Në bibliotekat e ruajtura brenda manastireve të Malit Atos, studiuesit po shqyrtojnë mijëra dokumenta osmane. Disa prej tyre janë nga më të lashtat e zbuluara ndonjëherë, duke i paraprirë edhe pushtimit të Konstandinopojës. Nga këto dokumenta origjinale të ruajtura nga murgjit ndër shekuj mësohet se si sulltanët osmanë ruajtën autonominë e këtij komuniteti të krishterë, duke nxjerrë madje edhe fermanë për mbrojtjen e tij.
Në brendësitë e manastirit të lashtë Pantokrator në komunitetin e murgjëve në Malin Atos, studiuesit po hulumtojnë për herë të parë një thesar të panjohur deri më tani – mijëra dorëshkrime të epokës osmane, disa prej të cilave më të vjetrat e zbuluara ndonjëherë.
Bilbioteka e këtij komuniteti të vetëqeverisur të themeluar mbi 1 mijë vite më parë në gadishullin Atos të Greqisë veriore, është një arkiv i rrallë i dokumenteve të hartuara shekuj më parë, në gjuhë si greqishtja, rusishtja dhe rumanishtja.
Shumë prej tyre janë studiuar gjerësisht, por jo dokumentat e osmanëve që qeverisën Greqinë veriore që nga fundi i shekullit të 14-të dhe deri në fillimet e shekullit të 20-të.
“Janë rreth 1300 dokumenta origjinale bizantine, më shumë se kudo tjetër. Kemi këtu dokumentat më të lashta osmane, që përpara rënies së Konstadinopojës, të cilat mbahen në manastiret e Malit Atos që nga fundi i shekullit të 14-të, fillimet e shekullit të 15-të. Dokumentat më të lashta osmane gjenden këtu”, thotë At Theophilos, murg në manastirin Pantokrator.
Studiuesi i epokës bizantine Yiannis Niehoff-Panagiotidis thotë se është e pamundur të kuptohet ekonomia dhe shoqëria e Malit Atos nën regjimin osman, pa u konsultuar me këto dokumenta që përcaktonin raportin e murgjëve me autoritetet laike.
“Ajo që është e çuditshme është se sulltanët e ruajtën Malin Atos si pjesa e mbetur e Bizantit, gjysëm i pavarur dhe nuk e prekën atë. As nuk mbanin forca ushtarake këtu”, thotë profesor Niehoff-Panagiotidis.
Këtu gjenden fermanë të nënshkruar nga sulltanët, tapitë dhe vendimet e gjykatave. Anastasios Nikopoulos, bashkëpunëtor shkencor në Universitetin e Lirë të Berlinit, thotë se dokumentat kundërshtojnë botëkuptimin tradicional të grekëve për plaçkitjet nga osmanët në zonat që pushtonin. Përkundrazi, duket se pushtuesit e morën këtë komunitet nën mbrojtje, ruajtën autonominë e tij dhe e mbrojtën nga ndërhyrjet e jashtme.
“Fermanët e sulltanit që pamë në kullë, vendimet e gjykatave të perandorisë osmane, tregojnë se kjo demokraci e vogël e murgjëve arriti të fitojë respektin e të gjitha fuqive pushtuese në rajon. Kjo pasi Mali Atos shihej si një djep i paqes, kulturës, kultivimit të vlerave universale të civilizimit, ku popujt dhe qytetërimet kanë bashkëjetuar në paqe”, thotë zoti Nikopoulos.
Madje ndër fermanët e parë të lëshuar nga sulltanët kishte të bënte me mbrojtjen e Malit Atos.
“Murati II, sapo pushtoi Selanikun, pati përparësi hartimin e një harte kushtetuese për Malin Atos në vitin 1430. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe tregon gjithçka. Vetë sulltani osman donte të sigurohej se sistemi administrativ i Malit Atos do të ruhej dhe do të mbrohej”, thotë zoti Nikopoulos.
