Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Dosja e SPAK/ Muxhahedinët e MEK akuzohen për “provokim të luftës” (futën në sherr Shqipërinë me Iranin)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Dosja e SPAK/ Muxhahedinët e MEK akuzohen për “provokim të luftës” (futën në sherr Shqipërinë me Iranin)
Uncategorized

Dosja e SPAK/ Muxhahedinët e MEK akuzohen për “provokim të luftës” (futën në sherr Shqipërinë me Iranin)

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Një detaj i rëndësishëm u zbulua nga dosja hetimore për MEK. Muxhahedinët kanë futur në sherr Shqipërinë me Iranin duke kryer sulme nga Manza, hakerime dhe goditje kibernetike të ndryshme, ose ndryshe provokim të luftës mes dy vendeve, kur tensionet prej disa vitesh janë në maksimum. Duke shfrytëzuar situatën kaotike dhe veprimtarinë e tyre tepër diskrete e deri agjenturore në kamp, janë përpjekur që t’i ‘hedhin’ benzinë zjarrit mes dy shteteve, madje duke dëmtuar edhe SHBA-të.

SPAK po heton një sërë veprash penale në fushën e krimeve kibernetike që dyshohet se janë kryer nga organizata e MEK e strehuar në Shqipëri. Me interes për çështjen janë materialet që do të zbulohen në pajisjet e sekuestruara.

SPAK po heton 6 vepra penale që muxhahedinët dyshohet se kanë kryer gjatë qëndrimit në kampin Ashraf 3 në Manzë. Procedimi 130 i vitit 2023 është regjistruar me dyshimet për “provokim i luftës” “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”, “ndërhyrje në sistemet kompjuterike” dhe “keqpërdorim i pajisjeve” që parashikohen në nenin 293 e në vazhdim të kodit penal shqiptar.

- Publicitet -

Të gjitha këto vepra sipas SPAK janë kryer në kuadër të “grupit të strukturuar kriminal” por me interes për hetimin pritet ekspertiza teknike e rreth 150 pajisjeve të sekuestruara, mes tyre kompjuterë, servera dhe USB. Në dosjen e SPAK theksohet se anëtarët e MEK që njihen si opozita e Iranit dyshohet se kanë kryer disa sulme kibernetike në periudha të ndryshme kohore në drejtim të Republikës Islamike të Iranit.

Po në dosjen e Prokurorisë se Posaçme ku thuhet se referimi është bërë nga njësia C në Policinë e Shtetit, ngrihen dyshime se pjesëtarë të organizatës së MEK janë të përfshirë edhe në aktivitetin kriminal të terrorizmit dhe financimit të tij.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Hannah Arendt në ditët tona, Hungari 1956 – reflektim mbi ngjarjet
  • Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  • Shifra dhe analizë: Pse Shqipëria nuk zhvillohet pa rininë
  • U dënua me 25 vjet / E bija e Jakup Krasniqit: Babai po refuzon kontrollet mjekësore në Hagë
  • VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Komentet e Fundit

  1. Zyrtari pa zyrë on Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  2. K R on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Rn'S Bn'L on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  4. Vlora 97 on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  5. 1thundrak on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?