Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e SPAK kundër Agasit dhe drejtoreshës së AKSHI, zbulon mekanizëm tronditës të zhvatjes së parave publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Dosja e SPAK kundër Agasit dhe drejtoreshës së AKSHI, zbulon mekanizëm tronditës të zhvatjes së parave publike
KronikeLajmi i fundit

Dosja e SPAK kundër Agasit dhe drejtoreshës së AKSHI, zbulon mekanizëm tronditës të zhvatjes së parave publike

Published: December 23, 2025
Shpërndaje

Dyfishimi i vlerës së tenderave, paracaktim i fituesve dhe devijim i miliona eurove në llogaritë e një kompanie fiktive: Agasi kishte vendosur kamera të fshehta në zyrë. Pamjet filmike u ruajtën në një hard disk, i cili më pas u sekuestrua rastësisht nga BKH, gjatë një hetimi për kontrabandë cigaresh. Agasi ka filmuar takime me persona nga politika, policia, bota e biznesit, etj

Paraditen e 12 gushtit 2025, Gerond Meçe, aksioner i një kompanie të teknologjisë në Tiranë, zbriti si zakonisht nga apartamenti i tij me një çantë të zezë në dorë dhe një çantë të dytë në shpinë. Pasi bëri pak hapa në drejtim të makinës së tij të parkuar, ai hapi bagazhin dhe po sistemonte çantat, kur një fuoristradë e zezë “Range Rover Defender” me xhama të errët i preu rrugën dhe u ndal pranë tij.

Nga fuoristrada zbriti një burrë i veshur me uniformë blu me mbishkrimin “BKH” dhe i thirri në emër.

- Publicitet -

“Jemi SPAK-u, duhet të vish me ne,” i tha ai duke hapur derën e pasme të makinës. I bindur se po thirrej nga organet e drejtësisë, Meçe nuk bëri rezistencë. Por iluzioni i ndalimit nga SPAK zgjati vetëm pak minuta.

Sapo makina u largua nga zona e banuar, “oficerët” i vendosën Meçes një kapuç të zi në kokë dhe morën rrugën e vjetër të Krrabës në drejtim të Elbasanit. Në rrënojat e një godine të braktisur në afërsi të fshatit Graçen, maskat ranë dhe jelekët e BKH-së u zëvendësuan me pistoleta të drejtuara në kokë.

Pengmarrësit e Gerond Meçes, që SPAK i lidh me organizatën kriminale “Çopja”, i dorëzuan atij një zarf të bardhë që përmbante një tabelë në Excel me një listë të detajuar tenderash publikë, procedura të ankimuara nga kompania e Meçes, “Advanced Business Solutions” ABS, pranë Komisionit të Prokurimit Publik, KPP.

“E njeh këtë letër?”, e pyetën rrëmbyesit. Mesazhi ishte i qartë: Tërhiqu. “Në të kundërt ke plumbin në kokë”.

Ultimatumi zbuloi se pas rrëmbimit mafioz fshihej lufta për milionat e tenderave publikë në fushën e teknologjisë, kryesisht të prokuruara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.

Prokuroria e Posaçme akuzon Ergys Agasin dhe rivalin e Meçes në biznes, Ermal Beqirin për organizimin e pengmarrjes së tij me qëllimin zhdukjen e një pengese në kontrollin e tenderave me vlerë dhjetra milionë euro të AKSHI.

Hetimi është shumë më i gjerë dhe nxjerr në sipërfaqe simbiozën mes krimit të organizuar dhe drejtueseve të AKSHI në shpërndarjen e tenderave të teknologjisë; për të mundësuar përzgjedhjen e fituesve dhe devijimin e dhjetra milionë eurove në llogaritë e Ergys Agasit – një ish funksionar publik i dorës së dytë, i akuzuar nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj si koordinatori i Ramës me krimin e organizuar.

Përveç Agasit dhe Beqirit, Prokuroria e Posaçme akuzon drejtoreshën jetëgjatë të AKSHI, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të AKSHI.

