Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: I regjistruar që prej 2015, Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë e Maltës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > I regjistruar që prej 2015, Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë e Maltës
KronikeLajmi i fundit

I regjistruar që prej 2015, Ahmetaj shpenzoi 93 mijë euro brenda një muaji në kazinonë e Maltës

Published: June 16, 2024
Shpërndaje

Sipas një dokumenti që ndodhet në dosjen e SPAK për ish zv/kryeministrin rezulton se Arben Ahmetaj ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës gjatë kohës që ka qenë ministër i Financave.

Nga dokumenti i publikuar nga  portali ”Prapaskena” bëhet fjalë për një kthim përgjigje të autoriteteve të huaja ndaj letërporosive të SPAK-ut. Hetimet janë kryer nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja Enkeleda Millonai.

Bëhet fjalë për një udhëtim të Arben Ahmetajt me Artan Gjokaj në korrik të vitit 2018 ku ka shpenzuar 93.500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës.

- Publicitet -

Sipas dokumentit, të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Ahmetaj dhe Gjokaj dalin nga territori i Shqipërisë përmes Kakavijës, më datë 10 korrik 2018 në ora 11:34.

”Më datë 10.07.2018 shtetasit Arben Ahmetaj dhe Artan Gjokaj dalin nga territori i R.Shqipërisë nëpërmjet PKK Kakavjijë në orën 11.34 në drejtimin e mjetit me targa AA 534 PF dhe më datë 11.07.2018 kthehet me të nëjjtin mjet, në orën 14.19 nga e njëjta PKK vetëm shtetasi Artan Gjokaj”,  thuhet në dokument.

Sipas të dhënave të letërporosisë nga autoritetet gjyqësore të Maltës, në përgjigje ndaj Ministrisë së Drejtësisë së Shqipërisë, del se Ahmetaj shpenzoi 93 500 euro në Kazinonë Dragonara të Maltës për blerje fishash në korrik 2018, për të cilat nuk ka asnjë regjistrim që janë ri-tërhequr nga arka.

Sipas letërporosisë, Ahmetaj është regjistruar në këtë kazino që në vitin 2015, duke e deklaruar veten si Ministër Financash, gjë e cila konfirmohet nga Kazino Dragonara.

“Me shkresën nr. L 144 datë 27.03.2023 është kërkuar nga Ministria e Drejtësisë ndihmë juridike nga autoritetet gjyqsore të Maltës në lidhje me aktivitetin e shtetasit Arben Ahmetaj. Në përgjigje të kërkesës sonë, siç edhe më sipër është pasqyruar, nga shkresa nr. AG/PIU/143/2023 datë 30.07.2023 383 përpiluar nga Inspektori i Policisë Dr. Omar Caruana. Zyra Ndërkombëtare FCID bëhem me dije se konfirmohet nga Kazino Dragonara se shtetasi Arben Ahmetaj, është regjistruar në në Kazino Dragonara më datë 04.08.2015, duke e deklaruar veten si Ministër i Financave. Ky shtetas ka qenë në këtë kazino dhe në muajin Korrik të vitit 2018. Gjatë këtyre vizitave ai ka blerë dhe ka përdorur fisha parash (çipsa) për të luajtur në tavolinat e bixhozit të Kazinose Dragonara. Shuma totale e paguar për blerje fisha gjatë vizitave të tij në muajin Korrik 2018 është 93 500 Euro, për të cilën nuk ka asnjë regjistrim që të jenë ri-tërhequr nga arka.”

Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, bosët e inceneratorëve, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati, ndërsa GJKKO ka vendosur masë sigurie arrest me burg.

Po kush është Artan Gjokaj dhe çfarë e lidh me Arben Ahmetajn? Artan Gjokaj është një nga njerëzit më të besuar të Arben Ahmetajt. Ai ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin. Artan Gjokaj rezulton se ndodhej edhe në makinë me Arben Ahmetajn kur ndodhi aksidenti në autostradën Tabanoc-Kumanovë, rruga që lidh Serbinë me Maqedoninë e Veriut. Nga një mësues në Gjirokastër, Artan Gjokaj rezulton me biznese dhe që blen pasuri qindra mijëra euro, ndërsa emri i tij del në pah edhe në ndërmarrje shtetërore në varësi të Ministrisë së Financave. Gjokaj është akuzuar edhe nga banorët e fshatit Picar të Gjirokastrës se fshihet pas njē hidrocentrali.

Në lëvizjet dhe manovrat e ish ministrit Arben Ahmetaj që sipas SPAK ka bërë për të kamufluar tre vila dhe dy apartamente, del në pah edhe Artan Gjokaj, i cili  u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022.

 

 j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
15 Comments
  • Mirësia says:
    June 16, 2024 at 10:20 pm

    E presin pensionistët të rriten pensionet, po nëse do të rriteshin pensionet çfarë do të grabiste Arben Ahmetaj me shokë?

