Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja 5D, Arbjan Mazniku dëshmon në GJKKO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Dosja 5D, Arbjan Mazniku dëshmon në GJKKO
AktualitetKronike

Dosja 5D, Arbjan Mazniku dëshmon në GJKKO

Published: October 2, 2025
Shpërndaje

Drejtuesi i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi Arbjan Mazniku është paraqitur ditën e sotme në GJKKO për gjyqin 5D. Mësohet se Mazniku po dëshmon në lidhje me akuzat për korrupsion që po përballen ish-vartësitë e tij, në kohën kur ishte nënkryetar i Bashkisë.

Mësohet se Mazniku ka mohuar çdo kontakt apo njohje me Nestor Muhametllarin, biznesmeni i cili akuzohet për dosjen 5D. Ndërsa ka deklaruar se me ish-drejtorët e bashkisë Tiranë, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushën ka pasur raporte të mira pune.

Pjesë nga dëshmia:

- Publicitet -

Mazniku: Kam pasur postin e nënkryetarit të Bashkisë. Detyra ime si titullar i autoriteti kontraktuor, bën verifikim final te procedurës dhe firmos në fund kontratën, nuk jam marrë me lëndën pasi verifikimet janë kryer nga ekspertët. Raporti përmbledhës është raport i bërë me ekspert, pasi drejtorët e fushës respektive kanë miratuar procesin. Ne kalonim me dhjetëra procedura në dritë, unë sigurohesha që personat përgjegjës kishin bërë firmosjen e dokumenteve dhe ata kishin bërë detyrën e tyre dhe unë thjesht e certifikoja si proces.

Në thelb është certifikimi i faktit ata që vijnë nga fushat përkatëse, si inxhinierët juristët e tjerë dhe kanë bërë detyrë e tyre. Redi Mollën, Mariglen Qaton i njoh kam pas marrëdhënie shumë të mirë me to. Ndërsa Nestor Muhametllarin nuk e njoh. Nuk kam pasur informacion që ata kishin interesa nga shoqëri të ndryshme.

Avokati Ardian Leka: Ju si bashki keni tenderuar disa procedura, përgjatë gjithë këtyre tenderimeve ju ka qëlluar punë e pambaruar?

Mazniku: Patjetër që janë bërë qindra projekte ka momente që një pune mund të ngec, ka pas arsye të ndryshme që mund të bëheshin pengesë, por saktësoj se këto janë pjesë teknike. Unë nuk di të ketë projekte të pambaruar, por di që ka pasur projekte që nga 1 vit kanë zgjatur deri në 1 vit e gjysëm. Kur punimet ndalonin për faj të kompanisë merreshin masa në ngarkim  të kompanisë, deri në përjashtimin e saj nga gara për tenderat.

Avokat Denion Bogdani: Keni pas ndërhyrje për të favorizuar kompaninë 5D ose Vas konstruksion?

Maznik: Jo, nuk kam pasur.

Më 2 korrik të 2024 SPAK i komunikoi akuzat “korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim të pasurisë” Redian Mollës dhe Mariglen Qatos, ndërsa Taulant Tushes i komunikoi akuzën “shkelje e barazisë në tendera”. Tre ish-drejtorët u arrestuan në muajin mars të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.

Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohor të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022. Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 23 qershor 2026
  • ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  • Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  • Kush është Andy Burnham? Njeriu që pritet të zëvendësojë Starmer si kryeministër
  • Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on ​Vetmia e lartësive: A po e lëshon partia Edin para “Revolucionit të Flamingove”? Detajet e mbledhjes në Pallatin e Kongreseve
  2. K R on Protesta, Rama shton Albin Kurtin në listën e “armiqve të jashtëm”
  3. demo on Ruajeni protestën nga Berishët. Pasuria e tyre buron nga pena e Edi Ramës
  4. Autokracia-si kapet media-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë
  5. Kapja e medias-monopoli on Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?