Vendimi i gjykatës për masë sigurie sugjeron se Agasi komandonte dyfishimin e kostove për tenderat publikë, eliminonte përmes kërcënimit dhe korrupsionit rivalët dhe menaxhonte pastrimin e parave përmes një kompanie fiktive dhe një distributori çokollatash të lira turke.

Të dhënat e SPAK dëshmojnë se vetëm në periudhën dhjetor 2024 – shtator 2025, kompania e dyshuar fiktive në pronësinë e Agasit, EA Solution, arkëtoi rreth 29 milionë euro nga kompani që fituan tendera të AKSHI-t.

“Të gjitha sa sipër, krijojnë dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se, personat nën hetim Ergys Agasi, Ermal Beqiri dhe persona të tjerë, ende të paidentifikuar, kanë kryer veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, në kuadër të një formacioni të posaçëm, “Grup i strukturuar kriminal” dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, citohet në vendimin e GJKKO prokurori Bledar Maksuti, i cili po heton dosjen.

Agasi e Beqiraj janë tashmë në arrati dhe nuk qenë të arritshëm për koment, ndërsa studioja ligjore “Beçi & Partners” që po mbron drejtoreshën e AKSHI, Mirlinda Karçanaj tha se do të ketë një qëndrim pasi të njihet me materialet e dosjes.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme për masë sigurimi e bën të qartë që grupi nën menaxhimin e Agasit nuk e kishte për herë të parë që përdorte dhunën për të futur duart në fondet publike.

Për të ilustruar mënyrën e operimit, prokurori përmend një ngjarje të pahetuar të vitit 2019 me personazhe ish-deputetin e dënuar në aferën e inceneratorëve, Alqi Bllako dhe Agasin që kishin në shenjestër një koncesion në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pengesa në këtë rast, sipas vendimit, ishte ministri i kohës, Damian Gjiknuri dhe Agasi i shkruante Bllakos: “Do ja q* robt, do fusim çunat pastaj”, duke nënkuptuar ndonjë grup kriminal.

Prokuroria thotë se ky rast ilustron “modus operandi” të Ergys Agasit.

“Kjo rrethanë lidhet dhe me pengmarrjen e shtetasit Gerond Meçe, pasi ai gjithashtu si në rastin e shtetasit Damian Gjiknuri, kishte krijuar “pengesa”, nëpërmjet ankimimeve të shumta pranë KPP-së,” arsyeton Prokuroria.

Dosja hetimore shkon përtej përdorimit të dhunës, që ishte akti i fundit në mekanizmin e përvetësimit të fondeve publike. Sipas vendimit, Agasi regjistronte bisedat me ortakët dhe zyrtarët publikë në zyrën e tij pranë “Vesa Center” në Tiranë – regjistrime që ndodhen tashmë në duart e SPAK.

Prokuroria liston dhjetëra screenshot nga video të sekuestruara në zyrën e Agasit, ku flitet për fiksimin e tenderave publikë.

Në bisedat e cituara në dosje, Agasi cakton kriteret e tenderave dhe po ashtu haptazi fryn fondet limit që duhen për kryerjen e punëve. Në një takim të datës 16 mars 2024 mes tij, Karçanajt dhe Beqirajt, Agasi citohet të thotë: “Projekti bën 2 milion, ne do ta bëjmë 4”.

“Nga këqyrja e pamjeve filmike, arsyeshëm krijohet bindja mbi lidhjet me interes që kanë këta shtetas me njëri-tjetrin, e cila, nga analizimi i përmbajtjes së bisedave të transkriptuara, krijon dyshimin e arsyeshëm mbi realizimin e një skeme kriminale në funksion të paracaktimit të procedurave të prokurimit, krijimit të avantazheve dhe përfitimit të paligjshëm prej tyre,” arsyeton prokuroria.

Edhe dëshmitë e marra nga punonjësit e AKSHI dhe të dhënat nga dokumentacioni për tenderat, provuan sipas prokurorisë se vlerat e tenderave fryheshin dhe kur ishte e nevojshme tenderat fshiheshin pas emërtimeve “sekret” dhe “të klasifikuar”. Duke iu referuar kësaj situate, prokurori citon edhe biznesmenin nën hetim Gëzim Hoxha, i cili ka pranuar në dëshmi se një projekt për të cilin ai paguante EA Solution të Agasit si bashkëpunëtor, kostoja ishte vetëm sa gjysma e vlerës.

