e mirfillte te fjales me komente e fjalime.
    E gjithe kjo ngjarje tregon dhe nje here mese qarte se ne shqiptaret si shoqeri dhe politik i bejme punet si perhere “mbas pilafit”.
    E kam fjalen per ate politik qe i do te miren ketij kombi.

    Reply
    • Daja says:
      September 18, 2026 at 7:58 am

      Faton Geci është i familjes më të urr…në Kosovë.Para dy vjetësh në një emision të RTS(serbis) ,Milovan Drecun deklaron”pasi kryem punë dhe asgjësuam familjen Jashari kur ktheheshim në kasarna kaluam nëpër Llaushë ku kishte dalë në rrugë dhe na përshëndeste familja Geci”Por kulmi i tradhëtis në Kosovë është Albin Kurti ,të cilin baca Adem Demaçi kur e kuptoj e largoj nga rrethi i vetë.Ashtu veproi edhe ShBA dhe shumë evropjan…

      Reply
      • Mollosi says:
        September 18, 2026 at 12:53 pm

        Mos e degjo serbin Drecun se ai njihet per manipulime. Familja Geci eshte nje familje e respektuar, anetaret e te ciles prej vitit 1992 e kapen pushken dhe kryen aksionet e para ne Kosove. Ishin 7 vellezer dhe te gjithe ata ishin te inkuadruar ne lufte.
        Eshte turp per ty te merresh me thashetheme te Drecunit.

        Reply
        • Plaku i fshatit-pa pension! says:
          September 18, 2026 at 6:41 pm

          Shqiptaret e çliruar mrekullisht pas vitit 2000 do te duhej te ulnin koken, te duanin njeri tjetrin dhe ti pervisheshin punes per ndërtim te shtetit. Por kete nuk e bene, sepse gjelozia dhe bajraktarizmi primitiv nuk i lejoj te shijojnë mrekullinë e ketij çlirimi, çlirimi te pritur e enderruar per 2000 vite rresht.
          Ne kete bajraktarizem primitiv, gjelozi e mosdurueshmeri te suksesit te tjetrit kane kontribut te madh e vellezerit Geci.
          Shqiptaret urrenin suksesin e njerit tjetrit deri ne ate mas sa qe mbushen zyrat e nderkombetarve me lloj lloj shpifje e gënjeshtra apo te vërteta te deformuara sipas interesave personale…
          U sollen sikur fëmijët e pa edukate qe shajnë shtepin e tyre dhe qesin gjithe “maxhupllakun e sbtepise” te komshiu e te i huaji…. shante secili secilin, kudo, ne media vendore e te huaja, ne zyrtar e nderkombetarve e kudo….dhe tere ky maxhupëëak u be thjesht per gjelozi, bajraktarizem, mëri dhe mohim i meritave te tjetrit…apo thjesht per ndpnje page tek te huajt apo ndonje pozite ne pushtet…..
          Ne duhet shume te ndryshojmë, jo vetem veprimet por menyren e te menduarit….

          Reply
  • 1thundrak says:
    September 17, 2026 at 2:05 pm

    Shqiptaret nuk mungojne ne xhenoze edhe kur te vrasin.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E FUNDIT: Vendet kandidate për në BE, edhe nëse pranohen, do përballen me një “periudhë prove” 15-vjeçare pas anëtarësimit
  • Raportohet vdekja e dytë nga murtaja në spitalin e karantinës në Siberi, rritet alarmi
  • Trajneri i Irlandës i drejtohet UEFA-s: Nuk duam më ndeshje me Izraelin
  • Vrima e çelësit u bë kullojëse makaronash
  • Zbulimi i neutrinove me energji të lartë, ndahet Çmimi Nobel në Fizikë

Komentet e Fundit

  1. Patronazhisti on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  2. Detari on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  3. Mr. Urith on 103-vjeçari që nuk del në pension: Historia e veteranit që shërben pije prej vitit 1963
  4. Mapo on Shumica tani nuk bëjnë më fëmijë, por ky çift në Tiranë sjell në jetë fëmijën e 11-të
  5. demo on Protestuesit, vezë mbi opinionistin, përplasen me disa deputetë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?