Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët
Komunitet

Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët

Published: December 11, 2024
Shpërndaje

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC( Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Çështje të Emigracionit në Britaninë e Madhe) e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, një shumë prej mbi 400.000 euro.

Por pagesat në total për heqjen e non gratës  kapin një vlerë edhe më të lartë.

SPAK ka kryer verifikimin e deklarimit të pasurive nga ku rezulton se dhëndri dhe vajza prej 4 vitesh firmosin çeqet për të paguar shpenzimet e studiove ligjore për gjyqet e Sali Berishës me SHBA dhe Britaninë e Madhe pasi këta e shpallën ‘non grata’.

- Publicitet -

Viti 2022: Argita Malltezi shleu faturat e studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar për babanë e saj, i cili u shpall non grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar më 19 korrik 2022. SPAK thotë se 72 mijë dollarë janë faturat e likuiduara për studion ligjore, pagesë e konfirmuar edhe sipas konfirmimeve bankare për ZAIWALLA And Co Limited..

Viti 2023: Janë 201,675.6 euro dhe 54,382.76 USD të paguara si likuidim të faturave të studios ligjore në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me gjyqin për babanë Sali Berisha. Ka gjithashtu disa pagesa nga Jamarbër Malltezi, por ato i kreditohen atij në llogari nga Argita Malltezi, konstaton SPAK.

Ndërsa në vitin 2024 janë paguar 213,590 euro. Fatura këto të paguara nga Argita Malltezi për të likuiduar studion ligjore në UK (Mbretërinë e Bashkuar) në lidhje me gjyqin e nisur nga Sali Berisha.

Bëhet fjalë për 428 mijë euro e 126 mijë dollarë nga viti 2021 në 2024. Vetëm për këtë vit, Argita Malltezi ka paguar për studion ligjore ZAIWALLA And Co Limited në vlerën 213,590 euro.

“Konkludohet se rezulton plotësisht e provuar se shtetasi Sali Berisha, ka konsumuar veprën penale të ‘Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendore’, kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal”, argumenton SPAK në dosjen 500 faqe.

SIAC( Komisioni i Posaçëm i Apelimit të Çështje të Emigracionit në Britaninë e Madhe)  e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje  të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri
  • Deklarata e Wizz Air mbi Marrëveshjen për Reformën e të Drejtave të Pasagjerëve Ajrorë në BE

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?