“Duke u nisur nga vlera e fondit limit dhe shpenzimeve të mia, mund të them se kanë qenë rreth 50% e vlerës, për blerjen e këtyre moduleve ose si shpenzime në tërësi…”, citohet Hoxha.

Në dosje identifikohen 19 procedura tenderimi ku dyshohet se grupi ka futur duart në një formë apo një tjetër. Prokurori i ndan ato në tre kategori; procedurat e shpallura në kohën e takimeve mes Agasit, Karçanajt dhe Beqirit; procedurat e prokurimit për të cilat Gerond Meçe u detyrua të tërhiqej nga ankimet si dhe procedurat për të cilat dyshohet se janë bërë pagesa fiktive në drejtim të subjektit “EA Solution” sh.p.k., në pronësi të Agasit.

Bazuar në vlerat e përmendura në vendimin e gjykatës dhe dokumentet për tenderat që gjenden online, vlera e këtyre kontratave pa TVSH është rreth 5.9 miliardë lekë apo 59 milionë euro.

Prokuroria thotë se tenderat manipuloheshin për t’u fituar nga kompania “Soft& Solution” e Beqirajt, kompania “Fastech” e Andis Papës dhe kompania First sh.p.k e Gëzim Hoxhës.

“Nga analiza e këtyre dy procedurave të prokurimit, në harmoni dhe me shpjegimet e punonjësve të shoqërisë “EA Solution”, krijohet bindja se këto procedura prokurimi, fitohen nga subjektet e kontrolluara nga shtetasi Ermal Beqiri, në bashkëpunim me shtetasin Andis Papa, fitimet e të cilave, i kalohen në mënyrë fiktive subjektit “EA Solution”, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi”, thotë prokuroria duke iu referuar procedurave nën hetim.

Karcanaj në SPAK
Agasi në SPAK

Pagesa fiktive për çibukë e çokollata

Në hallkën e fundit, Prokuroria thotë se ka zbuluar se përtej manipulimit të procedurave, palët në proces u përfshinë në pastrim parash dhe faturime fiktive.

Edhe pse Agasi rezulton pronar i EA Solution, kjo e fundit funksionon brenda zyrave të kompanisë së Beqiraj dhe asnjë prej punonjësve të pyetur nuk e di që Agasi është pronar dhe as që punojnë për këtë kompani.

Punonjësit thonë se u intervistuan nga “Soft&Solution” dhe ishin habitur që rezultonin në listpagesat e EA Solution. Vetë administratorja e kompanisë së Agasit pranon se punëtorët e tyre menaxhoheshin nga burimet njerëzore të kompanisë së Beqirit.

Pasi mori në më pak se një vit 29 milionë euro nga kompanitë e Beqirit, Papës dhe Hoxhës, kompania EA Solution shpenzoi vetëm 30 mijë euro për blerjen e një makine luksoze, duke dëshmuar se nuk kishte aktivitet real.

Në një operacion paralel për transferim dhe pastrim parash, në skemë është përfshirë edhe një kompani import-eksporti nën pronësi të Rogers Rrytës.

Kompania ka aktivitet të kufizuar në importin e veshmbathjeve dhe produkteve ushqimore nga Turqia. Vetë aksioneri e pranon se praktikisht ajo sjell dhe shpërndan çokollata e çibukë. “Gjatë kohës që ka qenë administrator i kompanisë ka pasur marrëdhënie tregtare me kompanitë “Fastech” sh.p.k. dhe “Soft & Solution” sh.p.k. për tregtimin e çokollatave dhe biskotave”, citon prokuroria deklarimin e Rrytës.

Por çuditshëm, kompania ka kontrata mbi 10 milionë euro për “zgjidhje teknologjike” dhe “për aplikacione kompjuterike”.

