Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit 
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit 
AnalizaKronike

Iu dhanë madje më shumë! Si i tjetërsuan 1.143 ha tokë në bregdetin e Semanit 

Published: September 17, 2026
Shpërndaje

Nga Edmond Hoxhaj

Sipas Prokurorisë së Fierit, dy ish-drejtorët e ASHK-së Fier, Bardhyl Kapaj e Ertis Shehu, si dhe një jurist i këtij institucioni, regjistruan në emër të disa shtetasve 1143 ha tokë në fshatrat Seman i Ri dhe Sheq Marinas, duke pranuar dy vendime të falsifikuara për kthimin e tokave, pa kryer verifikimet që kërkon ligji, madje iu dhanë më shumë tokë nga sa përcaktohej në aktet e falsifikuara.

Prokuroria e Fierit njoftoi të enjten më 17 shtator arrestimin e dy ish-drejtorëve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Fier, Bardhyl Kapaj e Ertis Shehu, të një specialisti të këtij institucioni, si dhe të një shtetasi tjetër që ka përfituar përmes falsifikimit të dokumenteve 1143 hektarë tokë në zonën e Semanit. Të proceduarit po hetohen për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve”, “shpërdorimi i detyrës”, si dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.

- Publicitet -

Me kërkesë të prokurorisë, janë sekuestruar 76 ngastra toke, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarësh tokë, si dhe 150 mijë euro.

Nga hetimi ka rezultuar se përfituesi i tokave, shtetasi K.H., ka paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, duke arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë ngastrat e tokave që janë sekuestruar, që gjenden në fshatin Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier. I hetuari K.H., në cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.

Sipas prokurorisë, dy ish-drejtorët dhe juristi i proceduar i ASHK-së Fier kanë regjistruar në kundërshtim me ligjin këto prona në bashkëpronësi të shtetasit K.H., duke mos kërkuar konfirmimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier nga Agjencia e Trajtimit të Pronës. Hetuesit vlerësojnë se nga kryerja e një verifikimi të tillë do të kishte rezultuar se vendimet e paraqitura prej përfituesit të tokës ishin të falsifikuara.

Po ashtu, ka rezultuar se ish-drejtori Bardhyl Kapaj, kur ka kryer regjistrimin e një prej këtyre ngastrave, ka tejkaluar sipërfaqen e përcaktuar sipas vendimit të falsifikuar, duke sjellë përfitimin e një sipërfaqeje tjetër të konsiderueshme nga ana e K.H.

Ndërkohë, ish-drejtori Ertis Shehu dhe juristi P. Ç., kur kanë regjistruar këto pasuri, kanë ndryshuar zërin kadastral të sipërfaqes së regjistruar në pronësi të shtetasit K.H. dhe bashkëpronarëve të tjerë, nga tokë arë në tokë pa frut. Këtë ndryshim e kanë realizuar pa pasur një akt administrativ nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë apo Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Fieraku nga qenasi says:
    September 17, 2026 at 6:59 pm

    Lukuni ujqrish. Duhet aktivizuar vendimi me vdekje per keta. Fuck Europe sepse ata a kane hequr pasi vrane me qindra mira ose miliona per te vendosur rregullin dhe ligjin. Tani eshte radha jone. Varni i q … robt se po na rjepin gjakun dhe djersen tone dhe te prinderve. Nuk sillet disiplina dhe rregulli me te lutem po deshe .

    Reply
  • Shqiptarja says:
    September 18, 2026 at 2:33 am

    Po të aprovojë parlamenti ligje grabitqare, si ligji 7501natyrisht që tashmë luhet me tokën sipas qefit.
    Në demokraci prona (toka) është e shenjtë si vet jeta.ligj themeltar I ekonomisë së tregut. Në këto kushte
    kuptohet se çfarë sistemi “demokratik”
    do të ndërtosh, sistem rrumpallë.
    Kjo është arësya e mos ardhjes së investimeve dhe e një ekonomie tërësisht të prapambetur.
    Ky është krim, shkatërrim nga themelet i një sistemi demokratik.
    Ky ligj është gur i rëndësishëm në një shtet ligjor. Pasojat po i shohim dhe do të vazhdojnë me dekada, pasoja është udhëkryqi në rrugën e zhvillimit.
    Deri kur kështu?

    Reply
  • 1thundrak says:
    September 18, 2026 at 2:22 pm

    Derisa te vdesin morrat e kuq bashke me femije

    Reply
    • Goni says:
      September 20, 2026 at 5:41 am

      Morri I Kuq Sali Berisha e Fatos Nano nen kujdesin e pisit Ramis Alia e ben katraurën.

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Tragjedi e rëndë në Spanjë, raportohen dhjetëra të vdekur pas përplasjes së dy trenave
  • Çfarë tregojnë sondazhet për zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA?
  • Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
  • Mister mbi vendndodhjen e Flávio Bolsonaros pas humbjes së zgjedhjeve në Brazil
  • Arrestohet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

Komentet e Fundit

  1. Minushja on Do gjykohet e lirë, Balluku thirret në SPAK me avokatin për mbylljen e fazës së hetimit
  2. Otto on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. chp on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës
  4. Shkodrani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. anti25642654censurë on Kush fitoi në Izrael: Sistemi i tyre zgjedhor nuk lë mundësi për të shpallur fitues të qartë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?