Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: MBLEDHJA: “Jo, se unë nuk rri dot me atë borxh…” Dosja e SPAK, si lehtësonte qeveria me vendime privatizimin e ish-kompleksit Partizani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > MBLEDHJA: “Jo, se unë nuk rri dot me atë borxh…” Dosja e SPAK, si lehtësonte qeveria me vendime privatizimin e ish-kompleksit Partizani
KronikeLajmi i fundit

MBLEDHJA: “Jo, se unë nuk rri dot me atë borxh…” Dosja e SPAK, si lehtësonte qeveria me vendime privatizimin e ish-kompleksit Partizani

Published: October 22, 2023
Shpërndaje

Janë zbardhur të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK për privatizimin e ish – kompleksit Partizani, ku një ditë më parë u vu në pranga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltëzi, ndërsa u caktua detyrim paraqitje për Berishën dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Në dosje është zbardhur një pjesë e bisedës mes Sali Berishës dhe ministrit të kohës, Genc Ruli për ndryshimin e akteve nënligjore.

Pjesë nga dosja

Ndërkohë që procedura e privatizimit në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, është në fazën që është përgatitur memo date 16.10.2008 nga shtetasi Nuri Sopaj, përgjegjës i sektori të shitjeve, dhe i është drejtuar drejtorit Urim Muja, duke i parashtruar se po i paraqesin pë miratim proces verbalin date 15.10.2008 për dhënien e të drejtës së parablerjes, qeveria e kohës, vlerëson të bëjë ndryshime të tjera në aktet nënligjore.

Konstatohet se miratohet VKM nr. 1638 datë 17.12.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore qe privatizohet apo transformohet dhe për procedurën e shitjes”, ku ndryshon metodologjia d pagesës së vlerës së objektit, i cili më parë bëhej vetëm në lekë, ndërsa tani parashikohet të bëhet 20% në lekë dhe 80% në bono privatizimi dhe letra me vlerë.

Në mbledhjen e diskutimit të këtij akti nënligjor ka ndodhur pikërisht ky diskutim:

Genc Ruli: Jo ankandi është veç doktor por futëm 20% me lekë dhe 80% me letra me vlerë.

Sali Berisha: Bravo, jepe këtë njoftim, se edhe kjo përbën risi. Ma thuaj, si jua keni vlerësuar letrat me vlerë juve këtyre? Unë do të mbroj pronarët, do të bej avokatin e tyre. Dmth si t’ja bëjmë që t’i favorizojmë, t’i marrim ato, se ja ke mbajtur tjetrit, ti e ke shfrytezuar.

Sali Berisha: Letrat me vlerë ua kemi borxh se nuk i kemi shpërndare, duhet të gjejmë mënyrat që t’i ndihmojmë, t’i heqim këto letrat me vlerë. Këtë e kemi bërë shumë mirë, jam shumë dakort me ty, se nuk i marrim dot, absolutisht.

Jepe këtë lajm, është një lajm shumë i rëndësishëm, që u miratua, që 80 për qind ta paguajnë me letra me vlere vetëm pronarët. Ai borxh do të shlyhet qeveria ka borxh, ma gjej ti mua mënyrën sesi ta shlyejmë, unë me atë borxh nuk rri, unë do ta shlyej po qe se shqiptaret më japin mandatin e dytë, unë ta them se do t’ua shlyej borxhin.

Unë atyre letrave do t’ju qëndroj se kanë një sens ato të shpërndarjes së pasurisë, kanë një bazë shumë morale, shumë të fuqishme, tjetër punë se tani nuk po merret kush me këto në botë, por ne do të merremi, nuk kemi se çfarë të bëjmë.

Sipas pikës 12 të VKM-se, ky vendim nuk do të zbatohet për praktikat që ndodhen në Drejtorinë e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike në Ministrinë e Financave, në zbatim të vendimeve të mëparshme, të cilat janë në proces dhe ndodhen në fazën kur ka përfunduar pagesa për vlerën e plotë të shitjes së tyre.

32.Megjithëse, Komisioni i Vlerësimit, në lidhje me Klubin e Futbollit Partizani, kishte konkluduar mendimin e tij në muajin tetor 2008, pavarësisht një pune të kryer nga strukturat shtetërore me urgjencë në fazët e mëparshme, duket se kjo punë stopon deri në hyrjen në fuqi të VKM-së së mësipërme.

Pas hyrjes në fuqi të kësaj VKM-je, në muajin janar 2009: vijojnë procedurat e mëtejshme të privatizimit, duke i dhënë kështu bashkësisë së pronarëve t’u krijohej mundësia e pagesës me bono privatizimi.

Nga aktet rezulton se sipas formularit për pranimin e bonove të privitzimit datë 13.02.2009 të Raiffeisen Bank, pasqyrohet se për objektin në privatizim “Terrenet sportive dhe objekteve të klubit te futbollit Partizani Tirane”, vlera e bonove të privatizimit të marra në dorëzim nga Banka, është 8 200 000 lekë. Nënshkrues është shtetasi Xhimi Begeja.

Me shkresën Nr. 898 Prot. datë 28.01.2009, Drejtoria e Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike i kërkon Bankës Credins “Cbllokim fond!”, pasi në ankandin e zhvilluar në Ministrinë e Financave trashgimtarët e familjeve të shpronësuara Mahmut dhe Xhemal Begeja, Rexhep Alimehmeti, Sabrije Llagami, Dylbere Vaqarri dhe Qamil Saliaga u shpallën fitues me të drejtën e parablerjes së objektit dhe ngurtësimi i vlerës 20% në vlerë absolute 2 021 800 lekë, e ngurtësuar nga shoqëria “Kontakt shpk” sipas formularit të garancisë nr. 2810/04.09.2008 te kalojë për llogari të Ministrisë së Financave.

a.c./dita

 

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat
  • Çfarë do diskutojë Rama të shtunën me Grupin e PS

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?