Profesor Niehoff-Panagiotidis madje thotë se për dy shekujt e parë të regjimit osman nuk u bënë përpjekje për të vendosur ligjin islamik në Malin Atos apo pjesët përreth tij të Greqisë veriore. Këtij komuniteti iu dha për herë të parë statusi vetëqeverisës me një dekret të Perandorit bizantin Basili II, në vitin 883. Që nga ajo periudhë, grave u është ndaluar hyrja, në kuadrin e një rregulli të quajtur “avaton”, për të cilin studiuesit mendojnë se u hartua për të shmangur çdo lloj trazimi të komunitetit në Malin Atos.
a.m/dita
Shkrimi ka pasaktësira. Kështu p.sh. Basili i II (ose Vasili i II), nuk ka jetuar në vitin 883, por ky Perandor i Bizantit, shkatërroi Perandorinë e Parë Bullgare, në vitin 1014. Në Manastirin e Hilandarit, që ndodhet në Malin Atos, ndodhen edhe dy dokumente të rëndësishme të nënshkruar nga Gjon Kastrioti. Në dokumentin e parë, i dhuron këtij Manastiri dy fshatra, Radostushën dhe Trebishtin, ndërsa në të dytën, blen “Pirgun Arbanas”, ku cakton si murg, djalin e madh të tij, Reposhin, ku ndodhet edhe varri i tij.
Vazhdim: në manastir ndodhet varri i Reposhit, ndërsa varri i Gjonit nuk dihet se ku ndodhet.
Shume sakte Saktesimi,,edhe titulli duhej te ishte ndryshe,sepse periudha Osmane i perket Mesjetes se vone dhe jo Lashtesise.Turqit pushtuan Ballkanin pas vitit 1400.
Duhet ndryshuar koncepti i sotem grek,per persekutime dhe masakra kunder kishes bizantine dhe besimtareve orthodokse.perndryshe popuj te tere si bullgaret,rumunet,serbet,shqiptaret orthodokse ne Albani dhe ne Albanine e Greqise se sotme do te ishin muslimanizuar te tere.Greket e sotem sajojne pallavra,mite,legjenda te genjeshtra kunder muslimaneve,qe nepermjet propogandes se perseritur,CMOHEN SI FAKTE,.E verteta eshte ndryshe.
Pushtuesi turk ishte pushtues turk,,kjo nuk mohohet,sepse e vuajti me se shumti populli shqiptar dhe jo populli grek,qe pranoi kokeulur pushtimin dhe pagoi ate takse per te krishteret,qe quhej XHIZE,qofte Laberia(qe deri ne shek.XVIII ishte e krishtere),qofte Suli dhe Cameria,Mirdita dhe Malsia,,NUK PAGUANIN ASNJE LLOJ TAKSE,as pranonin qeveritare turq,,Qeveriseshin me kanunet shqiptare.
Genjeshtra greke e perseritur,sot i ben grekerit heronj,,Kishen greke Heroine,kurse popujt e tjere te Ballkanit,vasale dhe ne sherbim te Turqise.Kjo nuk eshte e vertete.Eshte e kunderta.
Kisha greke.Patrikana greke e Stambollit,ka qene Masha e pushtuesit Turk,Dora e Sulltanit per te mbajtur nen roberi popujt e Krishtere. Kuptimplote eshte Revolucioni Rumun per Pavarsi kombetari,,qe nuk nisi si nje revolte kunder Turqise dhe muslimanoizmit,,por fillimet i pat si nje revolte kunder Kishes greke,perfaqesuesve te Patrikanes se Stambollit,qe nepermjet kishes detyronin te GREKEZONIN popullsine rumune.
E lexova artikullin por nuk pashe ndonje gje me vlere ne te , vecse nje sfumim te sforcuar ! Kerkoni te beni lajm atje ku s`ka asgje , si me thene te nxirni dhjame nga pleshti !
Per ke periudhe (Peri-Odhos) e Llafne o demo?
Per 1878 qe u hap Skolio (open skolio) e pare “shqipe”?
500 vjet Perandori Osmane nuk nuk kishte Skiptare por Greke dhe Turq.
Istitucionet jane ato qe Identifikojne nje popullsi.
Eshte si te thuash qe Ballistet ishin pjesetare te Komutetit Qendrore te Partise Komuniste.
Historiave ka te shkruar o derdimen.
Qe deri sa u hap Mesonjetorja e pare “shqipe” kishte rreth 1560 Skolio Greke dhe rreth 950 turke.
Ku ishin keta “Skiptare” ?
Evangelos Zapas nga Lunxheria solli jo vetem Lojerat Olimpike ne Greqi me nje Francez por investoi dhe hap rreth 150 Skolio Greke.
Po te kishte “Skiptare” ketu ne Vorio Epir perse do duhej te shkonte ne Stamboll te behej Deputete ne Parlamentin turk Ismail bej Vlora, Frashellinjte, Hasanet, Tahsimet etj?