    Reply
  • X says:
    June 16, 2024 at 11:11 pm

    hi

    Reply
  • demo says:
    June 17, 2024 at 1:46 am

    Nje dore 93 mije euro.Pastrusja dashores rezerva trete 600 mije euri te tubi stufes,.
    edi Rama ..Ti s`di gje hic ti,,Edhe kur u hap Lazarati ne gjithe Shqiperine,,ti s`dije gje,,E dinte Tahiri,HERO I HESHTUR,QE NUK I TREGON SHOKET. se TI nuk je kapur,.Kush kapet ,paguan.

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 17, 2024 at 11:07 am

      Tahirit ju qepen policet e Agron Kulicajt me Zaganet me disa shtepi e toka ne Fier e Vlore, pikerisht sepse shperbeu drogen e Lazaratit me disa police femra.
      Kaq shume e legenosi Tahiri Lazaratin, gjithe ata “trima” qe u fshehen si lepuj mbas shkurreve arratisur neper kacubet e malit mbi fshat, jetonin si kacak.
      Saimir Tahiri ishte Ministri qe krijoi policine serioze, me uniforma, i dha personalitet policit.

      Reply
  • Tironsi ZZ, NYC says:
    June 17, 2024 at 2:20 am

    Kur ishte sëmurë rëndë ky parazit, jetën ia shpëtoi Tom Doshi, pagoi 500 mijë euro. Ky, pasi e kapi veten, shkon e luan kazino qindra mijra euro ( 93 është vetëm Maja e aisbergut)

    Reply
    • pilo Lala says:
      June 17, 2024 at 2:51 pm

      Ai eshte Gjirokastrit, nuk luan ne Kazino.
      Eshte pastrim parash.

      Reply
  • Arben says:
    June 17, 2024 at 3:57 am

    Se mos kujton njeri që paguan populli?

    Në asnjë mënyrë, është mashtrim paguan buxheti.

    Reply
  • Pusht-shtet (Ko)Doshesh says:
    June 17, 2024 at 6:21 am

    Duhet te fliste e akuzonte Ahmetaj nga Zvicra tek REPORT i RAI3 se “Rama pret ne zyre eksponente mafioze” qe te “kujtohej” SPAK per xhirot e Ahmetajt ne kazinote e Maltes.

    Reply
  • Theodhori says:
    June 17, 2024 at 8:28 am

    Si bëni edhe ju për 100.000 euro….
    Këtu Edi Rama & Co kanë vjedhur MILIARDA dhe askush nuk reagon, Erjon Veliaj & Co po ashtu kanë vjedhur miliarda dhe SPAK-U për këta nuk bzan…OMERTA MAFIOZËSH.
    Dhe mbi të gjitha, JEMI POPULL PATRONAZHISTASH DHE FUKSASH PARTIE….

    Reply
  • Hasan says:
    June 17, 2024 at 10:43 am

    U qifsha ropte te gjithve nga i pari tek i fundit

    Reply
  • Tahiri (jo ministri i suksesshem) says:
    June 17, 2024 at 11:16 am

    per ndonje akoma te permalluar pas Saje Tahirit – Saimir Tahiri ndaloi drogen ne Lazarat por Lazaratizoi me droge tere Shqiperine.
    Droga ne kohen e Tahirit minister eksportohej nga toka, deti e ajri (avioni plot me droge rene ne Divjake)
    Saje ministri makinen e tij Audi e kishte ne bashkpronesi me Habilajt e droges ne Itali e atje i dolen lakrat se te ishte per ketu do vazhdonte akoma si “ministri me i suksesshem ” i Brendeshem me Laborator droge si te Escobarit ne Xibrrake .

    Reply
  • mali says:
    June 17, 2024 at 12:09 pm

    Po pse Nanoja me parate e kujt shkonte ne buzuqet e Greqise dhe kazinote ,mos I kishte nga xhepi I tij?
    Po Rama me parate e kujt gjezdis lart e poshte ,java 7 ai 8 bythen ne Cartier me kompani,po hotelet etc.Mjafton mbush flete sherbimet dhe c’do gje eshte ne rregull.
    KLSH ka detyre te kontrolloje keto flete sherbimi qe jane ne kuriz te Taxapaguesve shqiptare dhe ka detyre te beje transparence ne popull se si I shpenzon parate qeveria.
    Keto te kerkoje opozota ,nje llogari dhenie e KLSH-se ne parlament.

    Reply
  • Ligabue says:
    June 17, 2024 at 12:19 pm

    Ish nr 2 i shtetit… i ke thën të gjitha

    Reply
  • Tom1233 says:
    June 17, 2024 at 1:39 pm

    Sa here e kam ne Zvices kete shkerdhten tek kazinoja.E shihja cdo 3-4 muaj qe vinte me dy te tjere dhe luante .Qe nga 2016 e kam pare.Cantat i mabanin ata 2 te tjeret.Vdiste per Ruleten

    Reply
  • Rroft Luli says:
    June 17, 2024 at 3:11 pm

    TË GJITHË POLITIKANËT (PËRVEÇ L.BASHËS & P.D.)JANË HAJDUTË!!!!!!!!!!!!!!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?