Administratori i “Fastech”, Andis Papa është i bindur që nuk ka blerë çibukë nga kjo kompani, edhe pse ajo nuk shet tjetër gjë.

“Shtetasi Andis Papa u pyet edhe lidhur me bashkëpunimet me shoqërinë “Mega Distribution” sh.p.k., për të cilën ai deklaroi se: “…Po, kam bashkëpunuar përpara vitit 2020, kam bashkëpunuar me këtë shoqëri, gjithnjë në fushën e teknologjisë dhe informacionit…””, citohet Papa.

Kreu i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, në zyrën e Agasit e filmuar nga kamerat r vendosur prej atij vetë

Shteti digjital në duart e krimit

Pengmarrësit e veshur me uniforma të sajuara policie që rrëmbyen biznesmenin Gerond Meçe nuk janë identifikuar ende, por hetimet gjetën se makina që ata përdorën i përket kompanisë Merkaj 3 sh.p.k. në pronësi Endri Merkaj. Për SPAK, ky i fundit dhe vëllai i tij Klajdi Merkaj, nuk janë figura të panjohura.

“Nga burimet e hapura është verifikuar fakti se shtetasi Endri Merkaj, së bashku me vëllain e tij Klajdi Merkaj, janë lidhje me interes të shtetasve Arjan Ormenaj dhe Arben Lamçe, pjesë e grupit kriminal “Çopja,”, thuhet në dosjen hetimore.

Klajdi Merkaj është dërguar ndërkohë për gjykim në një procedim të lidhur me vëllezërit Çopja dhe akuzohet se kreu pastrim parash për llogari të tyre duke përdorur kompanitë e tij të ndërtimit.

SPAK thotë se kjo nuk qe e vetmja lidhje mes palëve, sepse në zyrën e Agasit u sekuestruan kontrata shitjeje pasurish të paluajtshme që po ashtu të çonin te lidhja dhe kontakti me Çopjat.

“Këto të dhëna, në përputhje dhe me deklarimet e shtetasit Gerond Meçe, i cili shpjegon se ka konstatuar se dy nga personat që e kishin rrëmbyer kishin dialekt nga zona e Elbasanit, madje njëri prej tyre i kishte thënë se po ta shihte në Elbasan, do ta përshëndeste”, thuhet në dosje.

Në dëshmitë e marra nga SPAK, Andis Papa, administratori i kompanisë “Fastech” pretendon se nënshkroi kontrata me vlerë mbi 1.5 milion euro me kompaninë EA Solution të Agasit, pa takuar kurrë qoftë edhe një përfaqësues të vetëm të kësaj kompanie. Tenderat e fituar nga Beqiri dhe Papa prekin drejtpërdrejt infrastrukturën kritike digjitale.

Të 19 tenderat që janë nën hetim prekin drejtpërdrejt ose në mënyrë të tërthortë qytetarët, pasi kanë të bëjnë me dokumente identifikimi, nënshkrimin digjital e të ngjashme, deri te siguria ushqimore e ajo e barnave. Ndërkohë, këtyre kompanive u është dhënë akses dhe u është lejuar të ndërtojnë sisteme për sigurinë e burgjeve apo sisteme të Policisë së Shtetit.

Sipas hetimeve të SPAK, të gjithë tenderat sensitivë u lanë në duart e një grupi, që kur mori peng Meçen përcolli mesazhin: “Nuk dua probleme nga ty, nuk dua denoncime nga ty, në të kundërt do të vrasim ty, grua, motër, nënë, se babë nuk ke ti”.

Vladimir Karaj – Reporter / Titulli është i redaksisë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • iriqi says:
    December 22, 2025 at 3:39 pm

    Tragjedi. Ky rrëmbente njerëz për tendera. Te lajmi tjetër thuhet se disa gangstera kanë rrahur nëpunësit e shtetit në Vlorë si dhe një polic. Ec e të ngjanin këto në kohën e Enver Hoxhës! Mungesë uluritëse shteti. Ka 13 vjet në pushtet ai hajvani i gjatë dhe shteti rrokopujë! Si do përfundojë kjo punë?!