Zogu u detyrua ta braktise kurse keta kishin Ndergjegje Osmane.
Bile edhe Declarata e “Pavaresise” eshte shkruar ne Turqisht dhe ka “humbur”.
Kush ishin “Skiptare” Arvanitasit qe luftuan per Epir dhe Ilyri apo keta Osmanllinj?
You perdorin Fuqite e Medha o kandar.
Z.Pellasgos-erdogan.Ju cmoj per vedukaten,por jo per njohurite..
Nje popull mund te jetoje pa Alfabet,,.Por nje Alfabet nuk mund te rroje pa popull.Shqiptaret,rumunet,skandinavet,,vone e kane shkruar gjuhen e tyre.Shqiptaret ne 1555.
Por jane popuj qe kane jetuar gjithmone ne keto troje,.KANE VAZHDIMESI,.
Kur shqiptaret shkruan me alfabetin latin gjuhen e tyre(1555),grekeve u mungonte Populli.
Kishte vetem Alfabet grek,gjuhe greke dhe kishe greke,por nuk kishte popull grek.
Nuk shtrohet pyetja a kishte shqiptare ne vorio epir,ne jugo-epir,Po A KISHTE KEMBE GREKU NE EPIR?
Pranine e shqiptareve nne Epir e verteton Despotati Epirit,princerit dhe zoterit e Epirit Gjin Bua Shpata dhe te tjere kapetane shqiptare.Edhe udhetari turk Evlija Celebi,qe vizitoi Epirin dhe Shqiperine dhe Kosoven ne 1670,,nga Gjirokastra deri ne Delvinaqi nuk sheh greke,as ne fshatrat e Dropullit,edhe Delvinaqi ishte i banuar nga shqiptare orthodokse.Megjithese nuk harron te permende dy lagje me greke ne Berat.
Pra greqia deri ne 1830,ka pasur alfabet grek,manastire greke,por nuk ka pasur greke,,JO ME EPIRI,QOFTE I JUGUT QIOFTE I VERIUT. Fuqite Evropiane qe munden ushtrine e Ibrahim pashes se Egjiptit,,deshen te krijojne nje Greqi,sipas modelit te Greqise se Pllatonit,, dhe e krijuan me popull shqiptar,arberore ose aevanitas si i thoni ju.Detyren tjeter e kreu shteti dhe kisha greke,qe detyroi shqiptaret te mesonin greqisht dhe te flisnin gjuhen greke.
A KA GREKE NE EPIR?
Keshtu shtrohet pyetja.
A ka Mamuthe ne veri te Europes?Jo,Jane zhdukur 20 mije vjet me pare.
Mirepo disa shkencetare kane vendosur te ringjallin Mamuthet,duke derguar ne Siberi elefante Indiane dhe duke injektuar genet e Mamutheve qe ruhen ne Laboratoret evropiane,astu si ruhej gjuha dhe alfabeti grek ne Manastiret greko-byzantine.
Demo , kesaj radhe me pelqeve !
Nuk mund t”i kundervihem z.Demo per cfare shkruan sepse njohurite e tij me detyrojne te kem respekt .Por disa dyshime mund t”i rradhis .Thoni se kishte alfabet grek por jo popull grek .Ekzistenca e nje gjuhe kupton dhe popullin qe e flet . Saloniki ne shekullin e 19 -te kishte nje popullsi hetorogjene me shumice hebreje ,shqiptare , turq e greke . Pra ekzistenca e cifuteve ( mbi 70 % ) len te kuptosh se emigrimi ishte i pa kontrolluar aspak . .C”pune kishin e si erdhen hebrenjte ne Selanik , Krete e tj ? Greqia e sotme numeron dhe dy kryeministra me prejardhje hebreje .Sot pse Greqia numeron gati 10 miljon banore kur duhet te ishte afer 1 miljonshit eshte se te gjithe cifutet , shqiptaret ( turqit i perjashtoj ) pranuan me hir apo pa hir te adaptoheshin ne kombesi greke . Kjo kuptohet e shikohet tek mbiemrat e tyre . Nesje ,por per mua gjuha greke kupton dhe popullin grek . Asnje gjuhe nuk lind vetvetiu pa e folur dikush , nje popull. Thoni se gjuha greke ishte por jo popull grek . Kete e kundershtoj . Ekzistonte paralel .