Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë
KronikeLajmi i fundit

Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë

Published: November 25, 2026
Shpërndaje

Zgjerimi i aksit rrugor Elbasan–Qafë Thanë vijon të rëndojë faturën e buxhetit të shtetit me kosto të reja të paparashikuara. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur një tjetër tender me fond limit prej 3.5 miliardë lekësh ose rreth 39 milionë euro pa TVSH për mbrojtjen dhe rivitalizimin e skarpatave në segmentin Elbasan – Ura e Bushtricës.

Praktikisht kjo është fatura shtesë që qytetarët shqiptarë po paguajnë për për stabilizimin e shpateve në gjithe aksin ku rruga ka shkarë. “Këto janë punime të specializuara të masave inxhinierike dhe janë të kushtueshme. Praktikisht, ky është rregullim dëmesh nga punët e mëparshme të të gjithë kontraktorëve. Dhe kjo gjë sapo ka filluar,” i tha një burim brenda ARRSH-së Kapitalit.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

- Publicitet -

Arsyeja e këtij prokurimi gjigant pranohet hapur në vetë dokumentet zyrtare të tenderit: gjatë hartimit të projektit dhe preventivit fillestar për zgjerimin e rrugës, masat inxhinierike për mbrojtjen e shpatit malor nuk ishin parashikuar fare.

“Punimet për mbrojtjen e skarpatave, marrja e masave inxhinierike nga Faza I deri në Fazën VIII kanë qenë të paparashikuara në Projekt Preventivin fillestar të objektit ‘Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë Thanë'”, thuhet fjalë për fjalë në Termat e Referencës të ARRSH-së.

Kjo është kostoja e dytë madhore e emergjencës që i faturohet taksapaguesve për shkak të mangësive të projektit dhe punimeve në këtë aks. Vetëm pak muaj më parë, pasi rrëshqitja masive e dheut dhe dëmtimi pranë urës së Dragostunjës bllokuan qarkullimin drejt juglindjes, ARRSH u detyrua të hapte një tjetër procedurë emergjence me objekt “Stabilizimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd – Qafë Thanë (Dragostunjë)” me kosto 27 milionë euro.

Nga “harresa” në emergjencë për sigurinë rrugore
Për të hapur trasenë e re me 4 korsi përgjatë luginës së Shkumbinit, u bënë gërmime masive në shpatin malor, duke lënë pas skarpata të zhveshura deri në 60 metra të larta. Pa asnjë mbrojtje inxhinierike apo sistem drenazhimi, situata në 27.6 kilometrat e para të aksit cilësohet tashmë nga vetë autoritetet si “kritike”.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Sipas dokumenteve të ARRSH-së, kjo neglizhencë po prodhon pasoja të përditshme në terren. Gurët dhe blloqet shkëmbore që shkëputen nga lartësitë bien mbi rrugë, dëmtojnë sinjalistikën dhe bankinat, bllokojnë herë pas here trafikun dhe rrezikojnë drejtpërdrejt jetën e shoferëve.

Për më tepër, gërmimet i kanë hequr malit kundërpeshën e tij natyrore, ndaj sa herë bie shi, uji depërton në çarjet e shkëmbit dhe rrit rrezikun e rrëshqitjeve të papritura. E gjithë kjo shoqërohet edhe me një degradim të rëndë mjedisor, ku shpatet e zhveshura nga bimësia kanë mbetur si një “plagë e hapur” përballë erozionit.

Për të riparuar këtë mangësi të projektit fillestar, ARRSH kërkon të kontraktojë një kompani apo bashkim operatorësh përmes një kontrate “me çelësa në dorë” (turnkey). Kjo do të thotë se fituesi do të marrë përsipër si studimet gjeologo-gjeoteknike dhe projektimin e zbatimit (brenda 3 muajve), ashtu edhe ndërtimin e plotë të veprave mbrojtëse për rreth 200,000 m² skarpata (brenda 8 muajve).

Ndërhyrjet do të përfshijnë veshjen e shpateve me rrjeta çeliku, fiksimin me bulona shkëmbi, vendosjen e barrierave dinamike kundër gurëve, mure mbajtëse, kanale drenazhimi dhe hidrombjellje.

Procedura e prokurimit është çelur më 24 nëntor 2026 dhe ofertat do të mbyllen më 28 dhjetor 2026, duke i shtuar kështu projektit të Korridorit VIII një tjetër kosto dhjetëramilionëshe.

Përbindësh buxhetor
Zgjerimi i rrugës Elbasan-Qafë Thanë po shndërrohet me shpejtësi në një pus pa fund për paratë e qytetarëve. Dokumentat zyrtare të buxhetit dëshmojnë se kostot e kësaj vepre kanë dalë plotësisht jashtë kontrollit, të fryra nga modifikimet e vazhdueshme të kontratave, menaxhimi i dobët dhe emergjencat gjeologjike rrugës.

Vjedhje masive/ Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës

Ai që nisi si një projekt i ndarë hap pas hapi, deri më tani ka arritur në një faturë prej 35,2 miliardë lekësh, ose mbi 387.8 milionë euro.

Por ky nuk është fundi i pusit. Gjasat janë që fatura e rrugës me gjatësi totale 51 kilometër të kalojnë dukshëm mbi 700 milionë euro, teksa kontratat shtohen nga viti në vit./ kapitali.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria shton dhe 40 milionë Euro koston e rrugës Elbasan – Qafë Thanë
  • Sot samiti BE–Ballkani Perëndimor, në fokus integrimi evropian
  • U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, kapen dy shqiptarë në Angli
  • Gratë shqiptare punojnë mbi 5 orë në ditë pa pagesë, burrat vetëm 50 minuta
  • Horoskopi 25 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Çfarë ndodh nëse një armë bërthamore shpërthen në hapësirë
  2. info analitike on PS voton përjashtimin e Elisa Spiropalit nga grupi parlamentar
  3. KRAKEN зеркала Tor on JAZËK ZOTI KRYEMINISTËR!
  4. manga translation on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. demo on Pritja për 28 nëntorin, Kurti: Republika e Kosovës është më vete, por jo e mosvarur ndaj kombit shqiptar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?