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 22, 2025 at 4:01 pm

      Puna ka perfunduar. Deri ne 2030 Shqiperia do perfundoje si Gaza.
      U kam thene qipove, po nuk marrin vesh

      Reply
  • Skypion says:
    December 22, 2025 at 3:58 pm

    I nderuar zoti iriqi, Enver Hoxha ishte vete gangster. Ay rrembente njerez ne mes te dites, per nje fjale goje. Tani keta qe paskan shkaktuar tragjedi, sipas mendjes tende gjembace, jane femijet, niperit dhe mbesat e Hoxhes dhe shokeve te tij.
    Ai te rrembente ne mes te dites, e te conte ne esfel per nje fjale goje kurse pasardhesit e tij per tendera e pazare te prishura. Ne thelb eshte e njejta gje; thjeshte eshte pershtatje me kushtet e reja.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 22, 2025 at 4:21 pm

      Kur flet ky vrroma e Berishes..Laj gojen

      Reply
  • loni says:
    December 22, 2025 at 6:26 pm

    O Trapi Skypjon; Enveri e kishte te sanksionuar me ligj, diktaturen e shumices mbi pakicen, kurse tani ne kohen e Sali mortjes behet ne menyre te pa ligjshme.

    Reply
  • Xoni says:
    December 22, 2025 at 6:35 pm

    O loni prej najloni, po pse mer lal, ala koha e sali mortjes osht? Osht koha e Ram Surrelit mer rrote. Ne mo na boj kot me qesh me ate diktaturen e shumices mbi pakicen. Dikatura ishte e kopilit prej Gjinokastre mbi gjith kaqolet shqiptar, gjith popllin domethon.

    Reply
  • demo says:
    December 22, 2025 at 8:05 pm

    I mori votat ne drite te Diellit.U zgjodh kryeminister ne Drite te Diellit,,Me ligj,Me kushtetute,.Me te tera.
    I teket karagjozit ta katandise Shtetin si 5 Familjet e New Yorkut,.Vete eshte Charlie Lucky Luciano,Capo dei Capi. Ate ka idhull.Te behet njehere Capo dei Capi,TE FLASE BOTA PER MUA.
    O te shplafte mortja o karagjoooz,o sharrlataan.o Klown..Jep doreheqjen,se ka plot drejtues me dinjitet Partia Socialiste.Ne mos Majko,Arben Malaj,,edhe ky qe drejton Parlamentin me te mire jane se ato bundrat qe mban rrotull!

    Reply
  • intelektuali says:
    December 22, 2025 at 10:23 pm

    Eshte e qarte se BAJGAT e Enverit duke pare hajduterine e llahtarshme te Edi Rames dhe Bandes se tij jane ndare medysh: Nje pjese e BAJGAVE i kane mbetur besnike Edi Rames dhe Belinda Ballukut, pjesa tjeter kane dale nga istikami i hajduterise se Rilindjes, por i kane mbetur besnike Enverit dhe Partise.

    NGA VJEN KJO CORODITJE IDEOLLOGJIKE E BAJGAVE TE ENVERIT QE NUK E SHIKOJNE ME EDI RAMEN SI PJESE E FERMES SE KAFSHEVE TE PARTISE SE PUNES?

    Ja nga vjen: Po shikoj emisionin e Cim Pekes ne studion SYRI TV, ku po diskutohej ceshtja:

    A TE SHPALLET PARTIA SOCIALISTE JASHTE LIGJIT SI ORGANIZATE KRIMINALE?

    Vetkuptohet qe BAJGAT e Enverit si Lorenc Vangjeli dhe kosovari Berat Buzhala deklaruan me ngut: “…Ne asnje menyre, Partia Socialiste eshte nje vlere e shtuar per Shqypnine, kjo Parti e korruptuar duhet vetem te reformohet…” Radha i erdhi analistit Andi Bushati qe kishte hedhur i pari tezen e nxjerrjes jashte ligjit te PS-se, por qe shtoi: “…PS-ja e Edi Rames duhet te nxirret jashte ligjit se nuk mund te reformohet nje Parti Hajdutesh, por jo Partia Socialiste para Edi Rames, qe vjen nga Partia Legjendare e Punes alias Partia Komuniste e Shqipnise…” Andi Bushatit i falet qe flet keshtu si nje analist i majte kontrovers, ne lufte te vazhdueshme me Imperializmin e LIG, por nje emisioni antikomunist te djathte sic eshte emisioni i Cim Pekes tek SYRI TV nuk i lejohet te heshte si shurmemec, kur nipi i Hysni Kapos i ben reklame Partise se Punes alias Partise Komuniste te 8 nentorit te ZI jugosllav qe ja shiti Kosoven dhe Shqypnise Jugosllavise Komuniste te Titos, njesoj sic po shet Edi Rama sot cdo llokme te Shqypnise. Pse e them kete?

    sepse:

    PARTIA KOMUNISTE E ENVERIT, MILADINIT DHE DUSHANIT ESHTE ZANAFILLA E TE LIGAVE QE KA KAPLUAR SOT VATANIN.

    Enveri njesoj si Edvini, cuni i Kristaqit sot vodhi floririn qe Britania e Madhe i kishte falur LANC-it duke vrare arketarin e pasurise se vogel, Enveri njesoj si Edvini ja shiti Kosoven Titos qe ne Mukje 1943 per interesat e pushtetit te tij absolut dhe nuk e rruajti fare kur propozoi edhe shpalljen e Shqypnise si Republike e 7 e Jugosllavise dhe shkoi dhe masakroi kosovaret ne Tivar duke bashkepunuar me kasapin Alexander Rankoviq. Enveri njesoj si Edvini sot i kembente Miqte e tij te Perjetshem si “Mbreti grate” vetem per te siguruar pushtetin absolut te tij ne Shqypni: nga Tito, tek Stalini, nga Stalini tek Hrushcovi, nga Hrushcovi tek Mao Ce Duni derisa mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe dhe falimentoi ekonomine me tollona dhe bunkere dhe e la Vatanin te rrethuar me tela me gjemba duke i bere shqyptaret skllever me pune te detyruar ne vendin e vet, te njejten gje ben Edi Rama, i vetmi ndryshim qe i ka lene shqyptaret te largohen te lemerisur nga Shqypnia si cifutet e Faraonit ne shkretetire: Nga SHBA, te Meloni, nga Meloni tek Macaroni, nga Macaroni tek Hashim Thaci duke u hequr si “patriot”, pastaj te Izraeli, nga Izraeli tek arabet e Allahut qe jane armiqte e perbetuar te Izraelit, sepse po e ndjen qe i ka ardhur ngordhja bashke me Dimrin e Vetmise se tij dhe po kerkon te shpetoj koken dhe familjen, se per Ballukun nuk e rruan fare dhe kjo ka irritur jashte mase BAJGAT e Enverit, por prape nuk e leshojne litarin qe i mban lidhur ne gropen septike te MUTIT te Partise Komuniste kur MURTAJA e Kuqe Bolshevike hodhi faren e te KEQES kudo ne Shqypni.

    KJO ESHTE E VERTETA E HIDHUR QE KANE KUPTUAR SHQYPTARET E NDERSHEM SOT DHE PRANDAJ NUK DUAN T’I SHKOJNE PAS SALI SEKRETARIT DHE SALI VARKARIT TE ENVERIT NGA PAS NE PROTESTA PER TE RREZUAR EDI RAMEN PER FATIN E KEQ TE SHQYPNISE.

    Reply
  • hyps says:
    December 23, 2025 at 1:28 am

    Intelektual botha ,a t kift partia e fazliqit ene belerisit tyna .

    Reply
  • Skypion says:
    December 24, 2025 at 6:29 am

    Detajet e reja qe dalin nga rrembimi i nje biznesmeni prej grupit te strukturuar kriminal te AKSHI-it, ne peberje te te cilit jane njerezit me te besuar te Rames, nuk po reshtin se trondituri mbare shoqerine shqiptare.
    Perpara tyre, akuzat e Sali Berishes bere nder vite, te gjitha te vertetuara nga SKAP tashme, te duken gjepogje. Imagjinojeni, as Doktorit, te cilin mediat e majta e akuzojne se i zmadhon zullumet e zyrtareve socialiste, nuk i ka shkuar mendja se nje institucion i tere shteteror te ishte nje organizate e strukturuar kriminale!
    Po, eshte e vertete, qe ay ka akuzuar socialiste te vecante, si bie fjala kriminelin me damke Taulant Begojarisin, alias Taulant Balla, apo edhe vete Ramen si te tille; por nuk kishte vajtur gjer atje, qe nje institucion te tere ta akuzonte si nje organizate te strukturuar mafioze.
    Dmth, qe SKAP tejkaloi edhe vete Sali Berishen ne akuzat ndaj regjimit socialist!
    E paimagjinueshme! Tronditese! E tmerrshme!
    Por, sikunder thote ajo fjala e urte, cdo e keqe vjen edhe me nje te mire nga pas; kjo e mire eshte se edhe vete socialsitet e thjeshte, po kendellen dita-dites. Ne shfletimet e perditshme qe u bej portaleve, sidomos ketyre te pushtetit qe kane edhe seksione komentesh ( keto te fundit, afermendsh ne funksion te propagandes se regjimit), ve re qe edhe me trushpelaret prej tyre, po ndihen si te ashtusur nga ky regjim; dhe me te vertete, me te ashtusurit nga narkoregjimi mafioz i Rames, jane socialistet e thjeshte, qe jetojne, gezojne e vujane njelloj si demokratet dhe te tjeret; porqe me voten e tyre kane mbajtur ne kembe kete bande plackitesish, qe nuk diskriminojne ne hajduteri; vjedhin njesoj si demokratin si socialistin ashtu edhe oportunistet as mish as peshk.
    Logjika eshte e thjeshte, madje edhe per me te gjorin socialist sylesh: une te jap voten, ti me vjedh dhe plackit!
    Ngjarje te tilla kane edhe nje rendesi tjeter te madhe; ato qartesojne shume gjera; ato bejne diferencimin mes vete mbeshtetesve te regjimit; mes atyre qe kane arsye te forte (leku) dhe naiveve, sylesheve, trushpelareve qe mbeshtesin pa interes; te paret perfitojne, te dytet e hane sa krahu; e kane ngrene ne fakt.
    Tani, ne driten verbuese te superskandaleve te reja, keta syleshe socialiste e shohin veten me nga nje gje nga mbrapa, n’sumet, te futur thelle dhe fort…
    Duhej te ishte pamje e shemtuar, makabre; por jo, eshte nje pamje e bukur, shume e bukur; eshte si nje melhem per syte a atyre shqiptareve te mire e te ndershem, te cilet e kuptuan qe ne fillim se po qeverisemi nga nje bande hajdutesh dhe kriminelesh te pangopur e te pameshirshem.

    Reply
  • K R says:
    December 24, 2025 at 7:21 am

    Ore Sqypion mos je Doktori ti?

    Reply
  • 1thundrak says:
    December 24, 2025 at 7:54 am

    Kata jane prodhime bunkerash. Aty mes mutit dhe detyres per mbrojtjen e partise lindi njeriu i ri. Pervers genjeshtar intrigant tradhetar i pabese i pashpirt, eshte prodhim i evgjit bithqirit te gjirokastres me shoket qelbanike, qe as derri nuk i rrinte afer.

    Reply
    • Aldrinp says:
      December 24, 2025 at 3:39 pm

      Eshte produkt i ballisteve, zogisteve, esadisteve dhe mitatisteve, qe donin karta bianke per te vjedhur shtetin.
      Enver Hoxha kur mori shtetin ne 1944 anulloi te gjitha koncesionet e Zogut, qe kishin te njejten permbajtje si keto te Ramutit.
      Copa plerash si puna juaj shemben shtetin e ligjit, dhe ngriten shtetin e hajdutit dhe te kriminelit.
      Tani beni te pafajshmin
      Vemje historike

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  • VIDEO: Kur protesta flet me gjuhën e dashurisë
  • E FUNDIT: Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?